- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Punëdhënësit në Maqedoni kërkojnë subvencione shtetërore për pagesën e kontributeve ndaj punëtorëve
Qeveria ende nuk i është përgjigjur nismës së punëdhënësve për të zgjatur masën për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore edhe pas datës 31 tetor. Ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore në bazë të rritjes së pagave u miratua në nëntor 2019 për të motivuar kompanitë që të rrisin pagat. Sipas statistikave, paga mesatare nga nëntori 2019 deri në korrik 2022 është rritur me 23%, dhe për të njëjtën periudhë, paga minimale është rritur me 24%. Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se subvencionet variojnë mesatarisht nga 10 deri në 15% të kontributeve të llogaritura ose rreth 5%…
Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU) ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila është duke studiuar në këtë universitet në studime për post doktoraturë në fushën ekonomike të marketingut. “Nga Kosova në Universitetin Shtetëror të Floridës! Takohuni me kandidaten për Ph.D Adelina Emini nga Universiteti i Prishtinës! Ajo është në fazën finale të tezës së saj për Ph.D në marketing. Adelina ka për mentor Dr. Ruby Lee, teksa ka shkëmbyer me ne përvojën e saj të punës dhe ka folur më shumë për vendin e saj me studentët”, shkruan fillimisht në këtë postim të Universitetit të Floridas. Tutje, ata…
Policia gjatë ditë së djeshme ka arrestuar të dyshuarin V.L, 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë ditësh. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës. Ahmetaj ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave “gjë që e ka merituar edhe më herët”. “Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj…
Vitia po bëhet me inkubator biznesi, që do të mundësoj përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka kanë vizituar objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe të ministrisë në fjalë. Kryetari Haliti falënderoj Ministrin Damka për bashkëfinancimin e këtij projekti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës. “ Në emër të institucioneve komunale, në emër të…
Kryetari Hyseni pret një delegacion nga PSD në Zvicër të udhëhequr Dr. Hans Peter Berger, merr mbështetje për projektet e Komunës së Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje. “Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në…
Një 22-vjeçar bullgar dhe një shqiptar 42-vjeçar u arrestuan gjatë një operacioni në Athinë, si anëtarë të një bande që kryente në mënyrë sistematike grabitje të armatosura në degët e bankave dhe dyqane lojërash fati, në zona të ndryshme të Atikës. Sipas policisë, të pandehurit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021, që kryente grabitjet të armatosura. Sa i përket mënyrës së kryerjes së tyre, policia shpjegon se një anëtar hyri me forcë në ambientet e ngjarjes me tiparet e fytyrës të fshehura nga një kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale. Menjëherë…
Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme. Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë. Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar. “Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të…
Kryetari Hyseni thërret shqiptarët e Luginës për pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimit të popullsisë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë mirëpritur në një takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit, Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit, Sali Salihi, me të cilët kanë diskutuar për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor. Ata kanë bashkërenduar aktivitetet dhe format e ndihmës dhe kontributit që mundet të i jepi Komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të pritet me përgatitjet finale organizative dhe…
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mbajti Konventën Programore, të cilën e shpalli të hapur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i degës i kësaj komune, Lutfi Haziri, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë. Në fjalën e tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit. Ai tha se edhe përkundër faktit që në Gjilan janë në opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm në Gjilan, për të cilin tha se…

