Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim shefen e UNMIK-ut, znj.Caroline Ziadeh së bashku me përfaqësues të tjerë.
Kryetari Rahimaj tha se kjo vizitë ka qenë e karakterit njoftues dhe bashkëpunues në të gjitha fushat përfshirë këtu edhe digjitalizimin e sistemit arsimor.
Pas takimit, znj.Ziadeh ka vizituar edhe tregun multietnik ku ndër të tjerash është shprehur se jetesa ndëretnike është vlerë për siguri dhe mirëqenie./GJILANI INFO/