- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Të nderuar kolegë, drejtues të institucioneve arsimore dhe të dashur nxënës, Po e nisim edhe një vit të ri shkollor, të motivuar dhe besimplotë për suksese të reja, gjithnjë të përkushtuar dhe të vetëdijshëm për misionin tonë të rëndësishëm arsimor, edukativ dhe zhvillimor për arsimin e sotëm dhe të ardhmen e vendit tonë. Si DKA, së bashku me drejtuesit e shkollave, me të gjitha kapacitetet që disponojmë, kemi bërë përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë dhe shpresëdhënës të vitit të ri shkollor. Në ditën e parë të mësimit, t’ia kujtojmë secili vetes misionin e rëndësishëm që kemi dhe…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027. Në urimin e tij, Haliti ka adresuar një urim të veçantë për nxënësit e klasave të para, duke u dëshiruar një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Ai u ka uruar të gjithë nxënësve shëndet, suksese dhe rezultate sa më të mira në mësime, duke i inkurajuar që me vullnet, përkushtim dhe punë të palodhur t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të përgatiten për të ardhmen. Haliti ka shprehur mirënjohje edhe për mësimdhënësit vitias…
Një jetë kushtuar dijes, Kosovës dhe çështjes shqiptare Sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Londër historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet. Pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit mjekësor në një nga institucionet më të njohura shëndetësore në Londër, sëmundja ishte e pamëshirshme. Me largimin e tij, familja humbi bashkëshortin, babanë dhe gjyshin e dashur; miqtë humbën një njeri besnik e fisnik, ndërsa kultura, gazetaria dhe historiografia shqiptare humbën një studiues me…
Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte. Ajo mund të zhvillohet përmes sulmeve kibernetike, manipulimit të informacionit, sabotimit, luftës elektronike, ndërhyrjes në sinjalet GPS/GNSS, presionit politik dhe goditjes së infrastrukturës kritike. Kjo është lufta hibride: përdorimi i kombinuar i mjeteve ushtarake dhe joushtarake, të hapura dhe të fshehta, për të dobësuar, destabilizuar ose ndikuar një shtet, pa kaluar domosdoshmërisht në konflikt të hapur. NATO e përkufizon kërcënimin hibrid pikërisht përmes këtij kombinimi dhe e lidh atë me përpjekjet për të mjegulluar kufirin mes paqes dhe konfliktit.¹ Në Ballkan, kjo nuk është më…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës. Ka kaluar shumë kohë që Kosova është bërë sy e vesh, qytetarët po presin me padurim marrëveshjen që është dashur të arrihet kaherë, nga ata që e fituan besimin e qytetarëve që ta udhëheqin vendin. Vendi nuk udhëhiqet duke e bllokuar atë, as duke u munduar që njëra palë ta mund palën tjetrën. Se Kosova pa institucione stabile, jo vetëm se nuk fiton por humb jashtëzakonisht shumë, këtë e din pothuajse të gjithë. Se ata që e morën besimin që ta udhëheqin vendin, nuk po e…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës. Ka kaluar shumë kohë që Kosova është bërë sy e vesh, qytetarët po presin me padurim marrëveshjen që është dashur të arrihet kaherë, nga ata që e fituan besimin e qytetarëve që ta udhëheqin vendin. Vendi nuk udhëhiqet duke e bllokuar atë, as duke u munduar që njëra palë ta mund palën tjetrën. Se Kosova pa institucione stabile, jo vetëm se nuk fiton por humb jashtëzakonisht shumë, këtë e din pothuajse të gjithë. Se ata që e morën besimin që ta udhëheqin vendin, nuk po e…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa rastet do të trajtohen më tej sipas procedurave ligjore. Të akuzuarit do të përballen me procedurat gjyqësore lidhur me dyshimet për veprën penale për të cilën janë ngarkuar./Gjilani INFO/
Një grua nga Vitia ka ndërruar jetë pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti; ka njoftuar sot Policia. Sipas të dhënave të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, kur viktima është transferuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Megjithatë, sipas ekipit mjekësor, ajo ka arritur në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetime për të përcaktuar rrethanat e vdekjes./Gjilani INFO/
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës 7 korrik – 13 gusht 2026, kanë shqiptuar gjithsej 1,737 gjoba në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 27 aksidente me dëme materiale dhe 24 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, Policia ka shqiptuar: 35 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit; 73 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave; 8 gjoba për shkaktim të zhurmës gjatë natës si dhe 54 masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel…

