Author: admin

Biser Mehmeti Tregim  Në shtëpi tash e disa ditë çdo gjë më ngjallte monotoni, e cila shkallëzohej në apati. Dola jashtë sikur djalli të më godaste me grushta në kokë. Disa çaste u sorollata nëpër rrugë kuturu pa ditur ku isha nisur të shkoja as çka kërkoja. Kur këmbët filluan të më këputën në gjunjë u ndala. Disa çaste e vështrova hapësirën ku gjendesha. Pak më larg e pashë parkun e vetëm të qytetit. Me hapa të rëndë mezi arrita deri aty. Në një ulëse e pashë një njeri me moshë mesatare. Sapo u ula afër tij ai zuri…

Read More

Zidan Tairi apo Zidani shqiptar nga Llakavica e Gostivarit, i cili me familjen e tij jeton në Zvicër, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të futbollit Hoffenheim. Tairi i cili aktualisht është 16 vjeç, luan futboll që nga mosha e vogël, ndërsa për shtatë vite ka luajtur për F.C “Zürich” – U 17. Ai luan edhe për reprezentacionin e Zvicrës të grup – moshave U 16. “Jam shumë mirënjohës që mund të nënshkruaj kontratën time të parë me TSG Hoffenheim. Do të doja të falënderoja familjen time dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për të mundësuar këtë…

Read More

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 31-të kampionale. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Klinë, atje ku Dukagjini i bën “konak” Ballkanit në stadiumin “18 Qershori”. Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi, i ndihmuar edhe nga dy ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Sfidë e fortë pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet me Prishtinën dhe Llapin që po synojnë një vend në garat evropiane. Mervan Bejtullahu është “bilbili” kryesor i derbit rajonal, ndërkohë Gzim Mehmeti dhe Hekuran Osmani janë gjyqtarë anësor.

Read More

Shkelzen Halimi në udhëtimin tonë të humbur të falim edhe pak dashuri sa për ta mbuluar urrejtjen që na ndjek me sy të përgjakur ta kapërcejmë lumin e shterur dhe t’i ndihmojmë Sizifit ta çojë gurin deri në majë nëse e ndiejmë lodhjen ta shuajmë etjen me ujin kujtim nëse na zbulohet harta e dhimbjes t’i këndojmë zemrës ndonjë serenatë Korçe dhe ndonjë jare Shkodre të mbajmë iso rrugës për në Janinë në Kaçanikun shkëmb e gur të rënët t’i mbulojmë me flamur ta shtrijmë hartën e dhembjes e ta gjejmë plagën e fshehur nën hijen e harresës

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan. Raportohet se njëri nga të dyshuarit është regjistruar në mënyrë të kundërligjshme si shtetas i Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Është zbuluar se i dyshuari mashkull me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur në një punishte nga persona që dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 02:35. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri më tani i panjohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur”, thuhet në raport. I dyshuari ka ikur nga vendi i…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan. Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 16:37. “Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve. /GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur punëtorinë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK). Në këtë punëtori u diskutua se si të hartohet vizioni i komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve. Ndër të tjera pjesëmarrësit u ndanë në grupe ku u bazuan në temat për të gjithë sektorët e komunës, si dhe u hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit./GJILANI INFO/

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë, sot në mbledhjen e katërt të rregullt, ka diskutuar për pasqyrat financiare për periudhën janar-mars 2023, si dhe për disa pika të tjera që ishin paraparë për këtë seancë. Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së disa pikave nga seanca e fundit, ndërkohë ka bërë të ditur se për një pikë është kërkuar të rikthehet në shqyrtim. Më pas, këshilltarët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të shprehin interesimin për çështje të tjera jashtë rendit të ditës nga udhëheqja komunale, përkatësisht drejtorët e drejtorive. Në pikën e rendit të ditës…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancën e radhës, nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, ku ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar janar-mars 2023, vendimin për komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore në shkollat me mësim në gjuhën serbe, raportet e punës të Komiteteve për vitin 2022 si dhe planet e punës së këtyre trupave komunale për vitin 2023, kërkesën për mbështetje me 10 mijë euro të KV “Drita” (meshkujt) si dhe është informuar rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2023. Njëherësh, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për subvencionimin e grave lehona, bizneseve për…

Read More