- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
I merret patentë shoferi kundërvajtësit, tejkaloi shpejtësinë e lejuar në rrugën Gjilan-Kamenicë
Policia e Kosovës ka hasur në kundërvajtje në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësinë 154 km/h, në rrugën Gjilan – Kamenicë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative. “Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me…
Shkruan: Skender Berisha Formimin e asociacionit si një obligim që ka marrë Republika e Kosovës përgjatë gjithë kësaj maratone bisedimesh, mund të themi lirisht se i ka ndjekur hap pas hapi edhe gjithë politikanët e vendit, dhe për këtë arsye njëra nga arsyet e ngritjes dhe rënies së subjekteve politike ka qenë pikërisht kjo. Në të njëjtën kohë, edhe pse jo zyrtarisht, bisedimet kanë qenë njëra nga pengesat e liberalizimit të vizave përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore, edhe pse Kosova kishte përmbushur kriteret zyrtare të BE-së. Pa i dhënë kahje kësaj qështje, tematika e përzgjedhur për shtjellim është tek statusi…
“Serbia është i vetmi vend në Evropë dhe ndoshta në botë që nuk i di se ku janë kufijtë e saj, sepse pretendon se i përkasin edhe territoret e dikujt tjetër”, kështu ka thënë për portalin Radiosarajevo avokati Azem Vlasi. Ai thotë se reagimet e Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës janë të papërshtatshme dhe tregojnë se “në çfarë pozicionesh antievropiane ka mbetur Serbia”. “Në Beograd janë të zemëruar me BiH që nuk votoi kundër, sepse mendojnë se duhet të ndjekë politikën e Serbisë, pra të Republikës Srpska. Ata janë të zemëruar edhe me…
Sot shënohet përvjetori i 24-t i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona. 24 vjet më parë forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës. Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit. Në një…
Bislimi udhëton për vizitë zyrtare në Suedi, do të bisedohet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Stokholm të Suedisë. Gjatë kësaj vizite, Bislimi do të ketë takime me ministren për Evropë Jessika Rosëall, sekretarin e shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe sekretarin e shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson. Siç bëhet e ditur, Bislimi do të shfrytëzojë këtë vizitë për të diskutuar për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë presidencës suedeze të Këshillit të BE-së. Nga zyra e Bislimit thonë për KosovaPress se aplikimi i Kosovës për marrjen e…
Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ka deklaruar se zgjedhjet në veri ishin legjitime dhe demokratike, edhe pse u bojkotuan nga pjesa më e madhe e qytetarëve të atyre komunave. Ai në “Five”, tha se Serbia e ka humbur “kartën” para faktorëve ndërkombëtarë, teksa tha se Kosova, vazhdimisht, ka gjetur mbështetje sa i përket organizimit të zgjedhjeve. “Para faktorëve ndërkombëtarë e ka humbur kartën, në lidhje me këto veprimeve të fundit rreth zgjedhjeve. Mirëpo, sepse mendoj që gjitha institucionet ndërkombëtare, miqësore apo jo shumë, e kanë edhe intimisht dhe publikisht, i kanë dënuar dënimet e Serbisë, sepse është ndërhyrje në…
“Aderimet në partinë e Ramush Haradinajt në Gjilan nuk kanë të ndalur. Vetëm në ditët e fundit, AAK-së në këtë komunë i janë bashkuar emra të njohur nga të gjitha fushat, qytetarë të respektuar e familje të njohura”, ka bërë me dije se i pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i cili ka prezantuar sot, siç tha, aderimin më të ri, ish-asamblisitin më të votuar të PDK-së, Riza Abdyli. “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli. Ai ka qenë fillimisht anëtar…
Komuna e Gjilanit i është bashkuar aksionit të organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo, Missing Persons Resource Center, forumZFD – Kosovo Program, Integra, Humanitarian Law Center, për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:30, ku ftohen të gjithë qytetarë/et që t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta. Duke kaluar 5 minuta në errësirë do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilin ndodhen familjarët e 1,621 personave të pagjetur tash e 23 vite. Ndalja e dritave, tashmë është shndërruar në…
Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport. Drafti i raportit ishte prezantuar nga Viola Von Cramon-Taubadel, që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian(PE), ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm. Raporti për Kosovën u miratua me 44 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime, raporton REL. Raporti përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por ka marrë parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për…
Policia e Kosovës ka bërë ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:55. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, thuhet në raportin policor. Rasti është duke u hetuar

