- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Provoi ta bëjë me nerva duke e kapur për fyti, dhe ofenduar në origjinë. Megjithatë, boksieri hungarez Istvan Kiss nuk arriti dot që t’ia humb kontrollin Roberto Bakajt gjatë matjeve. Por, kur u ngjit në ring “luani” shqiptar të gjithë mllefin e hoqi duke e grushtuar boksierin hungarez. Bile, në raudin e tretë Istvan Kiss ra në dysheme për herë të tretë dhe nuk pati më fuqi ta vazhdojë meçin. Ndryshe, për Roberto Bakaj-n kjo ishte fitorja e nëntë në karrierën si boksier profesionist, dhe të gjitha i ka fituar me KO.
Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë se nuk duhet të pranohet asgjë që del jashtë sistemit kushtetues të Kosovës. “Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerrri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë”, ka thënë Vllasi. Tutje Vllasi tha se çdo verzion i Asociacionit që dorëzohet nga Serbia më 2 maj, kryeministri Kurti duhet ta shqyej. “Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues…
Nga: Monika Stafa Njerëzit përgjithësisht e vënë në dyshim më së shumti nëse arti e ka aftësinë për të ushtruar ndikim te ndjekësit e vet. E vërteta është se e kanë gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca siç quhet sot ne gjuhën e Instagram-it duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i çdokujt edhe kur është një urrejtës arti apo libri mbart një shije tjetër. Shijen e shëmtisë. Por, arti apo letërsia nuk ndikon vetëm në sjelljen e çdonjërit që e do apo nuk e do atë. Arti është më tepër se kaq. Arti është politikë. Ai ka qenë…
Edona, studentja në Universitetin e Harvardit, u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë, përcjell albinfo.ch. Cosoviç u shpreh se mësuesi i gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptar nga Kosova. Ndër të tjera, Cosoviç nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe. “Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Serbia nuk ka alternativë përveç një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Ai thotë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Vuçiç paraqitet para opionit të vet sikur është i pathyeshëm. Por, deputeti Kamberi thotë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë. Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ndër të tjera, thotë…
17-vjeçari nga Ferizaj, Jon Musliu, është rekrutuar nga Akademia e Forcave Ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Musliu tha se kur e ka marrë emailin se është pranuar, atij i është dukur e pabesueshme. “Kjo eksperiencë besoj ja ka vlejtur dhe jam i kënaqur që kam mundur ta çoj deri në fund, domethënë të siguroj një vend aty. Normal që kur e kam parë për herë të parë, kam qene shumë i gëzuar. Kam pritur të më vij një email i tillë, por unë u habita shumë dhe isha shumë i gëzuar”, tha Musliu. 17-vjeçari ka treguar edhe…
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar sot studentët vitias. Me këtë rast ai ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional. Kryetari Haliti tha se duke ditur rëndësinë e mbështetjes së tyre ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale. Ai tha se po shikojnë mundësitë buxhetore që numri i bursisteve të jetë edhe më i madh në vitet tjera. I pari i komunës gjatë ketij takimi ju uroj…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Fatmir Devajen i cili sapo është pensionuar. Z. Devaja deri me tani ka punuar në kuadër të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht si vozitës i pacientëve të Hemodializës. Ai me këtë rast e falënderoj atë për kontributin e dhënë jo vetëm në shëndetësi por edhe në fushat e tjera duke e çmuar lartë punën e tij dhe tha se ai është shembull për gjenerata të reja. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për punën e dhënë. Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte…
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët Alije e Sylejman Qosa nga fshati Sllatinë e Epërme, poashtu edhe Rasim Halilin nga fshati Tërstenik, të cilët janë shumë të suksesshëm në kultivimin e perimeve. Drejtori Pira theksoi se gjatë kësaj vizite u diskutua rreth punës dhe përkushtimit të tyre në kultivimin e këtyre produkteve. Gjithashtu edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të drejtorisë së bujqësisë në përkrahjen e të gjithë fermerëve vitias, të cilët me punën e tyre po promovojnë komunën tonë edhe në tregjet evropiane./GJILANI INFO/
Kjo është historia e Eneda Toskës, shkencëtares nga Vlora që prej gati 20 vjetësh jeton dhe punon në SHBA si asistent-profesoreshë e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla më e madhe e mjekësisë, ku është edhe shkencëtare dhe ka laboratorin e saj. Ditët e fundit Dr. Eneida u nderua me çmimin për kontributet e jashtëzakonshme si kërkuese shkencore e re për kërkimet për luftën kundër kancerit. Dr. Eneda tregon për gazetaren Rudina Xhunga rrugëtimin e saj nga Vlora për në Nju-Jork për t’u bërë shkencëtare. Ndonëse nuk donte të ikte nga Vlora, sepse si adoleshente jetën e kishte krijuar në…

