Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
Lajme Lokale

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

adminBy adminNovember 10, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll të Turqisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025, e cila bashkoi në një program unik Konferencën e 6-të Ndërkombëtare për Arsimin STEM dhe Konferencën e 6-të të Shkencës.

Synimi i konferencës ishte tё krijoj një platformë të përbashkët shkëmbimi akademik mes studiuesve, akademikëve dhe profesionistëve të arsimit nga Evropa dhe më gjerë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni i përbërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi Dekan i Fakultetit tё Shkencave Aplikative njëherësh drejtues i Qendrës sё Exelencёs Profesionale STEM, si dhe Valon Kllokoqi, Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa nё UKZ.

Në ditën e parë të punimeve, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi udhëhoqi panelin me temë “Innovative Frameworks and Methodologies in STEM Teaching”, ku u paraqitën tre prezantime kërkimore. Nё vazhdim tё sesionit ai prezantoi hulumtimin me titull: “Different Approaches to STEM Education: Interconnected vs. Parallel Fields”, ku u trajtuan dy qasje thelbësore të arsimit STEM, qasja e ndërthurur (Interconnected STEM), që synon integrimin e disiplinave shkencore përmes problemeve reale, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe mendimin kritik, si dhe qasja paralele (Parallel STEM) që fokusohet në ruajtjen e thellësisë konceptuale brenda çdo disipline, por shpesh rrezikon fragmentizimin e dijes.

Prof. Dr. Xhevdet Thaqi theksoi se: “Vetëm përmes integrimit sistematik të disiplinave STEM, sfidat komplekse të botës moderne mund të zgjidhen në mënyrë kuptimplote”. Ai vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit midis shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm arsimor dhe inovativ.

Në këtë konferencë, u prezantuan studime dhe hulumtime lidhur me rolin e inteligjencës artificiale (AI), realitetit virtual dhe të shtuar (AR/VR) në krijimin e formave të reja të integrimit STEM, si dhe nevoja për bashkë-hartim të kurrikulave dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve përmes modelit RME (Realistic Mathematics Education) dhe metodave eksperimentale të mbështetura nga teknologjia.

Pjesëmarrësit e konferencës u pajtuan që çdo shpikje apo përmirësim shkencor nuk është vetëm sukses akademik, por edhe një investim ekonomik që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e shoqërisë. Në një ekonomi gjithnjë e më digjitale, aftësitë STEM janë çelësi për konkurrueshmëri, qoftë në industrinë e teknologjisë, energjisë së gjelbër apo inteligjencës artificiale, tё cilat po formësojnë ekonominë e së ardhmes.

Konferenca STEM-PD 2025 shërbeu si një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, qendrave të ekselencës dhe rrjeteve ndërkombëtare si CoVE STEM Europe dhe EU STEM Coalition, në të cilat UKZ ka rol aktiv. Pjesëmarrja dhe prezantimi i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të arsimit inovativ STEM dhe afirmon rolin e universitetit si qendër e ekselencës dhe lidershipit akademik në rajonin e Ballkanit Perëndimor./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.