- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Raporton në polici një femër në Gjilan se është ngacmuar seksualisht nga taksisti pasi e kishte dërguar në një vend të panjohur
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. Rasti ka ndodhur të martën në ora 05:15. “Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin policor. I dyshuari është arrestuar dhe…
Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale, subjekteve politike, policisë, të OVL- UÇK-së, bashkëluftëtar, e qytetar të Pozheranit dhe të tjerë bënë homazhe pranë varrit të dëshmorit dhe vunë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu, homazhe u bënë edhe tek shtatorja e dëshmorit në qendër të Pozheranit. Mejdi Korrani ra në betejën e lavdishme të Koshares më 19 prill 1999./GJILANI INFO/
Falenderohet eurodeputeti Lukas Madl për kontributin dhe votimin që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën schengen
Mandl ishte zëri më i fuqishëm në parlamentin Evropian që qytetareve të Kosovës t’i jepet mundësia për të udhëtuar në zonën schengen pa vizë, ka thënë Avokati Arsim Vranovci, President i Shoqatës se Miqësisë Kosovë-Austri . Vranovci ka falënderuar edhe Eurodeputetin Mandl për kontributin dhe votimin që qytetarët e shtetit të Kosovës të udhëtojn pa viza në zonën schengen. Pas votimit në Parlamentin Evropian ku përfundimisht qytetarët e Kosovës nga 1 Janari 2024 do të udhëtojnë pa viza në zonën schengen, Avokati Arsim Vranovci ka falenderuar mikun e tij të ngushtë Eurodeputetin Lukas Mandl. Mandl ishte zëri më i…
Parlamenti Evropian sot miratoi vendimin për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës, jo më larg se 1 janari i vitit 2024. Liberalizimi i vizave mundëson lëvizjen e lire pa viza në shtetet e zonës Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete anëtare: Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra. Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe. Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, e drejtorë komunal kanë bërë homazhe me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati. I pari i komunës ka thënë se falë sakrificës së dëshmorëve që dhanë jetën e tyre, ne tani gëzojmë lirinë. “Jeta dhe vepra e të gjithë dëshmorëve për lirinë e vendit nuk do të harrohet kurrë. Falë tyre ne tani gëzojmë e jetojmë të lirë. Lavdi”, ka thënë ai./GJILNI INFO/
Sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, me një aktivitet simbolik ka shënuar Ditën Evropiane të Drejtave të Pacientit. Me këtë rast mjekët familjarë të QKMF-së në Viti dhe QMF në Pozheran me pacientët e rastit kanë biseduar rreth përzgjedhjes së mjekut familjar, konkretisht pra synimit që Ministria e Shëndetësisë po planifikon ta arrij së shpejti në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është biseduar për të drejtat e pacientëve si dhe përgjegjësive apo obligimeve që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore . Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe udhëheqësit e shëndetësisë në Viti,…
Është pritur në një takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish reprezentuesi i parë shqiptar në kombëtaren e Zvicres, Milaim Rama. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të mbështetur futbollin vitias, përkatësisht ekipin e futbollit Vllaznia drejt elitës kosovare të superligës. Në takim ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e KF “Vllaznia” e Pozheranit, u propozua që të merret iniciativa edhe nga kryetari Haliti, por edhe nga ish-futbollisti Rama që të ketë diskutime me mërgatën, në mënyrë që të gjenden forma për ta përkrahur./GJILANI INFO/
Sot është mbajtur konsultimi publik rreth propozim rregullores për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë. Drejtori i Shërbimeve Publike, Basri Aliu, tha se kjo rregullore ka për qëllim funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik. Pjesmarrësit e këtij takimi kanë shprehur disa vërejtje lidhur me mos grumbullimin e mbeturinave nga kompania përgjegjëse, në disa vende ku ka pak shtëpi. Ndërsa, në pyetjen rreth klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave, Destan Abdyli, Zyrtarë Komunal nga DSHPE, tha se në këtë rregullorë janë të përfshira klasifikimi dhe riciklimi i mbeturinave por edhe gjobat për…
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. “Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, ka thënë kryetarja e PE-së, Roberta Metsola. Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet…
Kryetari Rahimaj: Tri asete të Kamenicës do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese-restauruese
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se tri asete të Komunës së Kamenicës, të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese – restauruese në kuadër të Projektit “Masat preventive – intervenime emergjente” i implementuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës. Sipas tij, këto monumente do të marrin trajtim të duhur për të siguruar ekzisitimin e tyre të mëtutjeshëm. “Tri asete të Komunës së Kamenicës, të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese – restauruese në kuadër të Projektit…

