Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

September 23, 2023

Zhduket një person në Mamushë

September 23, 2023

Makarona të pjekur me mish të bluar

September 23, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
  • Zhduket një person në Mamushë
  • Makarona të pjekur me mish të bluar
  • Më në fund, Adrola e pranoi indirekt lidhjen me Capital T
  • 7 sjellje të kujdesit ndaj vetes që njerëzit shpesh i neglizhojnë
  • Si të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të fjetjes
  • Trimëresha e Kosovës, shkëlqen në Baku! Driton Kuka: Me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës s’ka lojë!
  • Ideali sokratik i qytetarit të mirë
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Ballina»Kulturë»Krismë është emri im
Kulturë

Krismë është emri im

adminBy adminApril 13, 2023Updated:April 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Din Mehmeti

Kam bredhur rrafshit të Dukagjinit
me tupan të plasur pas shpinde,
prej dasmës në dasëm
prej lindjes në lindje
duke ngritur zërin e kullave
mbi re të nxira,
unë tupanxhiu i djegur.

Hej,    krismë është emri im,
krismë është jeta dhe vdekja ime!

2

Mos t’ju vijë çudi
që në shumë vende më ka plasur balli
si gjollës së rjepur në verë
pritjeve të ditëve të mëdha
përcjelljeve të kohërave të vdekura.

Mos t’ju vijë çudi
që agimet e mjegulluara
e njohin veten në sytë mi,
plot ëndrra të idhta të kësaj toke:

I

Më kujtohet një kohë e hekurt,
kur erdh një hordhi kalorsish të dalë bese
dhe u ngulën në oborret tona të nemura
si gurrët e varrevet.

Erdhën me sy plot urrejtje
dhe vranë rrugët e dritaret
e në majë të thikave të ndryshkura
vunë zogjt’ e trollit,
zogjit’ që me sqeptha shkruanin në qiell
emrin e oxhaqeve tona.

Erdhën…
Shkaben e vdekjeve e vunë
mbi varret e dërmitura të gjyshërve,
mbi sofra
dhe me pikla plumbi shkruan emrin e tyre
buzë djepeve të foshnjave të zverdhura.

Prej asaj dite, hej,
përplaset një gjëmë logjeve të erërave,
një lemëritje
që eopton qiellin
me fjalë të vdekura.

II

Dikush në mes nesh e ngriti gishtin gjer të flaka,
gjer te lartësitë e mospërkuljes —
.shpata e parë ia preu krahun e qëndresës.

Dikush prej nesh e ngriti gjuhën gjer te hiri,
gjer të fjala e pathënë —
shpata e dytë ja këputi rrezet e dashura të tokës

Dhe këngëtari ynë
mbet itë llomotitë për kulmet e errëta,
për majet e kuqe,
për tymrat e dalë nga shpirtrat e vuajtur
dhe zogjve s’u kishte mbetur tjetër
veç të ciceronin në kremtimet e gënjyera
të gjakut,
të ngrenin lart në kreni veten e përbuzur,
veten e tyre të harruar nga vetja,
e poshtë e lartë
në flamurin tonë të djegur
merrte frymë kobi…

III

E fërkoi syrin e djathtë,
syrin e tretur në re,
dhe vërejti oxhaqet e shtëpive
tek ngrinin në qiell tymin
e shpirtërave tona:

Erdhën me akuj në buzë,
erdhën me hekur ndër zemra,
hynë me frikën në duar
dhe përtypën një skelet të gjallë,
aty ku i binte ai
aty ku u tregonte përralla nipërave të hutuar.

E lidhën këmbëduarsh
dhe ja shëmtuan ballin e vrarëlije
duke kënduar këngë të vjetra gjaku
në të cilat shembej çdo gjë
që kishte krijuar.

Erdhën…
tërë natën rrëmihen tokën gjer në ujë
gjer në fund të jetës sonë në rrëmujë.

Diku poshtë gjetën teneqe të ndryshkura,
diku poshtë gjetën eshtra të thyera,
diku poshtë gjetën dorëzat e kalbura
të lahutave dhe fjalë të përgjakura
në të cilat ishin thyer dhëmbët e shekujve.

Rreth nesh vajtonte era
rreth nesh uluronin bishat
mbi gjakun tonë të mbetur.
IV

E ngriti kokën nga qielli i mrrolur.
Rigonte:

Kënga e parë

Nëse doni të dini si e qet tufën bima ndër ara,
vërend rrudhat e mia si lavra të erërave,
se kjo është toka e tyre lavruar moteve të egra,

nëse doni të dini cila. është dashuria ime,
le të flasë kulla e shpuar,
le të flasë tok.a e stolisur me varre,
sepse të çarave të saj një zë prore ka jehuar:

Për gjuhë,
për tokë,
për nder
na kurrë s’jemi ngopur nga vdekjet…

Kënga e dytë

Rrënoni bjeshkët e nemura, rrënoni.
Jeta le të shkimbet
në vatrat pesë herë të kallura,
ujë le të dalë
aty ku janë shtruar sofrat,
bollat le të zvarrisen
aty ku anë ndezur zjarret,

mordjet le të pushojnë
aty ku janë përkundur djepet,
se dikush e paska vjedhur diellin
diellin e betimeve tona kryelarta..

V

Te Ura e krahëve të djegur
u tërbuan kërramzat e shpirtit

të Ura e krahëve të sosur
u gjet një grumbull skeletesh
të përdredhura

dhe do copëza të harruara të natës
që shitojnë rrezet e para të agimit

aty prore zogjtë thurin elegjinë e blerimit…

VI

E gjuajti duqin e cigares në ujë
dhe fshani —
nëpër shtëpia shtrihej terri:

Merre tupanin — më pat thënë babai
e dil në kodër të fshatit,
në kodrën e bjerrjeve
dhe qëndresave tona.

Rrahe me thupër e mësukë
gjersa të ngrihet fryma e fundit
në ballin e tij plotë rrudha.

Dil e rrahe
e stërrahe
që ngrohësh zemrat e këputura

Dil e mbaje fjalën në krisma
që mos të rrënohet mbi kokat tona qielli

2

Kam thirrur
gjersa nga qielli ka pikluar breshër
kam kërkuar zjarr nga bjeshkët e Nemuna,
ato janë kthyer në ujë
kam kërkuar ujë nga fushat e thata
ato jonë kthyer në zjarr —
në fillim e në mbarim
fjala ime e kallur.

VII

Vetima shtatëkrerëshe shkruante emrin e asaj nate
gjëmimeve tona të shfrenuara:

Zëri i parë:

Mbyllni dyert sonte, jehoi një zë i shterrur,
se po vjen një stuhi me vdekje në duar.
Fshehuni nëpër kullat e hutuara
dhe vëreni dritareve
se ç’po ndodh me ne sonte!…

Zëri i dytë:

Një re e zezë e ka verbuar diellin
që të fiket fisi yrA i mallkuar
dhe s’do të dijë askush nesër
se këtu janë kënduar këngë për lirinë e dashur,
për fitoret që janë nxjerrë nga gjaku.

Zëri i tretë:

Më mirë të largohemi nga ky vend i nemur
na hupanat e rrugëve të shpuara,
na ushtarët e pluhrosur
po ikim më mirë
se s’do të kemi vend as ndër varre
le të mbetet mbrapa këmbësoria jonë e kuqe.

Zëri i katërt:
Po mbëtem në ujë
Ose veten po e vrasim si gjithmonë
ferra le të lulëzojnë
gjurmëve tona.

Zëri i pestë:

Jo, jo    u shkreh një zë i fortë në log,
këtu do të rrimë
si gjyshërit tonë më parë
ku dielli rreshk i ka fytyrat tona
si drithnajat ndër ara,
ku na kanë bërë heronj nënat ninullave të shpirtit
ku shkruar i kanë sytë tanë me puthjet e ngrohta
si flaka

Zëri i gjashtë:

Këtu do të qëndrojmë
edhe sikur të rrënohet mbi ne murana e qiellit
se më lehtë është të vdesësh ku të njohin,
ku të përcjellin i madh e i vogël gjer te varri
ku të përlotin vajtoret për të mirat e bëra,
ku mbetesh këngë e pashuar
se sa të digjesh shtigjeve të botës
i untë për tokë e varre…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ideali sokratik i qytetarit të mirë

September 23, 2023

Ik, pikëllimi im

September 22, 2023

Paratë e fituara me djersë

September 21, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

By adminSeptember 23, 2023

Sot, më datë 23 shtator 2023, ndërroi jetë mësimdhënësi/ kolegu ynë Bajram Ismajli (mësimdhënës…

Zhduket një person në Mamushë

September 23, 2023

Makarona të pjekur me mish të bluar

September 23, 2023

Më në fund, Adrola e pranoi indirekt lidhjen me Capital T

September 23, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

September 23, 2023

Zhduket një person në Mamushë

September 23, 2023

Makarona të pjekur me mish të bluar

September 23, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.