Author: admin

Krahas investimeve të vazhdueshme në hapësira e mjete të përshtatshme për nxënësit e profesorët e shkollave të komunës sonë, së bashku me drejtorin e FKEE-së, Ahmet Ismaili dhe bashkëpunëtorë, sot morrëm pjesë në përurimin e investimeve infrastrukturore dhe të masave të efiçiencës së energjisë, në Shkollën e Mesme të Teknikës “Mehmet Isai”, në vlerë afro 346 mijë euro. Afro 150,00.00€ është vlera e investimeve nga komuna e Gjilanit, të cilat përfshijnë dyshemetë e korridoreve, klasave, sanitarinë e nxënësve dhe mësimdhënësve, perdet në kabinete, dyert si dhe investime të tjera në infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme. Ndërkaq, në vlerë…

Read More

Din Mehmeti Kam bredhur rrafshit të Dukagjinit me tupan të plasur pas shpinde, prej dasmës në dasëm prej lindjes në lindje duke ngritur zërin e kullave mbi re të nxira, unë tupanxhiu i djegur. Hej,    krismë është emri im, krismë është jeta dhe vdekja ime! 2 Mos t’ju vijë çudi që në shumë vende më ka plasur balli si gjollës së rjepur në verë pritjeve të ditëve të mëdha përcjelljeve të kohërave të vdekura. Mos t’ju vijë çudi që agimet e mjegulluara e njohin veten në sytë mi, plot ëndrra të idhta të kësaj toke: I Më kujtohet një kohë…

Read More

Me 150 euro është gjobitur një shofer pasi me automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë. Policia njoftoi të enjten se ky veprim bie ndesh me rregullat e trafikut dhe rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Ndaj, kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe dy pikë negative si dhe i është konfiskuar patentë-shoferi për tre muaj. “Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e…

Read More

Në vazhdën e takimeve për thellim bashkëpunimi me organizata dhe institucione tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Imri Demelezi. Kryetari Hyseni dhe zëvendësministri Demelezi diskutuan për sfidat që hasin në këtë sektor dhe projektet që parashihen si përgjigjje ndaj këtyre sfidave, në mënyrë që zhvillimi bujqësorë të marrë kahjen e duhur. Pas takimit, palët vizituan qumështoren “KABI”, e cila është pikë grumbulluese e qumështit të fermerëve të Gjilanit, dhe është kompani që ofron të gjitha produktet e bylmetit. Poashtu, u vizitua edhe ferma “Mendy”, në…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. “Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompanisë 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu”, ka njoftuar FSK-ja.

Read More

Nga: Moikom Zeqo Franc Kafka (Franz Kafka) e ka njohur dhe ka qenë adhurues i aktorit Aleksandër Moisiu. Në “Ditarin e tij” Kafka flet për Moisiun për përshtypjet e një takimi në 28 shkurt 1912: “3 Mars. Më 28 shkurt isha tek Moisiu. Ka një paraqitje jo të natyrshme. Rrinte ulur dhe në dukje dukej i qetë; vetëm duart i mbante zakonisht të bashkuara përmbi gjunjë, sytë ia ngulte librit dhe lëshonte zërin e tij që i ngjasonte atij të një njeriu që është duke vrapuar. Salla kishte akustikë të mirë. Nuk humbiste asnjë fjalë edhe po të ishte…

Read More

Jasir Asani fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë me debutimin te Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë. Ishte një prej më të mirëve të takimit që dalluan nga të tjerët te kuqezinjtë. Në një intervistë të fundit për “Kleagueunited” në Korenë e Jugut, Asani ka treguar arsyen se pse nuk zgjodhi Maqedoninë e Veriut përpara Shqipërisë. “Kam marrë ftesën e Kombëtares vetëm pesë ditë para grumbullimit të tyre. Gjithmonë kam qenë në pritje për Kombëtaren dhe ishte ndjenja më e mirë. Do të jap gjithçka, shpirtin për Kombëtaren, gjithmonë”, ka thënë Asani. “Unë kam luajtur për Maqedoninë e Veriut,…

Read More

E butë, e ëmbël si fjollë bore Për kazandibi nuk janë të nevojshëm artikuj të shtrenjtë, por kujdesi dhe durimi, transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 1 litër qumësht; – 3 lugë miell orizi (bën edhe miell gruri), – 3 lugë nisheste; – 1 gotë sheqere të imët; – 50 g gjalpë apo margarinë; – 1 të verdhë të vezës; – ½ gote sheqer pluhur; – pak gjalpë për lyerje të tiganit; – pak miell kokosi apo fëstëkë të bluar për zbukurim. Përgatitja: Në qumësht shtoni sheqerin e imët dhe qiteni në pllakë shporeti që të vlojë. Gjatë asaj kohe tundni…

Read More
VIP

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka festuar ditëlindjen e saj të 39-të. Me këtë rast urimet e shumta nga familja, ndjekësit dhe rrethi i ngushtë nuk kanë munguar për këngëtaren. Ajo e shënoi këtë përvjetor në një fotosesion shumë të veçantë të realizuar bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Huseyin Usta dhe dy fëmijët e tyre: Ivy Blue dhe Icon. “Ditëlindja ime e parë me Ivy dhe Blue Icon. Jam shumë e lumtur t’ju kem ju të dyve në jetën time, fjalët s’mund ta përshkruajnë sa shumë mami ju do ju, faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare…

Read More

Shumë shpesh përmendet koeficienti i inteligjencës (IQ) dhe rëndësia që ka. Mirëpo, ekziston edhe inteligjenca emocionale që luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë dhe në synimet që i kemi për një karrierë të bujshme. Inteligjenca emocionale në “Forumin Botëror Ekonomik” ishte ranguar si shkathtësia e 6 nga 10 të tilla, që punonjësit duhet ta posedojnë për të pasur sukses në karrierë. Çka është inteligjenca emocionale? Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia e personit për perceptimin, kuptimin, menaxhimin e ndjenjave dhe emocioneve si dhe shfaqja e empatisë karshi personave tjerë, e që do të thotë se ka rëndësi qasja…

Read More