Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
  • Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Ndalen dy persona për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendi komunal i Vitisë miratoi buxhetin komunal për vitin 2023-2025
Lajme Lokale

Kuvendi komunal i Vitisë miratoi buxhetin komunal për vitin 2023-2025

adminBy adminSeptember 28, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e VIII të rregullt, ku fillimisht kryetari i komunës Sokol Haliti ka përshëndetur asambleistët dhe ka rikujtuar veprën e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, duke kërkuar edhe një minutë heshtje. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar për ligjshmërinë e vendimeve të seancave të kaluara të konfirmuara nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe ka njoftuar për shkresën e dërguar nga Ministria e Arsimit, për procedurat rreth projektit të shkollës Halil Alidemaj në Pozheran dhe ndërtimin e Çerdhes së fëmijëve në Viti, kërkesa këto që kanë dal nga seanca e jashtëzakonshme të mbajtur më 9 gusht të këtij viti.
Për këtë seancë, në rend dite ishin 16 pika, që të gjitha propozim vendime, përpos një Informate lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2021. Pika rreth propozim vendimit për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2023-2025, ka qenë edhe pika më diskutuese e këshilltarëve komunal, të cilët paraqiten vërejtje në listën e projekteve të parapara për realizim gjatë tri viteve të ardhshme. Projekt buxhetin e komunës së Vitisë për vitin 2023-2025, e paraqiti drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri, cili bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2023 do të jetë 14,996,357 euro.
“Granti qeveritar do të jetë 13,943,538 euro, kurse të hyrat vetenake që planifikohen të inkasohen janë 1,052,819 euro. Plan buxheti i vitit 2023, është i përgatitur në bazë të Statutit të Komunës së Vitisë , duke bërë shpërndarjen e fondeve nëpër drejtori, programe e nën programe. Për paga dhe shtesa do jetë shuma prej 7,609,386 euro apo 50.74 %, për mallra dhe shërbime 2,432,766 euro apo 16.22 %, për shpenzime komunale 325,000 apo 2.17%, subvencione dhe transfere 570,000 euro apo 3.80 %, si dhe për shpenzime kapitale 4,059,205 euro apo shprehur në përqindje 27,07 %”, tha Imeri. Në bazë krahasimit me vitin 2022, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë për 1,926,862 Euro.
Në këtë mbledhje, nga këshilltarët komunal u aprovuan:
Propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2023.
Propozim vendimi për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.
Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrim të shërbimeve juridike. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën Vitisë, Radivojcit dhe Sllatinës.
Propozim vendimi për caktimin e komisionit, për intervistim, vlerësim dhe poentim të kandidatëve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore-mesme dhe çerdheve të Fëmijëve të Komunës së Vitisë. Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, me Nr. 01-110/05-790 të datës 01.08.2022. Propozim vendimi për shpalljen “qytetarë nderi” i Komunës së Vitisë, drejtoreshën ekzekutive të MCC-së z. Alice P. Albright.
Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ngritjen e Obeliskut për z. Madeleine Albright. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit paraprak me nr. 01-110/05-477 të datës 04.05.2022, për shpalljen me interes të përgjithshëm për hapjen e rrugës së re në zonën kadastrale në Sllatinë.
Propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik draft Strategjinë e Zhvillimit Lokal 2022-2026.
Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2021.
Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik të projekt planit zhvillimor komunal të komunës së Vitisë për vitin 2022-2030, si dhe propozim vendimi për krijimin e kodeve të reja për projektet me participim.
Si dhe u dha një informatë lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me datën 31.12.2021./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme

April 10, 2026

U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë

April 10, 2026

Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim

April 10, 2026
Mos humbni
Kronikë

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

By adminApril 11, 2026

Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke…

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.