Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…
  • Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut
  • Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së
  • Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore
  • Vetëvendosje: N’Velekincë ja qesin pikën!
  • Hyseni: Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
  • Policia në Gjilan paralajmëron shoferët: Gjoba deri në 500 euro për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
  • Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»​Kuvendi i Gjilanit vendos t`i bëhet një auditim periudhës 11-vjeçare të partneritetit në kompaninë ‘Ecohigjiena’
Lajme Lokale

​Kuvendi i Gjilanit vendos t`i bëhet një auditim periudhës 11-vjeçare të partneritetit në kompaninë ‘Ecohigjiena’

adminBy adminFebruary 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e sotme, e cila u mbajt nën drejtimin e Arianit Sadiku, kryesues, ka shqyrtuar dhe miratuar një mori pikash, ndërkohë që janë dhënë përgjigje edhe në çështjet e ngritura nga këshilltarët komunalë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke u përgjigjur në interesimin për shpronësimet nga kalon kolektori, ka thënë se bëhet fjalë për 380 metra katrorë tokë në total, të nevojshme për ndërtimin e pusetave dhe ne marrin zotim për 262 metra katrorë, aq sa i përkasin komunës së Gjilanit.

Sa i përket premtimit për ndërtimin e dy nënkalimeve në qytet, ai ka thënë se nënkalimet ishin një vizion i tyre i mëhershëm, për të zhbllokuar qytetin nga automjetet dhe mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por qasja tani ka ndërruar, sepse po planifikohet një ndryshim rrënjësor në planin urban, me ç`rast projekti i sheshit të madh të qytetit e bllokon qarkullimin mbitokësor fare dhe për nënkalime nuk do të ketë nevojë më. Por, ky është projekt madhor dhe nuk mund të kryhet për një e dy vjet, ka shtuar kryetari Hyseni.

Ndërkaq, në lidhje me autostradën e Gjilanit, ku ka pasur zvarritje të punimeve që prej fillimit të saj, në vitin 20218, kryetari Hyseni tha se për këtë vit janë ndarë 27 milionë euro dhe nga kompanitë kontraktuese ka premtime që segmenti i parë do të kryhet në nëntor të këtij viti, ndonëse ai u shpreh skeptik sa i përket këtij afati, meqë ka shumë punë për të bërë.

Kurse sa i përket rrugës Vërbicë-Sllovi, kryetari Hyseni tha se për këtë projekt nuk ka pasur buxhet të ndarë, prandaj ka kërkuar nga Ministria që kjo rrugë të futet në buxhet dhe të mundësohet vazhdimi tutje, pasi që ka mbetur në gjendje të keqe dhe shkakton probleme në komunikimin ditor të njerëzve atje.

Kryetari Hyseni u përgjigj edhe në pyetjen për fshatin e lumtur, i cili ende nuk është hapur, duke thënë se implementimin i SOS fshatit është problematikë në vete. Për kapacitetin që e ka ai fshat, aq fëmijë jetimë nuk ka aq gati në gjithë Kosovën.

‘Fëmijët jetimë, fëmijët me nevoja të veçanta, gratë – viktima të dhunës në familje, pleqtë pa përkujdesje, është gabim me i vendos në një vend. Atje janë dy konvikte’, ka thënë ai.

Në pyetjet tjera të këshilltarëve, përgjigje kanë dhënë drejtorët komunalë, secili nga fusha përkatëse.

Kuvendi miratoi vendimin për miratimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, me plotësime, vendimin për draft-statutin e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, po ashtu me vërejtje dhe sugjerime për plotësime, programin trevjeçar të banimit 2023/2025, ku opozita abstenoi, vendimin për lirim të përkohshëm nga pagesa e gjobës komunale për regjistrim të mëvonshëm të lindjeve dhe vdekjeve, vendimin për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e bursave, në shumë prej 400 eurove, pasi ky propozim mori më shumë vota, kërkesën e DKR-së për ndarjen e mjeteve përmes Kuvendit për subvencionimin e shoqatave të dala nga lufta, të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe të tjera, gjithsej 6 organizata, pa iu nënshtruar thirrjes publike që e hap drejtoria çdo vit për OJQ dhe individë.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për formimin e një komisioni prej 7 anëtarëve për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve, shesheve dhe numërimit të adresave, si nevojë për emërtimin e rrugëve dhe rrugicave të reja (Bujar Nevzati, Blerim Haziri, Sami Ahmeti, Venhar Murati, Arjeta Maka, Arbion Hyseni si dhe një propozim që do të dërgohet nga zyra e kryetarit).

Njëherësh, Kuvendi ka zhvilluar një debat të gjerë, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina  Bunjaku, sa i përket partneritetit publiko-privat me kompaninë ‘Ecohigjiena’, pasi menaxhmenti i saj nuk e ka respektuar kontratën, ka marrë disa vendime të njëanshme kohëve të fundit, siç është rritja e çmimit të faturës për amvisni, përfshirja në regjistrim e pagesave edhe të kategorive të liruara nga obligimi dhe të tjera.

Kuvendi miratoi kërkesat e propozuesit, Bujar Nevzati, që në këtë kompani të bëhet një auditim i përgjithshëm për periudhën 11-vjeçare, që komisioni komunal i aksionarëve të sjellë në Kuvend një raport financiar për vitin 2022, që të pezullohet rritja e njëanshme e tarifave.

Kuvendi diskutoi edhe për propozimin për ndryshimin e projektit në qendër të qytetit, duke zhvendosur vazot e mëdha nga sheshi, si kërkesë e bizneseve, por vendosi që këtë çështje ta shtyjë për seancën tjetër.

Me propozimin e kryesuesit Arianit Sadiku dhe përkrahjen e Kuvendit, informata për suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2022-2023, u shty për seancën e radhës, meqë drejtoresha e Arsimit, nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, me propozimin e nënkryetarit për komunitete, Kadir Hysein, vendosi që t`i ndajë 10 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

May 29, 2026

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026
Mos humbni
Zgjedhjet 2026

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

By adminMay 30, 2026

“Gjatë qëndrimit në Gjilan, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila,…

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.