Author: admin

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është trim i fitores së Lilles, me rezultat 3:1 ndaj Lorient-it, në kuadër të kampionatit francez. Futbollisti Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të, ndërsa ka shënuar në atë të 89-tën dhe 90+1 për fitoren e madhe, 3:1. “Tornado e Zhegrovës përfshin Lorientin, Lille në top 5-sh. Hyrja e Zhegrovës shpëtoi Lillen, i cili në masë të madhe e meritoi fitoren.  Lille gjen top 5-shen e Ligue 1. Lorient ngec në vendin e 8-të”, ka shkruar mediumi francez “Le Figaro”.

Read More

Me fitoren 41:36 ndaj Lepencit, Drita e Gjilanit ka përmbyllur një kampanjë shumë të suksesshme. Skuadra me traditë nga Gjilani ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Rinor Selmani udhëhoqi Dritën drejt fitores, duke i shënuar 16 gola. Tetë gola i shënoi Agim Isufi, ndërsa shtatë i realizoi Landrit Mustafi. Drita e Gjilanit i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe me pikë maksimale, 28, ka siguruar titullin e kampionit. Drita në edicionin e ardhshëm garon në Superligë. Pas Dritës renditen Samadrexha, Vjosa, Lepenci, Prizreni, Istogu, Ulpiana dhe Dukagjini.

Read More

NGA BAKI YMERI Fjalët janë një ilaç për shpirtin dhe shpirti i fjalës nuk mund të gjendet vetëm përmes teksteve të shenjta, por edhe nga tekste të këtilla lirike që përfaqësojnë shpirtin fisnik të një poeteshe të jashtëzakonshme. Botimi i poezive të Beatrice të Silvia Sorescu në gjuhëm rumune dhe shqipe, do të ngjall një interes të veçantë te kritikët letrarë dhe poetëve në Rumani dhe Shqipëri. Përmes veprës së saj, autorja konfirmon mendimin se krijon sukses përmes profesionalizmit dhe karakterit. Kjo përzgjedhje e vlerave lirike të saj, është një provë interesi dhe vëmendje, jehonë dhe rezonancë që poezia…

Read More

Është përkujtuar sot në Sllatinë të Ulët, dëshmori Sherif Frangu, në 42 vjetorin e rënies. Për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, u bënë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë, ku pos familjarëve dhe të afërmeve, kurora lulesh vendosen edhe udhëheqës të Institucioneve komunale të Vitisë, bashkëveprimtarë të tij, këshilli i fshatit, udhëheqës të shkollës etj. Sherif Frangu, u vra me 3 prill të vitit 1981 në demonstratat e organizuara në Ferizaj./GJILANI INFO/

Read More

Me moton “Pastro Mjedisin”, Komuna e Vitisë që nga e shtuna më 1 Prill, ka hapur aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit, Sokol Haliti ndërsa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshëm lokal. Visar Demiri, Drejtor për Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitetet. Ai tha se do të largohen edhe deponitë ilegale në zona të ndryshme dhe ftoi qytetarët që…

Read More

Kosova ka pranuar gjatë muajit shkurt të këtij viti mbi 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Këto të dhëna kanë dalë nga Banka Qendrore e Kosovës e cila parashikon që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%, përcjell albinfo.ch. “Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje prej 6.0% (17.7% rritje në 2021). Ky ngadalësim mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadalësuar të aktivitetit ekonomik në Eurozonë, si dhe rritjes së inflacionit në vendet dërguese. Vlerësimet preliminare sugjerojnë për një rritje të remitencave prej 18.9% në janar 2023, përderisa parashikimet e BQK-së sugjerojnë rritje prej 6.7%…

Read More

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips ka folur për marrëveshjen e Ohrit të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë dakorduar me 18 mars. Sa i përket Asociacionit, Phillips ka thënë s çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës. “Emri i shoqatës nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave të shoqatës. Çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Preshevë, Bujanoviq dhe Medvegjë. Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje. “Gjatë natës vonë parashihen reshje bore”, ka bërë të ditur IHMK. Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore. Ndërsa, ditën e enjte…

Read More

Më 7 prill me fillim nga ora 19:00, Vali Ranch në Gjilan do të jetë vendi ku i gjithë qyteti i Gjilanit do të mblidhet. Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në krye me avokatin Arsim Vranovci ka organizuar eventin e lansimit të muzikës dhe videoklipit Himni i Gilanit nga Naser Berisha, një nga muzikantët më të njohur dhe më të respektuar në Kosovë. Idea dhe financimi për “Himnin e Gilanit” është e avokatit Arsim Vranovci, që është edhe pronar i Global Consulting & Development Associates (GCDA), që njëherazi është sponsorizues i këtij eventi. Himni i Gilanit është…

Read More

Shumë tifozë kanë shprehur prej kohësh admirimin e tyre për Lionel Messin duke bërë tatuazhe në trupat e tyre, dhe zakoni është shumëfishuar kjo që kur ai kurorëzoi karrierën e tij duke fituar Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar me Argjentinën. Por tani për herë të parë një nga shokët e tij i është bashkuar fanatikëve me tatuazhin e Messit. Mbrojtësi i Benficas, Nicolas Otamendi, që luajti ndeshje të shumta me Messin në kombëtare, duke përfshirë edhe shtatë në Katar, pak më shumë se tre muaj më vonë ai përfundoi tatuazhin për nder të gjeniut që i…

Read More