Author: admin

Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim shefen e UNMIK-ut, znj.Caroline Ziadeh së bashku me përfaqësues të tjerë. Kryetari Rahimaj tha se kjo vizitë ka qenë e karakterit njoftues dhe bashkëpunues në të gjitha fushat përfshirë këtu edhe digjitalizimin e sistemit arsimor. Pas takimit, znj.Ziadeh ka vizituar edhe tregun multietnik ku ndër të tjerash është shprehur se jetesa ndëretnike është vlerë për siguri dhe mirëqenie./GJILANI INFO/

Read More

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së, Zyra Rajonale në Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarët komunal, drejtues të institucioneve e drejtorë të Drejtorive komunale. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, në fillim tha se hartimi i planit të integritetit, si draft, përcakton objektivat e një plani të avancuar…

Read More

Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit nënshkruhen marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të komunës sonë. Në bizneset “Koha Bar”, “Bujana” dhe “Planeti”, nxënësit e kësaj shkolle do praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë. Faleminderit biznesëve për mundësin e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, z.Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje, ka thënë drejtoresha Demiri./GJILANI INFO/

Read More

Në një ceremoni të organizuar për nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, në kuadër të programit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, me 16 komuna, nga UN Women, ishte edhe Komuna e Gjilanit, e përfaqësuar nga kryetari Alban Hyseni. Kjo marrëveshje e mirëkuptimit përfshin integrimin gjinor në programet vendore, zbatimin dhe monitorimin e tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet dhe kryerjen e analizave gjinore nga stafi përkatës, fuqizimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushjen e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimin e proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor…

Read More

Në një ceremoni të organizuar për nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, në kuadër të programit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, me 16 komuna, nga UN Women, ishte edhe Komuna e Kamenicës, e përfaqësuar nga Kryetari Kadri Rahimaj. Kjo marrëveshje e mirëkuptimit përfshin integrimin gjinor në programet vendore, zbatimin dhe monitorimin e tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet dhe kryerjen e analizave gjinore nga stafi përkatës, fuqizimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushjen e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimin e proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me organizatën “UN Woman”. Ky memorandum mirëkuptimi i cili është nënshkruar sot më këtë organizatë është memorandum për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe analizave gjinore të Kornizës Afatmesme Buxhetore. Pjesë e këtij takimi ishin 15 komuna të Kosovës që janë bashkëpuntorë të këtij projekti./GJILANI INFO/

Read More

Nga: Rudina Koromani Dy shekuj më parë, jetesa e vetmuar e filozofit Kant tingëllonte gati-gati absurde dhe e pakuptueshme, ndërkohë që në popullata ishte një fenomen shumë i rrallë që justifikohej vetëm nga varfëria. Një shekull më vonë, vetmia vijoi të bëhej trend i artistëve, si Van Gogu, ku sërish rastet e të jetuarit vetëm përbënin më pak se 10 për qind. Sot, afër gjysma e të gjitha familjeve janë familje me një person, ndonëse ka ende vende ku të jetosh vetëm është fenomen i rrallë. Në Angli, ShBA, Kanada dhe Australi, rreth një në katër dhe një në…

Read More

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer. 30-vjeçari shqiptar ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tri herë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon. Ekspertë të futbollit, ish-futbollistë dhe trajnerë në Angli, kanë thënë se Xhaka është më meritori që Arsenali po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion. Por “Topçinjtë” duhet të kenë kujdes, pasi dy gjigantët italianë, Roma dhe Juventusi, janë rikthyer në garë për Xhakën. Ka qenë mediumi italian “SportMediaset” që ka raportuar se Juventusi dhe Roma janë duke…

Read More

Nga: Roberto Arlt Zgjodhi dhe shqipëroi: Bajram Karabolli – Të lutem, më thuaj a ka një det që nuk më pëshpërit fjalët e tua në veshët e mi? Të lutem, më thuaj a ka vend tek unë, ku nuk mund të duket trishtimi? Më thuaj cili është vendi i shtypur në nënkresën time që ti nuk ke mbështetur kokën? Të lutem, më thuaj ç’natë do të vish, që të përgjoj gjumin tënd? Sepse, nëse ti më mungon, nuk mund të jetoj; sepse, ngaqë të dua ty, nuk mund të vdes. – Bëni kujdes t’i zgjidhni armiqtë, sepse mundo të…

Read More

Skandalet nuk kanë të ndalur në ushtrinë ruse të Vladimir Putinit. Pas një nate me alkool pa limit, filloi rrahja masive e rezervistëve rusë në qendrën e trajnimit, ku po bëheshin gati për t’u nisur në fushëbetejë në Ukrainë. Pamjet amatore shfaqin ushtarët e dehur duke goditur njëri-tjetrin, ku disa prej tyre përfundojnë të shtrirë në tokë pavetëdije, transmeton Telegrafi. Jashtë barakave të qendrës së trajnimit në Yurga të Siberisë, ata u panë duke shkëmbyer grushta e shqelma ndërmjet vete. Në anën tjetër, për ta qetësuar situatën ndërhynë inteligjenca e ushtrisë së Putinit si dhe policia ushtarake, që i…

Read More