Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Haliti gjatë vizitës së tij në Saint-Julien-en-Genevois të Francës po merr pjesë në aktivitete të shumta

May 24, 2025

OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi

May 24, 2025

U pensionua Milaim Hetemi, teknik i Shërbimit të Stomatologjisë në QKMF-re në Gjilan

May 24, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Haliti gjatë vizitës së tij në Saint-Julien-en-Genevois të Francës po merr pjesë në aktivitete të shumta
  • OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi
  • U pensionua Milaim Hetemi, teknik i Shërbimit të Stomatologjisë në QKMF-re në Gjilan
  • Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%
  • LUTU PĒR NE VËLLA IBRAHIM
  • Në Suedi gazeta është kujdes, në Kosovë mungesa e saj është turp
  • Rikthimi te Zvicra, Yakin dhe Shaqiri me qëndrime të kundërta
  • Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 80 gjoba për 24 orë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Fausti” i Goethe-s, me “vulën” realizuese të Fadil Hysaj, hapi perden e Festivalit “Talia e Flakës 2023” në Gjilan
Kulturë

“Fausti” i Goethe-s, me “vulën” realizuese të Fadil Hysaj, hapi perden e Festivalit “Talia e Flakës 2023” në Gjilan

adminBy adminJanuary 24, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Prezenca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni nën patronatin e të cilit mbahet “Flaka e Janarit 2023”, si dhe pjesëmarrja e ministrave e deputetëve të kuvendit e përfaqësuesve institucional nga niveli qëndror e ai lokal, përfaqësuesve të mediave, familjarë të dëshmorëve e shumë qytetarë tjerë pjesëmarërs, e kanë bërë të veçantë e unike hapjen e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023” në Gjilan.

Jehona e autenticitetit dhe origjinalitetit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, sikundër edhe Festivalit të Dramës Kombëtare Shqipe “Talia e Flakës”, ka depërtuar gjithandej, si në Kosovë e Shqipëri ashtu edhe në viset tjera etnike, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Luginë e Preshevës e diasporë.

Hapjen e ‘siparit’ të këtij edicioni të festivalit e ka bërë akoma më të veçantë e më joshëse për auditorin e gjërë artdashës, shfaqja e prodhuar nga tri teatro, të strukturuara dhe unifikuar në një ansambël të vetëm realizues skenik: Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Bekim Fehmiu” -Prizren dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit si nikoqire, të cilat së bashku kanë realizuar një shfaqje që mban “vulën” autoriale e regjisoriale të Prof. Fadil Hysaj.

Kjo shfaqje në fakt ka qenë premierë në hapje të këtij edicioni të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila ka zgjuar interesim të shtuar në mesin e artistëve të shumtë prezentë.

Në hapje të ceremonisë zyrtare, drejtori artistik i festivalit Migjen Fazliu nga OJQ “Varg e VI”, ka bërë të ditur se gjashtë trupa rezidente me shfaqje konkurruese, për plotë gjashtë ditë me radhë do të garonjë për pesë çmime sa janë parapa: teksti më i mirë; shfaqja më e mirë; regjia më e mirë; inovacioni më i mirë dhe roli më i mirë.

“Varg e Vi”,  si organizatore e “Talia-s… 2023” për herë të dytë, ka planifikuar që këtë edicion ta hapë zyrtarisht drejtori Ekzekutiv i OJQ “Hendikos” në Gjilan, Fatmir Shurdhani”, ka thënë Fazliu, duke përçuar mesazh tejet domethënës për rolin dhe rëndësinë që kanë në shoqëri kategoritë e personave me nevoja të veçanta!

Ndërsa, në fjalën tij z. Fatmir Shurdhani, në emër të Organzatës “Hendikos”, është shprehur falënderues ndaj OJQ “Varg e Vi”, e cila sipas tij, ka qenë e përkushtuar për përçimin e mesazheve sensibilizuese e domethënëse për kategorinë me nevoja të veçanta të shoqërisë.

“Falënderoj OJQ ‘Varg e Vi’, e cila na ka mundësuar që përmes këtij festivali me ndikim të mund të përçojmë një mesazh sadopak simbolik e të shkurtër, që të kemi sadopak kujdes direkt dhe indirekt, në funksion të kujdesit më të madh dhe politikave më të favorshme për persona me nevoja të veçanta, si dhe për avancimin e të drejtave e lirive dhe standardit të përditshëm për persona me aftësi të kufizuara, me mundësi të barabarta për të gjithë…”, ka thënë veç tjerash z. Shurdhani.

Sipas veprës voluminoze “Fausti”, personazhi omonim, “Fausti”, pasi e kupton se tanimë ka arritur në një stad përfundimtar të jetës së tij të “shpenzuar”, si dhe në kërkim të mëtejmë të thellimit të dijeve, shprehë gatishmërinë e tij t’i shes shpirtin Mefistos, për të përfituar disa dhjetëra vite jetë, të cilat mëton t’i shfrytëzoj për të përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizë në kohëra dhe hapësira tjera që ta ngopë kurreshtjen e tij të pafundë…

Por, në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta.

Në fakt regjisori Hysaj përmes shfaqjes së vënë në skenë, e të bazuar nga motivet e veprës monumentale “Fausti”, të dramatizuar nga vet ai, mëton të gjurmoj në thellësitë e qenies njerëzore deri në skajet më të errëta të shpirtit të tij, si nevojë e vazhdimësisë së padeshifruar komplekse për të mësuar gjithnjë e më shumë për prejardhjen pararendëse të shpirtit, aktualitetin jetësorë dhe atë që e pret pas fundit kompleks e të shpejtë nga kjo jetë, në një tjetër jetë të mëpastajme hipotetike e të presupozuar, ndonëse të panjohur!

Ashtu siç është në traditën e festivalit, në debatin e organizuarpas shfaqjes, praktikë kjo e rikthyer rishtazi këtë edicion, janë diskutuar e “shoshitur” gjërë e gjatë aspektet kryesore që e kanë karakterizuar “Fausti”-n, në hapje të edicionit të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës 2023”.

Në shfaqje kanë luajtur aktorë nga tri teatro të Kosovës, të cilët kanë dëshmuar se kjo mënyrë e bashkëpunimit është imperativ i domsdoshëm i së ardhmes teatrale në hapësirën mbarëshqiptare, ndërsa me lojën e tyre kanë spikatur Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyçi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina.

Korreografinë e shfaqjes e ka bërë Robert Nuha, skenograf – Mentor Berisha, Kostumograf: Youliana Voykova – Najman, Kompozitor: Memli Kelmendi, Dizajner i dritave: Yann Perregaux, Video imazhet: Ujkan Hysaj, Ass. regjie: Ekrem Sopi, Mjeshtër zërimi: Flamur Krasniqi, Ass. koreografie: Lavdije Idrizi, Grimi: Minevere Fejzullahi, Dizajni Grafik: Bekim Korça.

Në shfaqje janë angazhuar edhe: Organizator dhe rekuiziter: Suad Berisha, Realizatorë të skenografisë: Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti, Ass. teknik: Kenan Gurgurovci, Qëndrim Kqiku, Dritat: Fatmir Halili, Alban Limoni, Realizatorë të kostumeve: Bahrije Kurtalani, Anila Gashi etj.

Teatri i Qytetit të Gjilanit për gjashtë ditë me radhë, nga 23 deri më 28 janar, do të jetë nikoqire e shfaqjeve pasuese, të cilat do ta begatojnë akoma tërësinë e festivalit me prurje të veçanta skenike, nga trupa teatrale nga Prishtina, Shkupi e Tirana./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

LUTU PĒR NE VËLLA IBRAHIM

May 24, 2025

Babë

May 24, 2025

U shfaq dokumentari “Lettres Ouvertes” një rrëfim mbi jetën e punëtorëve sezonal shqiptarë në Zvicër në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit

May 16, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Haliti gjatë vizitës së tij në Saint-Julien-en-Genevois të Francës po merr pjesë në aktivitete të shumta

By adminMay 24, 2025

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, drejtor për…

OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi

May 24, 2025

U pensionua Milaim Hetemi, teknik i Shërbimit të Stomatologjisë në QKMF-re në Gjilan

May 24, 2025

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

May 24, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Haliti gjatë vizitës së tij në Saint-Julien-en-Genevois të Francës po merr pjesë në aktivitete të shumta

May 24, 2025

OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi

May 24, 2025

U pensionua Milaim Hetemi, teknik i Shërbimit të Stomatologjisë në QKMF-re në Gjilan

May 24, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.