Author: admin

Storjet e suksesit të shqiptarëve nëpër botë nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Shoqëria për Matematikën Industriale – Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, Fioralba Cakonin, për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows), përcjell albinfo.ch. Ajo është profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Nju Xhersit në Rutgers, SHBA. Vlen të theksohet se SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike. Po ashtu, SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me…

Read More

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”. Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t’ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave. Rastin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Osmani tha se dyshohet se grabitësit kanë përdorur sprej. “Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor…

Read More

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me të cilët kanë bashkëbiseduar për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të Gjykatës në Viti. Në këtë takim u bë me dije se pas kompletimit të gjitha procedurave për ndërtim të këtij objekti, pritet që ndërtimi i objektit të ri të fillojë brenda këtij muaji dhe atë, në vendin ku deri me tani po qëndrojnë zjarrfikësit vitias./GJILANI INFO/

Read More

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave. Siç njofton policia, njëri nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit,…

Read More

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim lamtumirës zyrtarin nga Qendra për Punë Sociale, Milaim Tahiri, i cila ka dalë në pension. Me këtë rast ai e ka falënderuar z. Tahiri për punën e tij në institucionet komunale duke e vlerësuar lartë për punën e tij. Me këtë rast, zëvendëskryetari Aliu, i ka ndarë atij edhe një mirënjohje për punën e bërë ndër vite. Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte edhe Merrushe Ahmeti, drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti./GJILANI INFO/

Read More

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 Prillit të vitit 1999, nga fshatrat Smirë e Lubishtë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me zv. kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti. Përndryshe për nderë të kësaj dite në shkollat e fshatrave Lubishtë dhe Smirë do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera./GJILANI…

Read More

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë. /KP

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në takimin publik të mbajtur me banorët e lagjes Iliria ka prezantuar projektin e trotuarit dhe të kanalit atmosferik. Ai ka paraqitur detajet e plota të projekteve në fjalë si dhe ka treguar rëndësinë e tyre. Në këtë takim banorët e kësaj lagje kanë paraqitur edhe propozimet e tyre lidhur me këto projekte./GJILANI INFO/

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 17:50 në Sllatinë të Poshtme të Vitisë. Një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.

Read More

Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë prezantuar sot Draft Strategjinë Zhvillimore Lokale për vitet 2023-2028. Prezantimi i këtij drafti vjen pas punëtorive të organizuara më parë për hartimin e Strategjisë Zhvillimore Lokale. Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre. Prezantimin e draftIit Strategjisë Zhvillimore lokale 2023-2028, e bëri prof.dr.…

Read More