Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
  • Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
  • Moti sot
  • Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
  • Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
  • Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
  • Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Mbi romanin “Çou Rexho-Çou Djalo”, të autorit, Sokol Demaku!
Kulturë

Mbi romanin “Çou Rexho-Çou Djalo”, të autorit, Sokol Demaku!

adminBy adminJanuary 1, 2023Updated:January 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA GABRILA MUJAJ

“Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është folur, përfolur dhe kënduar kënga folklorike për plot një shekull e disa dekada”.

Romani ” Çou Rexho-Çou Djalo”, bën fjalë për historinë e Rexhës, djalin e Shahes dhe Feratit, të cilin thuhet ndër gojëdhëna e këngë folklorike që e vrau kali ditën e dasmës.

“Kënga popullore u ruejt me besnikëri dhe pati jehonë në jetën e përditshme, në kujtesën e kohës, por dhe në botimet social-kulturore, ndonëse të pakta. Madje mund të themi se e tërë krijimtaria popullore, përfshi këngët, gojëdhanat, mitet, legjentat etj.,ka jetuar gjatë në popull sepse i është përcjellë brezave si një trashëgimi e vyer, duke ruajtur vazhdimisht të gjalla vlerat kulturore dhe ato të traditës sonë shekullore.

Ngjarja e treguar në këtë libër është reale, e ndodhur në Stubëll dhe Jabllanicë të Kosovës Lindore, këtu e mbi njëqind vjet më parë, por personazhet janë të krijuara nga autori.

Autori

Qaza dhe Ferati, ishin dy vëllezër që bënin një jetë normale dhe që kishin krijuar familjen e tyre. Qaza ishte i martuar me Mihanen, ndërsa Ferati me Shahen, me të cilën do të sillte në jetë Rexhen, personazhin kryesor të këtij romani. Jeta e dy vëllezërve edhe mund të kishte shkuar mirë dhe në paqe, me një mirëqënie, harmoni, ngrohtësi e dashuri familjare. Të bashkuar dhe të lumtur, po të mos ekzistonin ato ndjenja që kanë lindur bashkë me botën dhe që do mbarojnë po me botën: zilia, xhelozia, ambicja e pasurisë!

Mihanja është një grua smirëzezë dhe intrigante, e cila shfrytëzon terrenin e volitshëm të një zemre të dobët e të ligësht si ajo e Qazës, për të realizuar planet e saja kobëzeza. E ndërsa Ferati ndërron jetë papritmas, Shahja mbetet si një qingj mes ujqërve, viktime e ekspozuar krejtësisht përsekutuesve të saj, objekt ku vihen në jetë traditat e hershme, të cilat që në zanafillen e tyre duket se u krijuan vetëm për të shtypur e poshtëruar gruan. Por, përveç se një grua të fyer dhe të poshtëruar, të përdhosur në nder e moral, të shkelur në dinjitetin e saj, shohim dhe një nënë e cila për hir të dashurisë për të birin, arrin të sakrifikoje krejtësisht jetën e lumturinë e saj.

E zënë në kurth, nga rrjeta e “merimangës së zezë”, Mihanës, ajo detyrohet që të bëhet gruaja e dytë e kunatit të saj.

Do mote më përpara, pata dëgjuar për herë të parë këngën e Rexhës! Në fillim nuk e kuptoja dhe mendoja se ishte ndonjë tekst i trilluar, por tepër i dhimbshëm. Aq më trishtonte, saqe nuk kisha as guximin për të pyetur në ishte histori e vërtëtë apo jo. Një ditë pata pyetur babain:

– Babo, si është puna e Rexhës?

“E ka vra kali ditën e dasmës, mor babë”, – m’u përgjigj!

E pyeta ma gjatë, por nuk është se kishte shumë për të më treguar. Mesa duket ishte një histori e vjetër që ishte përcjellur gojarisht. Duke qenë natyrë kurioze, mbaj mend që fillova të mendoj mbi vërtetësinë e kësaj ngjarjeje. Pyetja e parë që më pati ardhur ndërmend ka qenë:

“Po ç’lypte dhëndrri ditën e dasmës tek kali?”

Kur dëgjonim këngën e Rexhës, nëna ime thoshte: “e shkreta nana e vet”, ndërsa unë thoja përherë: “sa gjynah nusja e vet!”

Kur vjen puna tek historitë e vjetra, e sidomos ato që kanë ndodhur 100 vjet e andej, kam përherë dyshimet e mia. Vërtetë që fjala është guri themelor i komunikimit, pasi fjala ishte e para, fjala u bë njeri, prej fjalës u krijua bota e jeta, pasi Zoti tha “bëhu”, dhe u bë çdo gjë, mirëpo, po prej fjalës linden dhe aq shumë të këqija, keqkuptime, shtrembërime…

Duke qenë se gjuha, aq sa është e të gjithëve, po aq është e të paktëve. Qysh në fëmijërinë time të hershme, kam parë sesi transmetoheshin fjalët, dhe se si deformoheshin ato. O Zot, sa me rëndësi është transmetimi dhe përdorimi i saktë i gjuhës! Vazhdimisht gjuhëtarët lëshojnë alarmin për keqpërdorime, zëvendësime të panevojshme të fjalëve shqip me ato të huaja etj.

Vitet kaluan dhe punën e Rexhës e pata qit në harresë. Ndonjëherë më kujtohej dhe më ngjallej ajo ndjesia e hidhërimit që pata përjetuar teksa dëgjoja atë këngë-tragjedi. Është një fjalë e urtë që thotë: “Jetimi nuk shpëton kurrë!”

Shpesh herë e kam gjetur të vërtetë! A thua vallë edhe Krishti qe jetim kur e kryqëzuan? S’e di! Di që ne njerzit, jemi të gjithë nga pak Krishta në vuajtje.

Tashmë kanë kaluar shumë vite dhe e gjej veten më të zhytur se kurrë në botën e letërsisë, e shoh si marrosem përditë e më shumë, se si kjo bote e jashtëzakonshme më merr e me mbështjellë në një vorbull të parriztë prej së cilës nuk dua të dal, më vjen nga Suedia romani i fundit i Sokol Demakut “Çou Rexho-Çou djalo!”. E prita me gëzim dhe me shpresën se përveç vlerës letrare që mbart çdo roman i mirë, më në fund do të mësoja të vërtetën rreth historisë së Rexhës. E lexova brenda dy netëve!

” Xhelozia është e pashpirt, ajo ia nxin njeriut edhe jetën, edhe mendjen”

Xhelozia zë fill qysh prej krijimit, prej ëngjejve të humbur që deshën të bëheshin Zot, vazhdon me Kainin vëllavrasës e do mbarojë me brezin e fundit të kësaj bote. Pra, kështu paska qenë edhe puna e Rexhës! Ndjeva keqardhje për të po aq sa atëherë kur isha vogëlushe, por edhe për kalin, këtë kafshë që e çon gjithë jetën duke mbajtur barra, e që paska mbartur edhe barren e fajit gjithë këto vite. I përlyer padrejtësisht, qenka “dënuar” ashtu siç dënohen shumë të pafajshëm, ndërsa vrasësi i vërtetë, viktima e zilisë dhe etjes për pasuni e katandi, paska qenë dënuar veç n’at botë.

“Këtu shihet haptazi se sa i pashpirt është njeriu ndaj njeriut, kur ai është i pafuqishëm, i pakrahë, sikur Shaha me të birin”.

Mendova me vete, “disa njerëz ndër shekuj mbahen mend e përmenden për të mirë a për të keq, por qe, për faj të gjuhës, të transformimit të fjalës, historia përmend kalin si fajtor, e jo vrasësin e vërtetë, xhaxhain e Rexhës”. “Vetëm e vërteta do t’ju bëje të lirë!”, citonte Jezu Krishti para ma se dymijë vjetësh. Të parët tanë thonin: ” nuk rrin gja n’ter, e qet Zoti n’dritë”, shprehje kjo që në fakt buron prej Ungjillit gjithashtu.

Edhe axha i Rexhës, që e vrau nipin dhe e hodhi në grazhd të kalit, ka dalë në dritë! Ma në fund kali fitoi pafajsinë para syve të mi dhe bota e kafshëve feston, sigurisht që edhe Rexha, nëna dhe babai i tij gëzojnë nga Parajsa.

Në fund, dua të citoj këta rreshta me të cilët fillon edhe romani i Demakut, të cilat janë shpjegimi më i mirë i çdo fenomeni negativ në botën e sotme ku jetojmë:

” Çdo pushtues, çdo sundues ka idetë dhe qëllimet e veta dhe çdo herë ka synim që të bëjë atë më të vështirën për njerëzit e atij trualli. Që jeta e tyre të jetë sa më e vështirë, arsimimi të mungojë, shëndetësia, puna por dhe gjërat e tjera elementare të jetës, në mënyrë që popullata t’i nënshtrohet më lehtë sunduesit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Kronikë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

By adminApril 18, 2026

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet e sigurisë, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar…

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

April 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.