Nga: Rudina Koromani
Dy shekuj më parë, jetesa e vetmuar e filozofit Kant tingëllonte gati-gati absurde dhe e pakuptueshme, ndërkohë që në popullata ishte një fenomen shumë i rrallë që justifikohej vetëm nga varfëria. Një shekull më vonë, vetmia vijoi të bëhej trend i artistëve, si Van Gogu, ku sërish rastet e të jetuarit vetëm përbënin më pak se 10 për qind. Sot, afër gjysma e të gjitha familjeve janë familje me një person, ndonëse ka ende vende ku të jetosh vetëm është fenomen i rrallë. Në Angli, ShBA, Kanada dhe Australi, rreth një në katër dhe një në tre familje janë familje me një person:
29.9 për qind në Mbretërinë e Bashkuar;
28.0 për qind në ShBA;
27.6 për qind në Kanada;
26.8 për qind në Afrika e Jugut;
25.0 për qind në Australi;
23.9 për qind në Kore të Jugut.
45.8 për qind – Norvegjia;
44.1 për qind – Danimarka;
43.0 për qind – Finlanda;
42.5 për qind – Suedia;
41.7 për qind – Gjermania;
40.3 për qind – Estonia.
Kjo do të thotë se Evropa po vetmohet gjithnjë e më shumë, e ku në Norvegji kemi trendin më të madh të të vetmuarve. Të gjitha këto janë kombe nordike, me përjashtim të Estonisë (një komb baltik) dhe Gjermanisë. Islanda, një vend tjetër nordik, gjithashtu ka një përqindje të lartë të familjeve me një person: 31.0 për qind. Kombet e tjera, ku më shumë se 30 për qind e familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të larta) Holanda, Zvicra, Lituania, Austria, Franca, Letonia, Belgjika, Japonia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Sint Marteni (pjesa holandeze). Kombi ku njerëzit kanë më pak gjasa të jetojnë vetëm është Afganistani, ku vetëm 0.2 për qind e të gjitha familjeve janë familje me një person. Në Pakistan, vetëm 1.1 për qind e familjeve janë familje me një person, dhe në Irak vetëm 1.2 për qind.
Megjithatë, ka shumë studime që raportojnë se të jetuarit vetëm ka një lidhje të mundshme me shëndetin mendor. Disa autorë pohojnë se të jetuarit vetëm lidhet me nivele më të ulëta të depresionit. Lidhur me diferencat gjinore, duket se jetesa vetëm e femrave ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor krahasuar me meshkujt. Efekti i të jetuarit vetëm në shëndetin mendor është gjithashtu i moderuar nga mosha, ku sipas studimeve individët më të rinj që jetojnë vetëm janë më të prirë të kenë probleme të shëndetit mendor.
“Pse njerëzit duhet të jenë kaq të vetmuar? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Miliona njerëz në këtë botë, të gjithë të etur, në kërkim të të tjerëve për tu kënaqur, por duke u izoluar. Pse? Toka u vendos këtu vetëm për të ushqyer vetminë njerëzore?” (Haruki Murakami)