Author: admin

Poliglote, diplomate, aktiviste për të drejtat njerëzore, anëtare e Aleancës Rinore Botërore, ambientaliste dhe poete, Mihane Beqiri ka për qëllim ta bëjë Kosovën një vend më të mirë dhe t’i tregojë botës. Shumë të rinj shqiptarë janë duke arritur suksese në profesionet që kanë zgjedhur të punojnë. Patjetër që njëra nga këto është edhe shqiptarja Mihane Beqiri, transmeton albinfo.ch. Ajo shquhet si në formimin intelektual, profesional dhe etik, sepse bota e saj, angazhimet dhe ambiciet kanë të tjera dimensione. Mihane Beqiri është një diplomate e re, aktiviste mjedisore dhe poliglote që flet rrjedhshëm pesë gjuhë, ajo tashmë ka lënë…

Read More

Produktet e prodhuara në Kosovë në disa raste çmimet i kanë më të larta se ato të importit në tregun kosovar. Prodhuesit vendorë nuk po i bëjnë ballë konkurrencës së padrejtë në treg. Për këtë, prodhuesit kritikojnë tregtarët se po ndikojnë me marzhën e fitimit të tyre. Klubi i Prodhuesve fajëson tregtarët, ndërkaq Oda Ekonomike e Kosovës fton institucionet përgjegjëse të bëjnë një analizë në treg për të parandaluar këtë fenomen. Megjithatë, për një nga prodhuesit vendor në vend, është e papranueshme që çmimi i produkteve vendore të jetë më i lartë se ai i importuar. Kryetari i Klubit…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë. Siç njofton Policia, një grua është rrahur nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati. “Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati)”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Read More

Grupi i auditimit social në Kamenicë ka prezantuar të gjeturat lidhur me monitorimin e projektit “Shpërndarja e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisockë në Komunën e Kamenicës”. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se e mirëpret iniciativën që tani e tutje do të ketë një grup të auditimit të përbërë kryesisht nga qytetarët dhe përfaqësues të OJQ-ve, të cilët tani e tutje do të monitorojnë projektet e ndryshme. Sipas tij do të punohet që të dhënat e gjetura të përmirësohen./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Degë së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lufti Haziri, në 24-vjetorin e masakrës e tmerrshme që përjetuan fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit. Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri. “Ky është 24-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra…

Read More

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Walker tha se atij vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të dëshmojë për ish-krerët e UÇK-së. “Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit komunal dhe Drejtorët e Drejtorive komunale në 24 vjetorin e masakrës së Llashticës kanë bërë homzhe tek varri i të rënëve. Hyseni gjatë homazheve kujtoi se masakra e Llashticës ishte një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit serb dhe se gjaku i të rënëve është gjaku i lirisë. Mes tjerash, Hyseni tha se kjo masakër është plagë e hapur sepse për mijëra serbë që kanë kryer krime, ende nuk ka veprime nga gjykatat ndërkombëtare. 24 vite më parë, forcat paramilitare serbe vranë 26 banorë të…

Read More

Shkroi: Arben Kurteshi Rinia jonë mendjendritur nuk e lëshon vendin se ajo nuk e do punën, por pikërisht se ajo atë e do, dhe e kërkon edhe jasht vendit! Ato vende pune që i gjejnë nëpër shtete të huaja të sillen në vendin tonë, dhe kjo është punë dhe detyrë e institucioneve shtetërore. – Ulja e barrierave ligjore për investor. – Krijimi i kushteve ligjore, siguria ligjore për investor. – Përpilimi i përbashkët i kushteve dhe ligjeve me investorët në përputhshmëri me ligjet e Kosovoës e ato ndërkobëtare. – Krijimi i kushteve të sigurisë sociale, sigurime të qëndrueshme shëndetësore dhe…

Read More