Author: admin

Në sallën e Teatrit të Gjilanit është mbajtur akademi në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paliruar., me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Bajrush Xhemajli, veprimtar, i persekutuar dhe ish luftëtar i UCK-së,  para pjesëmarrësve në këtë ngjarje tha: “Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mund të bëjë përjashtim në gjitha përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri dhe ҫlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot.…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me 11 akterë kryesorë për formimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. I pari i komunës ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë. “Formohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Kamenicës Me bashkimin e 11 akterëve kryesor që kanë rëndësi jetike, në luftimin e dukurisë së dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe ndihmës së vazhdueshme në hartimin e idesë së mekanizmit dhe koordinimit të palëve pjesëmarrëse nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Swisscontact” për ndërtimin e litarit rrëshqitës i cili do t’i bashkangjitet projektit “Lugu i verdhë”. I pari i komunës ka thënë se përmes këtij investimi do të nisemi nga Guri i Busavatës e do të lëshohemi tek pjesa e Liqenit, duke përjetuar emocione të pa përsëritshme. “Fantastike Arritëm marrëveshje me Swisscontact, që ta ndërtojmë litarin rrëshqitës i cili do t’i bashkëngjitet projektit më të madh turistik ndonjëherë, “Lugu i verdhë”. Nëse jeni të gatshëm për aventura, përmes këtij investimi do të nisemi nga Guri i Busavatës e…

Read More

Komuna e Vitisë, ka shënuar sot ditën botërore të zemrës dhe atë nën organizimin e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti. Fillimisht është mbajtë një takim në QKMF me qytetarë ku janë dhënë këshilla për sëmundjet e zemrës, ushqyeshmërinë dhe aktivitetin fizik. Pastaj, në qendër të qytetit të Vitisë, një ekip i QKMF-së ka bërë matjen e tensionit dhe sheqerit dhe iu janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik, konkretisht se si të parandalojmë shtypjen e lartë të gjakut./GJILANI INFO/

Read More

Në ditën e përvjetorit të 22-të, të rënies së vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, është përmbyllur Turneu Memorial që mbahet në përkujtim të këtyre dy dëshmorëve nga Sadovina e Jerlive, që ranë në betejën e Jezercit më 28 shtator të vitit 1998. Në kuadër të shumë aktiviteteve që janë zhvilluar që nga 16 shtatori, është mbajtur dje turneu memorial I shahut, ku kanë marrë pjesë shahistë edhe nga qendrat tjera të Kosovës. Kurse në garat e turnirit në futboll të vogël, fitues i turneut u shpall ekipi i FC “Aris Pharm”, që në finale mundi ekipin “Malokt” nga Remniku.…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet në shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Shyt Mareci”, në lagjen Dheu i Bardhë. Kryetari Hyseni ka thënë se ky projekt po realizohet pas kërkesave të banorëve të kësaj lagjeje. “Punimet i përcollëm edhe nga afër, për tu siguruar për cilësi dhe mbarëvajtje të këtij projekti i cili do të ndikoj në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit./GJILANI INFO/

Read More

Në sallën e Teatrit të Gjilanit është mbajtur akademi në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paliruar., me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Bajrush Xhemajli, veprimtar, i persekutuar dhe ish luftëtar i UCK-së  para pjesëmarrësve në këtë ngjarje tha: “Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mund të bëjë përjashtim në gjitha përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri dhe ҫlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot.…

Read More

Ka ndërruar jetë, Osman Ibrahimaj.  në moshën 82 vjeçare. I ndjeri ishte dashamirë i natyrës dhe i përkushtuar për një ambient sa më të pastër, e të cilin e njihnin shumë njerëz, jo vetëm nga komuna e Gjilanit. Ishte vullnetar i mëngjesit e që lidhej shpirtërisht  dhe fizikisht me ambientin e Stanishorit të Novobërdës, pjesë kjo rekreative ku shumë qytetarë gjilanas, etj. janë relaksuar dhe relaksohen në ditët e tyre të lira. Edhe  si i moshuar jepte kontributin e tij maksimal që pjesa rekreative në Stanishor të mirëmbahej sa më e pastër. Ai ishtei zë kryengritës kundër degradimit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qendrën për edukim në teknologji ProCoders, e cila përfaqësohej nga Ramiz Kastrati, drejtor i saj. Kryetari Hyseni e ka falënderuar drejtorin e kësaj Qendre për bashkëpunimin për nismat e përbashkëta profesionale si Java e Kodimit, e cila organizohet në shumë shtete të Evropës në të njëjtën kohë nga 8 deri më 23 tetor. Java e Kodimit ka për qëllim që t’iu mundësojë 60 të rinjve nga klasa e pestë deri në klasën e shtatë që t’i trajnojë pa pagesë në fushën përkatëse. Ndryshe, Gjilani gjatë këtyre ditëve…

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e VIII të rregullt, ku fillimisht kryetari i komunës Sokol Haliti ka përshëndetur asambleistët dhe ka rikujtuar veprën e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, duke kërkuar edhe një minutë heshtje. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar për ligjshmërinë e vendimeve të seancave të kaluara të konfirmuara nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe ka njoftuar për shkresën e dërguar nga Ministria e Arsimit, për procedurat rreth projektit të shkollës Halil Alidemaj në Pozheran dhe ndërtimin e Çerdhes së fëmijëve në Viti, kërkesa…

Read More