Author: admin

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën 7 mijë e 266. Organizata vullnetare e Sirisë, “Helmetat e Bardha”, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita. Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Sirisë në të paktën 1,832, shkruan CNN. Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në një konferencë për shtyp të martën se numri…

Read More

Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme… Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvisa të cilat arrijnë t’i bëjnë bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi, transmeton Telegrafi. Përbërësit e nevojshëm: ▪ 250 g hallvë ▪ 250 g krem të rrahur  ▪ 100 ml ujë të gazuar ▪ 250 g biskota ▪ 50 g krem të rrahur për dekorim ▪ çokollatë të zezë Përgatitja: Me ujin e gazuar përzieni kremin e rrahur, ndërsa biskotat bluani dhe përzieni me kremin e rrahur dhe hallvën. Të gjitha…

Read More
VIP

Fero dhe Arbenita Ismajli janë komentuar shpesh në rrjetet sociale e faqet rozë për raportin e tyre. Ndonëse të martuar prej vitesh, ata shpesh janë përfolur për uljet dhe ngritjet në këtë marrëdhënie. Sido që të jetë, çifti shihet se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit pavarësisht thashethemeve. Fero dhe Arbenita Ismajli FOTO GALERI Fero kësaj radhe ka shpërndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij. “Do të dua gjithmonë”, ka shkruar ai duke etiketuar modelen nga Maqedonia. Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur Nina, që erdhi në jetë në…

Read More

Të gjithë jemi të stresuar, pothuajse çdo ditë, dhe në shumicën e rasteve paraja është arsyeja. Pagat e vogla, huat, kreditë, të gjitha këto kanë pasoja të rënda për shëndetin e përgjithshëm të njerëzve. Përballja me problemet monetare çon në probleme në funksionimin kognitiv, por edhe në sëmundje serioze. Si reagon sistemi ynë? Trupi përdor mekanizmin e tij të mbrojtjes, duke lejuar që instinktet tona të reagojnë shpejt kur përballen me një kërcënim të menjëhershëm. Kur stresohet, hormonet siç janë adrenalina dhe kortizoli sekretohen për të ndihmuar në menaxhimin e këtij kërcënimi. “Sindroma akute e stresit është një tendosje…

Read More

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij? Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjerë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh. Mëngjesi është vakti më…

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, bazuar në kërkesat e fermerëve të kësaj komune, ka bërë publike nga dje thirrjen për aplikim për bujqit e interesuar që duan të pajisen me makina spërkatëse, serra dhe makina për mbjellje të patates. Drejtori i i kësaj drejtorie Naim Pira, ka bërë të ditur se të interesuarit mund të aplikojnë duke përmbushur kriteret që parashihen në thirrjen për aplikim, e që është publikuar dje në Web faqen zyrtare të komunës. Makinat spërkatëse do të kenë kapacitet prej 400 litrash, ndërsa serrat janë 50 metra katror. Edhe kultivuesit e patates…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm sot në trajnimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku po trajnohen gratë ndërmarrëse të viseve rurale. Ai ka përshëndetur të pranishmet në këtë trajnim dhe tha se ky projekt për gratë vitiase është shumë i dobishëm. “Ky projekt i ri për Vitinë, e posaçërisht për vitiaset është shumë i dobishëm, ngase aftësimi profesional është tepër i nevojshëm. Komuna e Vitisë në vazhdimësi ka përkrahur gratë në biznes, qoftë ato fillestare apo të mesme dhe ja tani Vitia është edhe me një projekt për…

Read More

Në një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, kanë nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. Kryetari Hyseni tha se fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje është njëra nga objektivat tona për këtë mandat dhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot. Ai ka falënderuar USAID dhe shefen e programit, Sivia Susnjic, për fascilitimin e agjendës së Kontratës Sociale dhe që po mundësojnë pjesëmarrjen në këtë program,…

Read More

Arben Kurteshi Ne jemi autorët e librit Republika e Kosovës. Jemi krijuesit e këtij libri historik i përfunduar dhe publikuar si shtet i pavarur dhe sovran me 17. Shkurt 2008. Ne mbajmë përgjegjësinë dhe të drejtat e çdo shkronje, rreshti e kapitulli të këtij libri dhe vetëm me lejen tonë mund të ndryshohet, hiqet apo shtohet diçka në këtë libër. Është në duart, mendjet dhe në përgjegjësinë tonë se a duam të ndryshojmë, shtojmë apo largojmë ndonjë fjali, shkronjë, pikë apo presje nga ky libër. Ne mbajmë edhe përgjegjësinë që mos të preken kapitujt e atyre që i shktuajtën, dhe…

Read More

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re. Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Napoli. Futbollisti ynë ka arritur marrëveshje me napolitanët për vazhdimin e kontratës. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Mattino”. Gjithnjë sipas këtij mediumi, për ta zyrtarizuar marrëveshjen duhet të pritet presidenti Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit nuk dëshiron ta shpërqendrojë momentin e shkëlqyeshëm të skuadrës dhe gjithçka do të zyrtarizohet kur të arrihet objektivi i ekipit. Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, të cilin po e pret qe më shumë se tri dekada.…

Read More