- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
- Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
- Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
- Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej
- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
Author: admin
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot njoftoi se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 1543 viktima të dhunës familjare. Trençevska tha se numri i viktimave të dhunës familjare është ulur për 4,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërsa sipas rajonit, shumica e viktimave të reja janë nga Shkupi me rrethinë dhe rajoni i Pollogut. “Në vitin 2022 janë evidentuar 1543 viktima të reja, prej të cilëve, gra janë 1074 ndërsa burra janë 252 persona dhe kemi 227 fëmijë, viktima të dhunës familjare”, tha mes tjerash Trençevska.
Pozitë e opozitë pajtohen të nis puna në hartimin e Projektligjit për sigurimet shëndetësore për policinë dhe FSK-në
Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione kanë kërkuar që të iniciojnë një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së. Me këtë propozim janë pajtuar pozita dhe opozita. Nismën për sigurim shëndetësor e ka propozuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili ka thënë se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime. Kjo nismë është përkrahur edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj. “Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt.…
Është mbajtur sot mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023, ku në rend dite ishin edhe pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2022 e që ishte pjesa më e madhe e diskutimit. Kryesuesi I Kuvendit Komunal Bekim Azizi, fillimisht ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për angazhimin në seancat e mbajtura gjatë vitit të kaluar dhe ka kërkuar një angazhim më të madh dhe bashkëpunim gjatë këtij viti. Ai i njoftoj ata edhe për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për vendimet që janë nxjerrë në…
“Fausti” i Goethe-s, me “vulën” realizuese të Fadil Hysaj, hapi perden e Festivalit “Talia e Flakës 2023” në Gjilan
Prezenca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni nën patronatin e të cilit mbahet “Flaka e Janarit 2023”, si dhe pjesëmarrja e ministrave e deputetëve të kuvendit e përfaqësuesve institucional nga niveli qëndror e ai lokal, përfaqësuesve të mediave, familjarë të dëshmorëve e shumë qytetarë tjerë pjesëmarërs, e kanë bërë të veçantë e unike hapjen e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023” në Gjilan. Jehona e autenticitetit dhe origjinalitetit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, sikundër edhe Festivalit të Dramës Kombëtare Shqipe “Talia e Flakës”, ka depërtuar gjithandej, si në…
Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë ndërtimore “AR KATANA” nga Gjilani me kontigjent ndihmash për qytetaret e prekur nga vërshimet në rajonin e Drenicës
Pronari i kompanisë të sukseshme ndërtimore “AR – KATANA” nga Gjilani, zotëri Muhamet Ajrullau, përpos të arriturave të mëdha në sferën e biznesit është edhe njeri me shpirt human dhe solidar. Zingjirit të ndihmave humanitare ia ka shtuar edhe një hallkë bëmirësie, kësaj here për qytetarët e Drenicës të prekur nga vërshimet që shkaktuan reshjet në atë pjesë të Kosovës. Zotëri Ajrullahu, njeri i njohur për bëmirësitë e gjertanishme, ka vendosur që diten e nesërme të nis për në fshatin Laushë të Skenderajt një kontigjent ndihmash për ta zbutur gjendjen tashmë të njohur, atje. Sipas tij, ky kontigjent ndihmash…
Xhemile Adili E di, ti je gjuhë që flet me teke kur buzët të prekin ngadalë … po se di si atje diku më mbete rrugëve plot dhimbje të kësaj jete E di, ti më doje më shumë se sa unë por koha më morri për kotësi të gjitha përjetimet ranë në gjumë sikur të bënim ne dashuri Më fal të lutem Më lejo në lëkuren tënde të futem Plagët ti shijoj Sepse nuk munda ti jetoj.
Shqipëria në sytë e medieve ndërkombëtare, ‘Le Monde’ publikon reportazh për Thethin dhe Valbonën
Shqipëria është vënë së fundi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga vendet e rekomanduara për t’u vizituar në vitin 2023. Pas një dokumentari të BBC për bukuritë e Shqipërisë, edhe media prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë i fokusuar në zonën e alpeve. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në “Facebook”. “Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje…
Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur shqiptare flet për albinfo.at, lidhur me rrugëtimin e saj muzikor, nga Mitrovica drejt Gjermanisë, për të vazhduar të mrekullojë me zërin e saj skenat e teatrove të operave në shumë vende të botës Ajo sot është një nga emrat më të njohur në Gjermani. Elbenita Kajtazi, e lindur dhe e rritur në Kosovë, ka pothuajse nëntë vjet që jeton në Gjermani. Karriera e saj disavjeçare si këngëtare e muzikës operistike, ka bërë që të ngjitet në skenat më të mëdha të operës në botë. Në vitin 2018 ajo kishte fituar Çmimin e Publikut, si…
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në Viti. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura me ngasës meshkuj. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë. Të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.
Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje. Më 1901-1902…

