- Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta
- Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!
- Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme
- Arbëri për shëndetësinë
- Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
- Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
- Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
Author: admin
Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, është nikoqir i një konference të kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Viti, nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i. Kryetari Haliti në fjalën e tij të rastit tha se ai në cilësinë e nikoqirit ndihet i nderuar të ju shpreh mirëseardhje në Viti, konkretisht në konferencën e dytë të kryetarëve të komunave juglindore. I pari i komunës pasi që dha një letërnjoftim të shkurtë mbi këtë komunë dhe potencialin e saj foli edhe për rëndësinë e kësaj konference. “Konferenca e sotme ka për qëllim trajtimin e…
Në komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore Gërmovë-Goshicë. Ai tha se pas projektit të rëndësishëm infrastrukturor që ka nisur sot në ndërtimin e rrugës së fshatit Mjak ai ka vizituar edhe punimet në lokalitet e tjera për të parë nga afër punët e tyre. Kreu i k ësaj komune tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të punoj në mirëqenien e qytetarëve dhe të ju siguroj qarkullimin e lirë dhe të…
U ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në trajnimin dy ditor “Gratë në procesin e vendimmarrjes”
Për dy ditë rresht gratë vitiase kanë marrë pjesë në një trajnim për ngritje të kapaciteteve në komunën e Vitisë, me temën “Gratë në procesin e vendimmarrjes”. Ky trajnim është organizuar nga , CCNO në bashkëpunim me OJQ Gruaja Hyjnore. Bëhet me dije se gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit janë njoftuar mbi këto tema: Analizave dhe planifikimit gjinor mbi programet për gjininë dhe zhvillimin e Shoqërisë, mekanizmat specifikë të inkurajimit dhe aftësimit të grave për pjesëmarrje aktive dhe ndërtimi i imazhit publik. Ky trajnim u mundësua në kuadër të projektit “Përmirësimi i barazisë gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE”…
Sot në fshatin Mjak të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të këtij fshati në gjatësi prej afro 6km. Me këtë rast i pranishëm në fillimin e punimeve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor i cili u prit aty nga banorët e këtij fshati, të cilët u shprehën falënderues që po asfaltohet kjo rrugë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge do të ju mundësoj qarkullimin e lirë të banorëve por edhe…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bashkë me policinë e Kosovës – stacioni në Viti, kanë vizituar sot shkollën multietnike në fshatin Binçë, ku mësojnë fëmijë të dy komuniteteve, shqiptarë e serb. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimorë në shkollën fillore “Ndre Mjeda” paralelja e ndarë në Binçë dhe shkollën fillore “Mladen Markovic”, të cilat funksionojnë në një hapësirë të përbashkët. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj mbështetjen pa dallim për të gjitha shkollat e komunitetin serb…
NGA FARUK TASHOLLI (Kur e dëgjova të fliste për këtë ritual festiv dhe si e mendonte ringjalljen e tij në traditën shqiptare Ibrahim Rugova). Derisa në ditëlindjen e tij (2 dhjetor 1944), ish presidentin historik Ibrahim Rugova, do të gjejnë forma ta kujtojnë, politikanë e intelektualë, gazetarë e mjete të informimit, familjarë dhe miq të afërt e të largët të tij, madje edhe me forma stereotipe, unë në këtë ditë dua ta rrëfej rastin kur Ibrahim Rugova foli për “Darkën e Lamës” duke propozuar që jo vetëm ky rit, por edhe rite të tjera, në dritën e re, të…
Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, vitet me të arta të hendbollit të Kosovës. Për vitet 70-ta e të 80-ta, edhe sot flitet me emocione nga gjeneratat e vjetra, për cilësinë, rezultatet dhe që palestrat “25 maj” sot “1 Tetori” në Prishtinë, pastaj “Rinia” sot “Bill Clinton” në Ferizaj, “Minatori” në Mitrovicë, ishin të stërmbushura me shkues, 3000 – 3500. Gjenerata e artë, Borci i Ferizajt, në vitin 1979 ka qenë në finale të Kupës “Marshall Titos”, ndërsa 7 vite edhe në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Dje u takuan rastësisht në Ferizaj emrat e mëdhenj të sportit…
NGA BAKI YMERI Dashuria është një dhuratë shpirtërore për të cilën nuk gjendet ilaç në asnjë barnatore. Gjuha është organizmi më i gjallë që e shpreh identitetin e një kombi. Poezia e Remzi Bashës, nëpërmjet përdorimit të fjalës, nëpërmes përshkrimeve lirike, na jep jo vetëm anën e jashtme të një fenomeni, të një peisazhi, të një kombi apo të një njeriu, por na jep edhe shpirtin e dashurisë që depërton deri në ndjenjat. Vargjet e tij shkaktojnë emocione të thella dhe përcjellin mesazhe të fuqishme për lexuesin. Me fjalë të thjeshta të plasuara në këtë vepër, ato hapin para…
“Jo njohje në qendër të dialogut, por reciprocitet”, thotë Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe profesori universitar, Valon Murati, në një intervistë dhënë për gazetën online Reporteri. Rrugëdaljen nga situata ku kërkohet imponueshëm themelimi i Asociacionit të dakordësuar më 2013, Murati e sheh në kërkesën për reciprocitet. “Kjo do të nënkuptonte që çfarëdo që kërkohet nga Kosova për veriun e vendit, të zbatohet edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, përfshirë në këtë moment edhe asociacionin”, thotë ai. Vetëm një pozicionim dhe kërkesë e tillë, sipas tij, do ta vendoste Kosovën në pozita të barabarta në dialog dhe në gjetjen…
Vazhdojnë sukseset e «Shkollës Shqipe» në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. A ka gëzim më të madh kur i sheh këta fëmijë të buzëqeshur, të lumtur me abetare në duar. Të hënën, më 24 tetor 2022, i hapi dyert edhe një pikë shkollore shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit, sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi…

