- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Sot mbushen 24 vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën. Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-së ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Bashkë me disa nga drejtorët e komunës diskutuam për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, si dhe të rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij të Facebookut, Riad Rashiti. “Qëllimi ynë është krijimi i lehtësirave në taksa për qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset. Pas organizimit të dëgjimit publik me qytetarë dhe biznese, që do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me këto dy rregullore komunale, do të dërgohen për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit”…
AAK: Gjilani nuk e ka merituar një trajtim të tillë çfarë është duke ia bërë pushteti qendror dhe lokal
“Gjilani nuk e ka merituar një trajtim të tillë çfarë është duke i bërë pushteti qendror dhe lokal”, thuhet në në reagimin eAleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan. Tutje thuhet: Përveç në infrastrukturë rrugore, Gjilanin e kanë bllokuar edhe në sport. Derbi Drita-Gjilani është i njohur edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar. As në rrethana okupimi nuk ka ndodhur që të ketë lojë pa tifozët e dy ekipeve që na bëjnë krenarë kudo e gjithëherë. Tifozët janë ata që e mbajnë gjallë sportin kudo në botë e në të gjitha kohërat. Është e tmerrshme që vitin…
Rashiti: QAP me kushte jashtëzakonisht të mira për të rinjët, por deri tani pa përkujdesje institucionale
Gjatë vizitës së realizuar në Qendrën për Aftësim Profesional, diskutuam me menaxherin e këtij institucioni z.Burhan Selmani, për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional me qëllim të funksionalizimit të të gjitha kapaciteteve që i ofron kjo qendër e trajnimit profesional,ka shkruar në profilin e tij të Facebookut, Riad Rashiti, Tutje ka thënë me sa vijon: Në këtë qendër janë të gjitha kushtet, paisjet, kabinetet si dhe mjetet e punës për të ju ofruar kandidatëve aftësimin profesional për kërkesat e shumta që janë në tregun e punës në Gjilan dhe rajon. Mungesa e deri tanishme e bashkëpunimit institucional, ka kufizuar…
Ministri Çeku: Tashmë kemi hyrë në fazën e zgjidhjes së ngërçit afatgjatë për stadiumin e Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, prej të cilit ka marrë mbështetjen për realizimin e disa projekteve të përbashkëta dhe të projekteve që janë nisma të Komunës së Gjilanit. Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit. “Diskutuam rreth projekteve që janë në zhvillim e sipër e për projektet dhe idetë e reja që ne si Komunë mendojmë t’i realizojmë. Është një qasje e re e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por në të njëjtën kohë, edhe…
Deputeti serb ia thotë në sy Vuçiqit: Serbët e Kosovës po kërcënohen dhe maltretohen nga Radoiçiqi
Në seancën e fundit të Parlamentit të Serbisë, përveç Shaip Kamberit, deputetit të vetëm shqiptar që i tha në sy Aleksandar Vuçiqit se s’ka çka kërkon në Kosovë, ishte edhe një deputet serb që i ia numëroi presidentit serb të vërtetat që publiku në Serbi privohet t’i dijë. Bëhet fjalë për Mirosllav Aleksiq, shefin e Grupit Parlamentar të NS-së (Narodna Stranka – Partia Popullore), e cila udhëhiqet nga Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë. Në fjalimin e tij para deputetëve dhe Vuçiqit, Aleksiq e ka akuzuar Milan Radoiçiqin se po i maltreton serbët e Kosovës duke iu bërë…
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të mërkurën se ka ndaluar edhe një person të moshës madhore, i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në qershor të këtij viti. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatën për media. Po ashtu, Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të ushtrojë kërkesë për caktimin…
Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka investuar në Kosovë për vrasjen e serbëve që nuk kanë menduar si ai. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën në seancën e parlamentit të Serbisë se “Serbia në 10 vitet e fundit ka investuar më shumë para sesa në 40 vitet e mëparshme edhe pse popullsia serbe në Kosovë është për dy të tretat më e vogël sesa ishte”. Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb ka reaguar njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, duke thënë se ajo çfarë ka thënë Vuçiqi…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë debatit parlamentar për Kosovën në parlamentin serb ka thënë se Kosova është e pavarur dhe se çfarëdo që Serbia dëshiron të arrijë në Kosovë, duhet të arrijë në marrëveshje me autoritetet kosovare. “Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, ka thënë Kamberi. Kamberi theksoi se SHBA-ja pa mëdyshje përkrah dialogun dhe se marrëveshja e fundit për dokumentet duhet të përdoret për të vazhduar dialogun deri në normalizimin përfundimtar të…
Kryetari Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore
Gjilan, 13 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Këshillin drejtues të Teatrit të Qytetit, ka mbajtur të martën një konferencë për media, ku ka shprehur zotimin për përkrahjen e vazhdueshme për funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni. Kryetari Hyseni tha se përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore. “Kam ardhur në këtë konferencë në shenjë mirënjohje dhe përkrahje për komunitetin artistik, sidomos edhe për Këshillin e ri drejtues. Përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht…

