- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Pas një pune hetimore nga policia në Viti është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar për një vjedhje të rëndë, bëhet e ditur përmes raportit prej 24 orësh nga policia. Thuhet se i njejti ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e nje qytetari, me c’rast kishte vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera me vlerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburim, bëhet e ditur nga policia./GJILANI INFO/
Escobar thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër që do të mbahet më 18 mars. “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd. Escobar foli në Beograd dy ditë para…
Shoqata e bletarëve “Bleta e Vitisë” në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot një trajnim për bletarë, me temë “Zhvillimi pranverorë i bletëve, trajtimet pranverore dhe përgatitja për kullosë”. Drejtori i bujqësisë, Naim Pira, ka përgëzuar bletarët vitias për punën që janë duke e bërë, duke theksuar se Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë një fond të veçantë në përkrahje të tyre dhe është planifikuar që këtë vit të furnizohen me pajisje 50 bletarë. Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Nijazi Ramadani, tha se me këtë trajnim synojmë që ti informojmë bletarët sidomos…
Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër.Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin…
Shqiptarja, në mesin e grave më të suksesshme në Suedi Gazeta suedeze Expressen veçon 100 gra të suksesshme, të cilat shquhen për aktivitetin e tyre social, politik, sportiv e kulturor. Në këtë listë është edhe deputetja Aida Birinxhiku me origjinë nga Kosova, shkruan albifo.ch. Aida Birinxhiku është deputetja më e re në Parlament. Pas përfshirjes në SSU, karriera politike mori hov. Së bashku me interesimin e saj politik, Aida Birinxhiku ka marrë edhe diplomën e drejtësisë – duke përfshirë semestrin e fundit të programit me shpejtësi të dyfishtë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim përfaqësues nga organizata CARITAS, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë. Në Kamenicë qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i nivelit parashkollor në arsim si dhe pajisjen me elemente që ndihmojnë zhvillimin e mësimit dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënësve./GJILANI INFO/
Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian (Dokument)
Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian. Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian. Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e…
Nga sot, 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi. Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme. Por, efekti do të jetë më i madh nga sot 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit…
Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar. “Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Parlamentin Evropian është diskutuar për aplikimin e Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk duhet të merren si të njëjta, pasi që historikisht njëra ka qenë agresori dhe tjetra ka qenë viktima. “S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është…

