Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Arben Shabani, shefi i mbi 700 punëtorëve në energjetikë
Diasporë

Arben Shabani, shefi i mbi 700 punëtorëve në energjetikë

adminBy adminApril 26, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Motivimi im nuk është të jem më i pasuri. Unë e marr motivimin kur zhvilloj ose zbuloj diçka që i ndihmon shoqërisë të jetojë me efikasitet dhe komfort më të lartë”, thotë Arben Shabani, menaxher i lartë në Hitachi Energy 

Arben Shabani është një menaxher i suksesshëm që punon në kompaninë e madhe ndërkombëtare, me seli në Zvicër, Hitachi Energy. Ai udhëheq me një njësi të madhe në Hitachi Energy, me mbi 700 punëtorë, e cila zhvillon, ndërprerësit dhe shpërndarësit e tensionit të lartë prej 66 mijë deri 1100 mijë volt, në gjithë botën. 

Arbeni, në një intervistë për Albinfo.ch flet për rrugën e tij jetësore, motivimin që ka pasur për të arritur këtu ku është sot, për sfidat, planet etj.  

Albinfo.ch: Cili është ky rrugëtim që ju solli deri këtu për të menaxhuar një kompani zvicerane me qindra punëtorë? 

Arben Shabani: Erdha si 16 vjeçar në Zvicër dhe fillimisht mësova gjuhën gjermane në disa kurse integruese. Pasi që nuk kisha vizituar shkollë të rregullt në Zvicër mu dha e vetmja mundësi: të filloj mësimin e një profesioni (Lehre) te kompania ndërkombëtare ABB.
Aty filloi arsimi profesional dhe karriera ime, kisha mundësinë që çdo 3-4 vjet të ushtroj një pozitë të ndryshme në një kompani të madhe me famë botërore, teknologji të jashtëzakonshme dhe me prodhime e eksporte pothuajse në të gjitha shtetet. Kështu që herët mu dha mundësia të vizitoj klientët, fabrikat dhe furnizuesit në shumë vende të botës. Kjo më ka ngjallur pasionin për tu marrë me kultura e vende të ndryshme. Gjatë këtyre viteve po ashtu përfundova studimet në inxhinieri të elektroteknikës dhe bëra një Master Shkencor të Ekonomisë dhe Menaxhmentit.  

Sot unë jam drejtor gjeneral, udhëheq dhe kam përgjegjësinë për një njësi të madhe në Hitachi Energy e cila zhvillon, prodhon dhe instalon ndërprerësit dhe shpërndarësit e tensionit të lartë prej 66 mijë deri 1100 mijë volt, në gjithë botën. Aktualisht kam mbi 700 punëtorë, me një treg shumë të fuqishëm që po nxitet nga tranzicioni i energjisë. Po ashtu jam krenar që i kemi realizuar disa projekte për Kosovë siç është projekti në Ferizaj dhe ai në Fushë Kosovë.  

Albinfo.ch: Si e vlerëson çështjen e energjisë dhe zhvillimet e fundit me tranzicionin energjetik? 

Arben Shabani: Prodhimi i rrymës së gjelbër (prodhimi me erë dhe solar) e ka decentralizuar transmetimin e rrymës elektrike. Energjia nuk prodhohet ku është konsumatori, po prodhohet ku është klasa më e lartë e efikasitetit. Kjo nënkupton transmetimi i rrymës ka distanca më të mëdha që kërkon teknologji të reja (siç janë transmetimet me rrymë të vazhdueshme HVDC), me shumë sisteme të integruara dhe kapacitete të gjenerimit të cilat duhet të balancohen.
Elektrifikimi i automjeteve apo data centers shtojnë kërkesat për energji. 

Kriza aktuale ka treguar se duhet menduar për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit, dhe sanksionet kundër Rusisë kanë nxitur projekte gjigante për prodhimin e gazit të lëngshëm (LNG) si per shembull që po instalohen në Katar dhe SHBA.  

Albinfo.ch: Në këtë kompani ka të punësuar edhe shqiptarë, cilat janë përvojat që keni me ta? 

Arben Shabani: Ne kemi disa shqiptarë të punësuar në Zvicër që janë shumë kompetentë dhe kanë pozicione të ndryshme. Kemi edhe shembuj që ishin për Hitachi Energy në vende të ndryshme të ndërtojnë fabrika apo për zhvillimin e tregut në Kinë, Brazil dhe Kolumbi. Shqiptarët janë në përgjithësi shumë të zellshëm, të motivuar dhe kanë sjellje të mira.  

Albinfo.ch: Cilat janë vlera që ju kanë bërë ju të suksesshëm? 

Arben Shabani: Dëshira për punë e vullneti për të arritur diçka të veçantë, respekti për njerëz me prejardhje e kultura të ndryshme, resilient dhe aftësia të mësosh nga çdo situatë.  

Albinfo.ch: Robert Orben ka një shprehje “Çdo mëngjes zgjohem dhe shikoj listën e më të pasurve, në Forbes. Nëse nuk e gjej veten aty, shkoj dhe punoj më shumë”. Cili është motivi për të cilin shkoni në punë çdo mëngjes? 

Arben Shabani: … “qeshem”, jo motivimi im nuk është të jem më i pasuri. Unë e marr motivimin kur zhvilloj ose zbuloj diçka që i ndihmon shoqërisë të jetojë, veprojë me efikasitet dhe komfort më të lartë. 

Albinfo.ch: Çfarë duhet të kenë të rinjtë sot për të qenë të suksesshëm në tregun e punës dhe në ndërmarrësi? 

Arben Shabani: Po e përshkruaj me tri fjali: “provo, mos ngurro”;  “merre rrugën e duhur, mos e merr rrugën më të lehtë”; dhe “progreso, mos stagno”. Që të jesh sot i suksesshëm, përveç arsimimit duhet edhe të jesh mendje hapur (open minded) ndaj kulturave, besimeve, mendimeve të ndryshme, po ashtu shumë me rëndësi është edhe networking (puna në rrjet).  

Kush është Arben Shabani? 

Jam 43 vjeçar, jetoj në Zürich me bashkëshorten dhe dy fëmijë të cilët më mbështetin në çdo situatë dhe më japin shumë energji pozitive. 

Kam pasion dhe motivim të merrem me gjëra komplekse, më së miri, gjërat me të cilat nuk ja ka dalë ende askush, më frymëzojnë të ballafaqohem me to. Si per shembull jam pronar i shumëfishtë, i 12 shpikjeve (patenteve). 

Po ashtu angazhohem për arsimimin profesional të të rinjve, ku jam në Bordin e Drejtoreve të LIBS (Industrielle Berufslehren Schweiz), e cila aktualisht arsimon më shumë se 1000 të rinj.  

Në kohen e fundit angazhohem me dëshirë në Swissalbs. Swissalbs është një organizatë që bashkon komunitetin shqiptaro-zviceran me qëllim që t’i frymëzojë të bashkëpunojnë e të bashkëkontribuojnë në fushat e edukimit, ekonomisë, politikës dhe kulturës.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbyti shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon 22 vjet burg për autorin

November 16, 2026

Dhimbje në familjen Abazi, 24-vjeçari Adrian Abazi ndahet nga jeta në Gjermani

November 11, 2026

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.