Author: admin

Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 29-të në Superligën  e Kosovës. Drenica do ta pret kampionin aktual Ballkanin, në një ndeshje ku dy skuadrat do të synojnë fitoren. Skuadra suharekase nuk është duke kaluar nëpër formë të mirë, pasi edhe në ndeshjen e fundit, e lëshoi fitoren në fund ndaj Malishevës. Në anën tjetër, Drenica është në rrezik të bie për herë të parë nga Superliga e Kosovës. Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër, Dukagjini do të ballafaqohet me Dritën. Ekipi nga Klina pasi mposhti Prishtinën, do të synojë të befasojë edhe liderin aktual…

Read More

Nga Ajete Zogaj Librat e njerëzve të ditur janë monumente, librat e njerëzve të paditur janë varre” – IsokratiProfili i një intelektuali Një jetë e tërë në shërbim të vendit të tij, në rrafshin politik, kulturor e intelektual. I vendosur e i guximshëm për ta thënë të vërtetën, edhe atëherë kur për dikë mund të jetë e hidhur… I matur dhe i saktë me shkrime publicistike e analiza, rreth realitetit që kaloi e po kalon Kosova… I kujdesshëm në vargëzimin poetik, edhe më i kujdesshëm në ruajtjen e pastër të gjuhës shqipe… I dashur dhe i adhuruar nga fëmijët…

Read More

Finalja e edicionit të 20-të të “Deutschland sucht den Superstar” u mbajt të shtunën. Lorent Berisha, shqiptari nga Zvicra performoi me këngën “Complicated, megjithatë zuri vendin e tretë, përcjellë albinfo.ch. Berisha shihej si favorit i këtij edicioni madje edhe si fitues. 19-vjeçari foli për ëndrrën e tij për të bërë këngëtar. “Nëse vërtet dëshiron të arrish diçka në jetë, është e mundur. Unë jam i bindur fort për këtë” është shprehur Lorenti para finales për 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Ajo çfarë e bën të veçantë Lorentin, sipas jurisë, ishte ngjyra e zërit të tij dhe karakteristika origjinale e këndimit në…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave që kanë ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të policisë thuhet se në dy raste të ndara, dy vajza janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe që nga dita e enjte nuk dihet për vendndodhjen e tyre. “13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë”, njofton policia. Në rastin e dytë thuhet se babi i vajzës që është zhdukur ka komunikuar me të…

Read More

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet kjo dramë vuajtjesh…

Read More

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës. Golin e parë në ndeshje e shënoi Billalli, në minutën e 12’. Mevlan Zeka me një gol në minutën e 31’ dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, dy skuadrat u pajtuan me këtë rezultat, pasi nuk pati ndryshim të rezultatit. Gjilani pas fitores mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Malisheva renditet në pozitën e tetë me 30 sosh.

Read More

“Në 24-vjetorin e Betejës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidari në fshatin Zhegoc”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni shtoi se në vazhdën e aktiviteteve të organizuara së bashkë me OVL-UÇK dega në Gjilan në nder të kësaj date të lavdishme, u tubuan në shkollën fillore në fshatin Kishnapole, për të cilën janë në proces të emërimit në emër të mësuesit dëshmor “Nijazi Osmani”. “Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftëtarët e lirisë e për humbjet e mëdha që i shkaktoi armikut.…

Read More

Mësuesi, pedagogu e punëtori shumëvjeçar në arsim, Ramadan Kurteshi nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, kontribuoi në edukimin dhe emancipimin e shumë gjeneratave në shkollën “Vatra e Diturisë. Ai u dalluar në punën edukativo-arsimore me nxënës, në aktivitetet e lira jashtë-mësimore, si dhe ka dhënë kontribut të vlefshëm në aktivitete atdhetare, shoqërore dhe kulturore. “Urime pensionimi arsimtari Ramadan Kurteshi . Në emër timin dhe të kolektivit të Shfmu ” Vatra e Diturisë” e falënderoj për angazhimin e pakursyer si në aspektin e  mësimdhënie e po ashtu në të gjitha sferat e  jetës shoqërore, politike, shkollore dhe ekonomike. Nga zemra…

Read More

“Po ballafaqohemi me punime të ngadalshme, të vonuara dhe me shumë probleme në rrugët magjistrale, projekte këto për të cilat ne si LDK i kemi punuar shumë për mobilizim financiar”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), dega në Gjilan, gjatë një konference ku tha se po paraqet shqetësimet dhe problemet me projektet lokale, regjionale e nacionale. Haziri shtoi se përveç vonesave e problemeve teknike, kemi parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan-Livoç të Ulët -Kllokot, e cila nuk po ndërtohet sipas projektit. Rruga hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo…

Read More

George Orwell Rreth një vit më parë mora pjesë në një takim të Shoqatës së Shkrimtarëve P.E.N[1], me rastin e 100-vjetorit të Areopagiticas[2] së Miltonit, një pamflet, siç mund ta kujtoni të gjithë, që mbron lirinë e shtypit. Fraza e famshme e Miltonit për mëkatin e “vrasjes” së librit ishte shtypur në fletëpalosjen që reklamonte taki­min dhe ishte shpërndarë më parë. Në podium ishin katër folës. Njëri mbajti fjalim për lirinë e shtypit, por vetëm në Indi, një tjetër u shpreh me ngurrim dhe me fjalë shumë të përgjithshme, se liria ishte gjë e mirë; një i tretë sulmoi ligjet që…

Read More