Author: admin

Nga: Krzysztof Kieslowski Përkthimi: Telegrafi.com Për politikën ● Kur flasim për politikën, menjëherë nisim të ndahemi. E pashë të nevojshme t’i kërkoj gjërat që i bashkojnë njerëzit. ● Goja jonë është plot me fjalë të tilla si liria, por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? A nuk do të thotë mbase të jesh krejtësisht i vetëm, të jetosh në një vakum total? Për filmin ● Filmi është medium primitiv. Por, për shkak se nuk është i sofistikuar, është gjithashtu i arritshëm. Mund të përpiqeni ta tejkaloni kufizimin e tillë, por rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses.…

Read More

Nga Sadete Tërnava – Osmani Pavarësisht raporteve të shumta që sugjerojnë përmirësime ndaj fenomenit te dhunës gjinore, respektivisht asaj seksuale, situata aktuale vazhdon të ketë nivele të larta shqetësimi. Provat kërkimore nga studimet ndërkombëtare paraqesin fakte bindëse të prevalencës së lartë të dhunës kundër grave. Rezultatet e publikuara së fundmi nga nje studim i OBSH-se tregojnë se gjatë jetës një në tri gra i nënshtrohet dhunës fizike ose seksuale nga partneri intim ose nga një jo-partner (OBSH, 2021). Ne vendin tone, siguria ndaj grave e fëmijëve, duket se ka pak rëndësi dhe rralle flitet për te. Kjo shihet pothuajse gjithmonë…

Read More

Janë gjetur shëndosh e mirë tri vajzat shqiptare që u shpallën të humbura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela janë gjetur në stacion të trenit në Duisburg. “Policia ka marrë tre adoleshentët në stacionin e trenit në Duisburg. Janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe i kemi njoftuar familjet e tyre. Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndoshë e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”, tha zëdhënësi. Denisa, Anila dhe Suela nuk janë lajmëruar që nga dita e shtunë dhe u shpallën si të humbura nga policia gjermane.

Read More

Një fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Lipjan. Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. “Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga  dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa…

Read More

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se nesër (14 shtator) do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë pesë ditë. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Faza e tretë e dezinsektimit fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 13 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq shumica e rasteve ‘viktima të dhunës në familje’, janë gratë. Sipas raportit, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Graçanicë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i…

Read More

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti, tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës. Në një deklarim për media, Jasharaj bëri të ditur se në këtë takim kanë paraqitur kërkesat e grevistëve, të cilat tha se janë legjitime, ndërsa në anën tjetër krerët e Qeverisë kanë folur për angazhimet e tyre për t’i plotësuar ato kërkesa. “Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur. Takimi ishte i gjatë, të dy palët i dhanë idetë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar dje për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës fushore në Lubishtë. Me këtë rast kryetari Haliti, theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, po vazhdon me projekte të shumta në lokalitetet e kësaj komune. Duke folur për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht të rrugëve bujqësore ai potencoi se kjo punë po bëhet që fermerët vitias të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre. Ai tha se kjo komunë po përkrahë fermerët edhe me projekte të tjera në sektorë të ndryshëm bujqësor siç është…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur dje në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andrew Diehl. Kryetari Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire. Në këtë takim ai ka vënë në pah…

Read More

Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ato të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po përgatiten së bashku për garën e patrullimit ushtarak në botë “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. “Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intensive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, ‘Cambrian Patrol’ që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka…

Read More