Author: admin

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Ky sukses i argjentinasit vjen pas triumfit në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në këtë garë pas 36 vjetësh. Argjentinasit kanë dominuar në këtë ceremoni pasi trajneri më i mirë shkoi për Lionel Scalonin, portieri më i mirë për Emiliano Martinezin dhe çmimi për fansat më të mirë shkoi për ata Albicelestë.

Read More

Në rubrikën Revista e shtypit gjenden edhe disa paragrafë nga disa të përkohshme që i riboton Faiku. Ndër to vlen të përmendet se e përkohshmja Germania e Berlinit (20. VIII.1897). përmban këtë pasazh: “Shqiptarët janë ende të mllefosur dhe kërcënohen me një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit turk, nëse serbët dhe bullgarët në trevat e Shkupit, të Prizrenit dhe të Pejës do t’u jepen koncesione të tjera kombëtare, fetare dhe të çdo lloji tjetër. Ata tanimë kanë dëbuar disa arsimtarë dhe priftërinj të ardhur nga Mbretëria Serbe, ndërsa të gjithë orvatjet për t’i çarmatosur deri tani kanë dështuar”.Ndërkaq, më tutje, Konica sjell një…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Viti, në krye me kryeimamin Xhevdet Ismaili. Në këtë takim është bashkëbiseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë institucion fetar në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti e ka çmuar lartë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnik në këtë komunë, duke ju bërë thirrje që kjo traditë e bashkëjetesës të vazhdon të ruhet. Përndryshe komuna e Vitisë është një komunë multifetare dhe multietnike që vlerësohet lartë për bashkëjetesën e të gjithëve pa dallime./GJILANI INFO/

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën, ka folur për planin franko-gjerman, duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas Vuçiqit, plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre. Sipas Vuçiqit, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiqi ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë…

Read More

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës në Ranillukë. Policia njofton se një person dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pasi është dërguar në shtëpinë e shëndetit mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. “Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar  aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Read More

Një rrëfim emocionues e ka bërë Elbenita Kajtazi për Kosovën, përcjell albinfo.ch. „Sot edhe motra ime e tretë Mirjeta po largohet nga Kosova drejt Gjermanisë, natyrisht që ndjehem e lumtur, sepse po bëhemi tri motra të bashkuara në Hamburg, por njëkohësisht ndjej një trishtim që ma kaplon gjithë trupin. Ju që edhe Mirjetës time i shuat ëndërrat në Kosovë, ashtu siç i shuat ëndërrat edhe Fitorës edhe Fitimit, e edhe Flakës, tre studentë të mrekullueshëm që lanë Kosovën gjithashtu gjatë këtij viti, ju diletantë të paskrupullt, ju jeni turpi i kombit shqiptar, ju që në vend t’i avanconi e…

Read More

Deputeti shqiptar në Paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth takimit të delegacionit nga Lugina e Preshevës me senatorët amerikan më Washington. Kamberi ka bërë të ditur se senatorët amerikanë i kanë njoftuar për problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. “Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, si mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucione shtetërore, pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit, e temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive”, ka thënë Kamberi. Ai shtoi se kanë kërkuar nga zyrat e senatorëve që çështja e shqiptarëve të Luginës…

Read More

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë. Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore. “Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet…

Read More

Inspektorati komunal i cili vepron në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Ambient, ka bërë largimin e shkallëve të vendosura pa leje tek një barnatore në Kamenicë. Në aktvendimin e Inspektoratit Komunal nr.560 i datës 21.02.2023 i cili është bërë i ekzekutueshëm më datë 26.02.2023, thuhet se ekzekutimi i tij është bëhet sot më datën 28.02.202, ku me kamijonetën e Komunës dhe me asistim të organeve të sigurisë, Inspektorati do të bëjë përkohësisht konfisikimin e shkallëve duke liruar hapësirën publike. Poashtu në aktvendim thuhet se nëse pala në mënyrë vullnetare i largon shkallët nga hapësira publike, i ipet…

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e II-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.4397/08.02.2023, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar Sh.05.Nr.3971 për vitin 2022, 4. Propozim për lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 Euro për…

Read More