Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Haliti vizitohet nga nxënësit e Fshatit të Ri

May 20, 2025

U mbajt Buxhetimi me Pjesëmarrje me banorët e lagjes Tregu i Gjelbër

May 20, 2025

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

May 20, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Haliti vizitohet nga nxënësit e Fshatit të Ri
  • U mbajt Buxhetimi me Pjesëmarrje me banorët e lagjes Tregu i Gjelbër
  • Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?
  • Hetohet rasti i një sulmi seksual në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira
  • Kryetari Hyseni: Me nderim të thellë përkulemi para veprës së Dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
  • Riad Rashiti: Heroizmi i dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë
  • Rahimaj: Përfundon asfaltimi i rrugëve në Petroc
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ndjek mësimet edhe 54-vjeçarja nga Ferizaji
Lajme Qendrore

Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ndjek mësimet edhe 54-vjeçarja nga Ferizaji

adminBy adminJanuary 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në shkollë fillore “Emin Duraku” në Prishtinë që nga paslufta organizohet mësim intensiv për personat që kanë ndërprerë shkollën për arsye të ndryshme.

Një ndër to është edhe Xhevrie Sejdiu e cila në moshën 54 vjeçare është duke përfunduar klasën e 8. Për Tëvë 1 ajo ka rrëfyer se si erdhi deri të vendimi për të rinisur shkollimin fillor.

Ajo nga Ferizaj çdo ditë udhëton në Prishtinë për të ndjekur orët mësimore.

Për të ardhur nga Fshati i Vjetër i Komunës së Ferizajt, asaj i duhet të ndërrojë 3 autobusë.

Por, kjo gjë nuk ia ndal vazhdimin e jetësimit të ëndrrës së saj.

“Kam dëgjuar për shkollën, sepse e kam pasur atje një grua dhe ajo më ka thënë që shko se ishin arsimtarët shumë të mirë. Një herë, në fillim është kanë stres, qysh po më pranojnë shokët e shoqet, por e kam pa që është shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur”, ka thënë ajo.

E për të filluar edhe një herë shkollën fillore, Sejdiu kishte edhe mbështetjen e familjes.

“Prej familjes nuk kam kurrfarë pengese. Madje fëmijët më kanë thënë: nënë veç vazhdo- inshalla vetëm shëndetin e ke. Jemi krenarë që e kemi një nënë që pas 50 vjetëve dëshiron me vazhdu shkollën. Unë mendoj edhe shkollën e mesme më përfundu e për ma tutje veç shëndetin më pas”, thotë Sejdiu.

Përkundër vështirësive që ka, asaj nuk i mungon vullneti për të mësuar edhe një herë gjërat nga e para.

“Po është pak e vështirë, se pak mosha dhe unë edhe punoj, por çka më bo më vullnet arrihet çdo send. Pa shkollë nuk  arrihet asgjë. Ndoshta është pak vonë, por prapë vonë nuk është kurrë. Puna më arrit diçka madje edhe pensioni se sa shkollë të kish ke edhe pension, kjo është edhe njona prej arsyeve”, tregon ajo.

Për të gjithë ata të cilët kanë ndërprerë shkollimin, 54 vjeçarja ka një mesazh.

“Mesazhi është që të vijnë ta kryejnë shkollën, se vonë nuk është kurrë madje edhe stafi arsimor është tepër i mirë”.

E përveç Xhevrie Sejdiut, shkollën fillore e kanë nisur edhe dhjetëra nxënës tjerë të cilët janë mbi moshën 16 vjeçare.

Por pavarësisht moshës e angazhimeve që kanë interesimi i tyre për të mësuar është i madh.

“Këta janë shumë të interesuar janë të rregullta. Çdo herë në mësim edhe kur mungojnë na pyesin sepse na e dimë që këta janë prindër- janë nëna, dhe ne i mirëkuptojmë. Por këta janë të përkushtuar dhe janë të rregullt”, thotë Nuhi Deva- mësimdhënës i matematikës

Numri i nxënëseve që kanë ndërprerë mësimin e të cilët janë të interesuar për rinisur shkollën fillore është në rritje.

“Interesimi është në rritje, veçmas kandidateve që vijnë nga komunat e tjera ku sivjet kemi parë një rritje të numrit. Ky është një lajm i mirë sepse njerëzit dëshirojnë të integrohen në shoqëri dhe ta kenë një bazë të shkollimit elementar”, Visar Osmani- drejtor i shkollës “Emin Duraku”

Në shkollën ‘Emin Duraku” që nga paslufta organizohet mësim intensiv për personat e interesuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

May 20, 2025

Moti sot me diell dhe vranësira

May 20, 2025

Moti sot i vranët dhe me shi

May 16, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Haliti vizitohet nga nxënësit e Fshatit të Ri

By adminMay 20, 2025

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot nxënësit e…

U mbajt Buxhetimi me Pjesëmarrje me banorët e lagjes Tregu i Gjelbër

May 20, 2025

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

May 20, 2025

Hetohet rasti i një sulmi seksual në Gjilan

May 20, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Haliti vizitohet nga nxënësit e Fshatit të Ri

May 20, 2025

U mbajt Buxhetimi me Pjesëmarrje me banorët e lagjes Tregu i Gjelbër

May 20, 2025

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

May 20, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.