- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Në kuadër të zhvillimit të punimeve për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, kryetari I komunës Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u kryer në fshatrat Goshic-Gërmovë. Gjithashtu, u pa nga afër edhe puna që po bëhet në shtrimin e trotuarit në këtë pjesë./GJILANI INFO/
Një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan. Është një nga ato ushqime që shijohet tepër Nevojiten: ▪ 3 patëllxhanë, ▪ 2 domate, ▪ qepë, ▪ 300 g mish të bluar, ▪ 200 g kaçkavall, ▪ kripë, ▪ piper, ▪ rigon, ▪ kanellë, ▪ gjysmë tufe majdanozi. Për salcë beshameli: ▪ 50 g gjalpë, ▪ 2 lugë miell, ▪ ½ litër qumësht, ▪ kripë, ▪ piper Përgatitja: Priteni patëllxhanin në rrathë, qitni kripë, mbuloni me folie dhe lëreni gjysmë ore të lëshojë ujin. Fërgoni patëllxhanin në vaj ulliri. Në tiganin tjetër fërgoni qepën e…
Rita Ora dhe Taika Waititi tregojnë se si ishin miq dhe njiheshin shumë kohë para se të lidheshin
Rita Ora dhe Taika Waititi kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre pasi u martuan vitin e kaluar. Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” ka thënë se ajo dhe regjisori “ranë në këtë ritëm të jashtëzakonshëm” si miq, tre vjet e gjysmë përpara se gjërat të bëheshin romantike. Çifti u raportua se kishte filluar lidhjen në mars të vitit 2021, pavarësisht se ishin njohur vite më parë, shkruan HuffPost. Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Lionel Hahn/Getty Images) Në një intervistë të re për revistën “Glamour”, Rita foli se si ajo miqësi u shndërrua në një lidhje. “Ne thjesht…
Milioneri Steve Siebold beson se çdokush ka mundësinë që të bëhet i pasur. Dëshironi të bëheni të pasur? Për t’ju ardhur në ndihmë që të vlerësoni premisat tuaja, britanikja “The Independent” sjell 9 shenja që tregojnë se jeni në rrugë të gabuar. Teksa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjedhjet e mëposhtme nuk do ta bëjnë të shpejtë rrugën tuaj drejt pasurisë Mundoheni shumë për të ruajtur dhe pak për të fituar – Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që kurseni, të mos neglizhoni të fituarit para. Kurseni, por qëndroni gjithmonë të fokusuar si të bëni më shumë para.…
Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithcka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera. Por ka disa ushqime që në mënyrë efektive ndikojnë në përmirësëimin e shëndetit të trurit. Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve. Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit. Domatet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e…
Transferimi në Amerikë mbetet një mundësi konkrete për sulmuesin argjentinas Lionel Messi, kontrata e të cilit me PSG skadon në fund të këtij sezoni. Rinovimi i saj duket një mision i vështirë, duke parë pakënaqësitë që kanë të gjitha palët, përfshi edhe tifozët. “Pleshti” dëshiron të rikthehet te Barcelona, por vështirësitë financiare që ka klubi katalanas e ndërlikojnë këtë transferim. Për këtë arsye, oferta që vjen nga skuadra e Inter Miami, ku pronar është David Beckham duket mjaft interesante. Skuadra amerikane është gati t’i ofrojë Lionel Messit një kuotë aksionesh për ta bindur të transferohet në Amerikë këtë verë.…
Kapiteni i Kosovës, Amir Rahmani ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027 me opsion qëndrimi edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë, shkruan “Sky Sport”. “Qendërmbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për të vazhduar deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon. Asgjë nuk mungon në këtë marrëveshje, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejtë”, ka shkruar ky medium. 29-vjeçari ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar dy…
Sadete Tërnava Osmani S’jam gjykuese pse pushoj duke i vëzhguar emrat si lakohen qarqeve e jo rasave se si sytë përshpirtshëm luten për dëshirat e fshehura dhe kur flokët e borës e të vashave shkrihen ngrohtësive për pak kënaqësi herë krahëve të malit e herë të djalit Sigurisht jam intuitive kur kërkoj frymës t’ia lëshojnë vendin për fjalimin e saj vjetor mistik dhe real se t’jesh i thellë e bindur jam është bekim që e kupton vonë pasi t’kesh shkelur thumbave serikë duke e faturuar fundin se s’bën të jesh pushtues viktimë asnjëherë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka ndryshuar pozicion, pasi edhe pas dy ndeshjeve të muajit mars renditet në vendin e 107-të. Siç dihet “dardanët” barazuan në dy ndeshjet e parë kualifikuese “Euro 2024”, ndaj Izraeli (1-1) dhe Andorrës (1-1). Ndërsa në anën tjetër, Shqipëria luajti vetëm një ndeshje dhe e humbi ndaj Polonisë (1-0), prandaj ka rënë edhe për dy pozita në renditjen e FIFA-s. Tash kuqezinjtë renditen në pozitën e 68-të. Argjentina e Leo Messit është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para. Kjo vjen pas fitoreve në dy miqësoret kundër Panamasë dhe…
NGA FRAN GJOKA ( Shënime për librin me tregime “E puthura” të AndonAndonit ) Thuajse tërësisht letërsia e shkrimtarit devolli AndonAndoni, pjesën më të madhe të së cilës unë e kam shfletuar dhe shijuar prej vitesh, tetë librat me tregime, dy romanet, përfshirë edhe librin e fundit “E puthura” botim i shtëpisë botuese “Naimi” i adresohen fshatit. Subjektet, janë po nga fshati. Gjuha dhe koloriti është atje, mes lumit, gjelbërimit, korijes me lajthi… madje, duke dalë nga vetja, kam bindjen se shkrimtarët dhe poetët e Devollit, janë që të gjithë rrëfimtarë të përkryer sepse i tillë është mjedisi i…

