- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Qumështi, djathi e vezët janë 16.6% më shtrenjtë këtë vit në Kosovë krahasuar me vitin e kaluar Edhe energjia elektrike këtë vit pësoi ngritje për 7.2 për qind në prill të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse drutë për zjarrë që janë më shtrenjtë këtë vit për 18.7 për qind. Ndërsa, ulje të çmimeve vërehet vetëm tek karburantet me 0.6 për qind. Këto të dhëna u publikuan nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Liridon Kastrati, Shefin e Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, disa nga Drejtorët e Drejtorive në Komunën e Kamenicës, si dhe zyrtarë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve për të rikujtuar rënien e tyre në betejën e 11 Majit. Ata kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve në vendet Roganë, Karaçevë dhe Kopernicë. Në këto homazhe u tha se kontributi dhe vepra e dëshmorëve të betejes së 11 Majit duke dhënë edhe jetën e tyre për lirinë e vendit nuk do të…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës se emisarin evropian, Mirosallav Lajçak, i cili pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se në mes të Kosovës dhe Serbisë ose mund të ketë normalizim të raporteve ose luftë. Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se Kosova dhe populli i saj nuk e dëshiron luftën, por është i gatshëm të flijohet për vendin. “Z. Lajçak, mos shantazho! Z. Lajçak, Kosova është e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit. Por, duhet ta dini, se ky…
I merret patentë shoferi për tre muaj për tejkalalimin e shpejtësinë së lejuar në rrugën Gjilan-Ferizaj
Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 10.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan – Ferizaj. Në pikën e kontrollit të automjeteve në rrugën Gjilan – ferizaj, policia ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h ka vozitur me shpejtësinë 150 km/h. Sipas një njoftimi për media të policisë, bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë…
Komuna e Gjilanit ka organizuar dëgjim publik me qytetarët për Zonën Ekonomike, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtorët komunalë, sikurse edhe përfaqësues të bizneseve, përfaqësues politikë e përfaqësues të një biznesi nga Gjermania dhe Zvicra, me potencial të investimit në Gjilan. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ka një potencial të madh të zhvillimit ekonomik, ka një mërgatë shumë të madhe që është e fuqishme financiarisht dhe që ka shumë dije për zhvillim të komunës sonë. “Bashkë me drejtorin e Kadastrit, por edhe me pjesën tjetër…
Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi me OJQ “Dardana Press” për projektin “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ “Dardana Press”, Sherafedin Vranja. Në këtë Marrëveshje Mirëkuptimi OJQ “Dardana Press” ka paraqitur projektin “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ku përfaqësuesit e OJQ “Dardana Press” do të marrin pjesë dhe të evokojnë në punën e Komunës lidhur me zhvillimin socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur sot në takim nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava
Në këtë takim janë diskutuar forma të ndryshme të bashkëpunimit, frymën e tolerancës ndërfetare që mbretëron në Viti, e që është shembull. Poashtu, në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë në mes të komunës së Vitisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni me rastin e inaugurimit të mamografisë në QKMF: Qasja e komunës është të destinalizojë sa më shumë shërbime shëndetësore
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku drejtoreshën e DSHMS-së, Aurora Osmani dhe drejtorin e Islamic Relief, Mohamed Soliman, ishin të pranishëm në inaugurimin e Mamografisë Dr “Nagip Rexhepi” në QKMF. Kryetari Hyseni njoftoi se në bashkëfinancim me Islamic Relief, sot është bërë inaugurimi dhe funskionalizimi i pajisjes, e cila përdoret për diagnositifikimin e grave të cilat janë të prekura me kancer të gjirit. “Ne kemi filluar këtë bashkëpunim qysh në fillimin e vitit të parë të qeverisjes dhe kryesisht jemi shoqëruar me disa probleme teknike por megjithatë prej momentit të…
Hyseni: Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në zbatimin e të drejtave dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku kanë marrë pjesë në punëtorinë “Standardet dhe mekanizmat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, të organizuar nga shoqata “Advancing Together”. Kryetari Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit është e angazhuar drejtpërsëdrejti në mbështetjen e iniciativave dhe rekomandimeve të cilat ndikojnë në mirëqenien e pjesëtarëve të komuniteteve dhe gjithëpërfshirjen e tyre në vendimmarrje. Mes tjerash, Hyseni bëri të ditur se në planin e punës për vitin 2023, Zyra për Komunitete dhe Kthim ka dhjetëra aktivitete lidhur me problemet e…
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, shkruan “albinfo.ch”. Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër. Mirëpo a është real ky numër? Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapësirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë. Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të…

