Author: admin

Ylli i Kosovës, Milot Rashica po shkëlqen në klubin e tij Galatasaray. Që nga huazimi i tij drejt gjigantit turk, kosovari ka treguar paraqitje tejet të mira. Ai tashmë është pjesë e padiskutueshme e formacionit në Galatasaray. Përveç me gola, ai ka kontribuuar edhe me asistime dhe lojë të bukur. Së fundmi ai shkëlqeu në fitoren e thellë të tyre 6:0 ndaj Kayserispor. Milot Rashica shënoi në minutën e 24′ të ndeshjes, pas asistimit nga Mauro Icardi. E forma e tij e mirë edhe këtë xhiro ka bërë që shumë medie ta zgjedhin atë pjesë të formacionit të javës.…

Read More

MAKI BEQIRI ASLLANI  Nusret, Zoti të ka zbrit në barkun diellplot të asaj none ndoshta për asgjë tjetër veç për t’i dëshmu botës, me zë, me flet me Gjakë shpirti, kush është Serbia…, o medet, po dënes saherë të dëgjoj, saherë të lexoj, saherë kujtoj, e di që, bota e di, dhe e di që bota ka gjen kriminal. Nuk e di, kjo intervistë e radhëve të gjata të intervistave tua, dëshmon për, parasëgjithash një njeri të veçantë, së dyti, një shqiptar që ,,dhunshëm” do të n’a mësoj të vërtetën për gjenocidin mbi fëmijët tonë. Kjo i ngjanë aq fort…

Read More

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve. Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja. Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi dhe aksidentit ishin në orar pune. Bushi…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan një personi i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj. Siç njofton Policia, një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h. “Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh, rruga për Kamenicë. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për muajin shkurt. Sipas ASK-së ka rënie prej 15% në natalitet që nga muaji janar. “Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shkurt janë regjistruar 1804 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 947 dhe femra 857 Krahasuar me muajin Janar 2023 kemi rënje të numrit të lindjeve për (-15%)”, thuhet në publikimin e ASK-së Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur. Sa i përket kurorëzimeve ka rënie prej 34%…

Read More

Parlamenti Evropian sot e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave…

Read More

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot për nder të Natës së Kadrit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje skamnorësh, të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit. Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si: therrtoren “Malësia”, restorantin “Astoria” dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje…

Read More

Një person nga fshati Bushnicë e Novobërdës, është zhdukur që nga dita e shtunë. Rastin në polici e ka paraqitur djali i viktimës. “Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij”, ka njoftuar policia. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë gazetës britanike, The Times, se është i shqetësuar se Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë ta “rishkruajë historinë”. “Ata e çliruan Kosovën, ata e duan Perëndimin… tani ata akuzohen për krime lufte”, është titulli i artikullit të gazetës londineze, që e ka marrë edhe qëndrimin e Kurtit në lidhje me nisjen e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti ka thënë se kurrë nuk e ka mbështetur Gjykatën Speciale. “Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po…

Read More

Dukagjini dhe Drita kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ndeshja filloi e barabartë, me dy skuadrat që luanin me kujdes të shtuar përpara. Por, në minutën e 44-të, filloi festa e hershme e vendasve, kur kaluan në epërsi. Mirëpo, VAR-i i zhgënjeu ata, duke bërë me dije se njëri prej lojtarëve të tyre ishte në pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, kishte raste shënimi, por jo edhe konkretizime. Dy portat mbetën të paprekura, duke bërë që pikët të ndaheshin në Klinë. Drita ka rënë në vendin e dytë…

Read More