Author: admin

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku. Policia njofton se 22 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse 33 tjerë aksidente raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Gjithashtu, në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se kanë shqiptuar edhe 1388 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Brenda 24 orëve, Policia ka arrestuar edhe 18 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit.

Read More

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet. Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët…

Read More

FC Drita e pret KF Ferizajn në shtëpi në ndeshjen e 31-të kampionale që zhvillohet nesër nga ora 15:00 në stadiumin sintetik. Për këtë takim Drita është përgatitur ndryshe nga zakonisht, pasi drejtimin e ka marr trajneri Akis Vavalis. Trajneri i ri tregoi përshtypjet për skuadrën që do ta udhëheq. “Jam i kënaqur me atë se çfarë kam gjetur dhe atë çfarë kanë treguar lojtarët në stërvitje, janë vetëm tri ditë që po stërvisim bashkë dhe kam marr përshtypje shumë të mëdha profesionale . Mbi të gjitha mirëpritja ishte shumë njerëzore dhe po shoh profesionalizëm edhe tek anëtarët e…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bankën Botërore – IFC, kanë mbajtur sot një Sesion Informues për sigurimet bujqësore te kultura e grurit, misrit, fasules dhe mjedrës. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për së afërmi i fermerëve të komunës së Vitisë, rreth sigurimit të kulturave bujqësore të cilat i kultivojnë ata./GJILANI INFO/

Read More

Nën kryesimin e zv.kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlersua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha, por me disa raste te vjedhjeve sidomos gjatë muajit të Ramazanit kryesisht në fshatrat Sllatinë, Ramjan dhe Pozheran. Ai poashtu tha se ka pasur disa aksidente por me lëndime…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në takimin e udhëhequr nga Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan. Sa përket fenomenit të vjedhjeve të shtëpive, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, major Agim Lipovica, ka njoftuar se me arrestimin e dy personave të dyshuar, njëri nga Gjilani dhe tjetri nga Lipjani, rastet e vjedhjeve janë ndalur. Ndërkohë, në këtë mbledhje u tha se nuk ka rritje të rasteve të dhunës në familje, por ka vetëdijësim për raportim të rasteve. Gjatë raportimit në këtë mbledhje të KKSB-së,…

Read More

Mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Fondacioni Kosovë-Luksemburg, ka filluar me aktivitetet për Zhvillimin e Komunitetit në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, sot është mbajtur një sesion informues, e ku merrnin pjesë përfaqësues të Këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë sesion, ka theksuar rendësin që kanë këto aktivitete në zhvillimin e komunitetit dhe ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut, gjegjësisht Fondacionin për implementimin e këtij projekti. Përfaqësuesi nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, ka bërë të ditur se…

Read More

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të premten farë misri për 302 fermerë për mbjelljet pranverore. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, i cili tha se Komunë do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar ata me të gjitha kapacitetet komunale. Ai ka informuar se është bërë rritja e buxhetit për 100 për qind për subvencione, shërbime dhe mallra. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka uruar fermerëve punë të mbarë e të bereqetshme në mbjelljet pranverore./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po merr pjesë në konferencën e kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Gjilan , nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i dhe të komunës së Gjilanit si komunë nikoqire. Përndryshe më parë edhe komuna e Vitisë, ka qenë nikoqire e një konference të tillë./GJILANI INFO/

Read More

Orientimi profesional mbetet njëri nga objektivat kryesore për ne! Promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai” Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore që me datën 03.05.2023 të bashkohen, dhe njoftohen nga afër me profilet profesionale të kësaj shkolle. Ju mirëpresim në teatër të qytetit nga ora 11:00! Punët dhe idetë e mira tashmë po realizohen! Njofton Drejtoresha e Arsimit znj. Albana Demiri

Read More