- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
“Të jesh i doktoruar në Zvicër është një privilegj dhe nder, si në aspektin moral, financiar dhe në aspektin shoqëror”, thotë Dr. Ylber Qusaj, doktorant i farmacisë Ylber Qusaj, është doktor shkence në Zvicër. Ka përfunduar me sukses studimet e larta për mjekësi dhe mban titullin “Doktorant” në farmaci. Tani ushtron profesionin e tij si ekspert për shkencë, teknologji dhe prodhim të medikamenteve të reja klinike dhe komerciale në kompaninë Lonza AG, Stein, Zvicër. Ai tregon për revistën Albinfo.ch rreth punës së tij si farmacist, jetës, sfidave, migrimit dhe ambicieve të tij për të ardhmen. Pa dyshim biografia e…
Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që Shqipërinë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë. Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19 për qind i mesatares evropiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22 për qind. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë e Hercegovina. Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë…
Temperaturat e larta të këtij fillim viti kanë bërë që qytetarë të ndryshëm në Vlorë të nisin plazhin. Ata nuk i kanë rezistuar motit me diell në këtë ditë të dytë të vitit, duke shijuar detin në mes të dimrit. Të rinjtë kanë notuar, ndërsa moshat e treta janë mjaftuar me marrjen e rrezeve të diellit. Duket se dimri në këtë qytete është ende larg. Java e parë e janarit ka nisur nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që orët e para të së hënës të sjellin dominim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat…
Pak minuta pas ndërrimit të moteve ka ndërruar jetë gjinekologu i njohur nga Gjilanit Dr. Shaban Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë bërë të ditur se Rexhepi ka ndërruar jetë disa minuta pas ndërrimit të moteve, shkruan Gazeta Shneta. “Sonte pak minuta pas mesnate ndrroi jete dr.Shaban Rexhepi,njeri nder Gjinekologet e pare te Anamoraves”, ka shkruar një familjar i të ndjerit. Dr. Shaban Rexhepi i lindur ne Llashticë të Gjilanit, studimet e Mjekësisë i kreu në Universitetin e Shkupit duke vazhduar pastaj me Specializimin në Universitetin e Zagrebit. Doktori punoi ne…
Në shkollë fillore “Emin Duraku” në Prishtinë që nga paslufta organizohet mësim intensiv për personat që kanë ndërprerë shkollën për arsye të ndryshme. Një ndër to është edhe Xhevrie Sejdiu e cila në moshën 54 vjeçare është duke përfunduar klasën e 8. Për Tëvë 1 ajo ka rrëfyer se si erdhi deri të vendimi për të rinisur shkollimin fillor. Ajo nga Ferizaj çdo ditë udhëton në Prishtinë për të ndjekur orët mësimore. Për të ardhur nga Fshati i Vjetër i Komunës së Ferizajt, asaj i duhet të ndërrojë 3 autobusë. Por, kjo gjë nuk ia ndal vazhdimin e jetësimit…
Situata me barrikadat e trazira në veri nuk është e re. Të gjitha qeveritë synonin futjen nën kontroll të tij dhe largimin e elementeve kriminal aty. Teksa po tentohej që të sigurohej e të ruhej vendi, dikush u lëndua e dikush e pësoi me jetë në krye të detyrës. Derisa në vitin 2011, po bëheshin përpjekje që të merreshin nën kontroll pikat kufitare, polici i njësisë speciale Enver Zymberi u qëllua me armë zjarri që i shkaktuan plagë vdekjeprurëse. Që nga ajo ditë, familjen Zymberi nga Vushtrria e ka kapluar dhimbja. Paralelisht me dhimbjen, familjarët ndihen edhe krenar me…
Arsenali thellon edhe më shumë epërsinë në renditjen e tabelës në Premier League në futboll. “Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat 4:2 ndaj Brighton-it, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Amex”. Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar duke dhënë maksimumin për trepikëshin e madh të skuadrës londineze. Për Arsenalin realizuan Saka (2′), Odegaard (39′), Nketiah (47′), Martinelli (71′) dhe për Brighton shënuan Mitoma (65′) e Ferguson (77′). Pas javës së 18-të, Arsenal kryeson me 43 pikë, ka shtatë më shumë se Manchester City dhe Brighton zë pozitën e tetë me 24 sosh.
NGA MIFTAR ZAGRAGJA Në mesin e mërgatës shqiptare mund të gjejmë ekspertë të të gjitha fushave që kanë një nivel të lartë profesional dhe që janë dëshmuar e kanë bërë emër në politikë, mjekësi, teknologji, ekonomi, arsim, kulturë dhe sport. Mirëpo, ky fakt sikur anashkalohet kur është fjala për vlerësimin e tyre me çmimet e ndryshme të fundvitit që tashmë në Kosovë janë bërë tradicionale në shumë fusha. Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë që kishte dhe ka mërgata, jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për trojet e tjera shqiptare. Mirëpo, kjo vetëdije…
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi Kosova ka tre medalje të arta olimpike, që shumë shtete ende nuk e dijnë se çfarë është medalja e bronztë se lere më e arta olimpike. Këto medalje i ka Kosova falë punës profesionale të Driton Kukajt. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Gjakova, mbretëreshat tona, të artat olimpike. Driton Kuka me punën që po e bën, me garuesit që ka zbuluar dhe formuar dhe po zbulon e formon, po e lë botën pa fjalë. Drita Kuka është mbret i sportit të Kosovës. Është trajneri më i mirë i të…
NGA GABRILA MUJAJ “Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është folur, përfolur dhe kënduar kënga folklorike për plot një shekull e disa dekada”. Romani ” Çou Rexho-Çou Djalo”, bën fjalë për historinë e Rexhës, djalin e Shahes dhe Feratit, të cilin thuhet ndër gojëdhëna e këngë folklorike që e vrau kali ditën e dasmës. “Kënga popullore u ruejt me besnikëri dhe pati jehonë në jetën e përditshme, në kujtesën e kohës, por dhe në botimet social-kulturore, ndonëse të pakta. Madje mund të themi se e tërë krijimtaria popullore, përfshi këngët, gojëdhanat,…

