- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Nga: Ernesto Sabato (pjesë nga Shkrimtari dhe fantazmat e tij) Përktheu: Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu Në këtë moment vendimtar të historisë, po ndodh një nga fenomenet më të çuditshme: arti akuzohet se është në krizë, se është dehumanizuar, se ka hedhur në erë të gjitha urat që e lidhnin me kontinentin e njeriut. Por, ja që është pikërisht e anasjelltë, sepse konsiderohet si art në krizë pikërisht ai që në të vërtetë është arti i krizës. Thuhet se dehumanizmi i artit provohet nga divorci që ekziston midis artistit dhe publikut të tij. Por, nuk kuptohet se mund të jetë…
Sot me rastin e pensionimit të mësimdhënësve vitias, Dervish Emerllahu dhe Kadri Salihu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë organizuar pritje për ta. Kryetari Haliti e çmoj lartë kontributin e tyre të dhënë në arsim ndër vite dhe u uroj atyre pensionim të mbarë, duke ju ndarë edhe nga një mirënjohje./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në shenjë respekti dhe mirënjohje, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Kulturore “Anamorava”, Arianit Hetemin dhe debutantët Bardhyl Osmani dhe Arlind Hasani, të cilët në festivalin gjithëkombëtarë “Dyshja na bashkon” -Shkup 2023, prezantuan tablon koreografike me vallet e karadakut, ku dhe kanë marrë vendin e parë./GJILANI INFO/
Young Boys rifitoi titullin e ligës zvicerane Ekipi Young Boys rifitoi titullin e ligës zvicerane , duke fituar një trofe të parë për trajnerin Raphaël Wicky, përcjell albinfo.ch. Një fitore 5-1 ndaj Lucernit e çoi Young Boys në një epërsi prej 18 pikësh me pesë xhiro të mbetura për të vulosur titullin e 16-të të ligës së klubit. Trofeu kthehet në Bernë një vit pasi Cyrihu i dha fund serisë së katër titujve radhazi të Young Boys. Pas tre vitesh stërvitje në SHBA, ish-mesfushori i Zvicrës Wicky udhëhoqi Young Boys drejt titullit në sezonin e tij të parë. Wicky…
Morina – Bunjaku: Për më shumë se dy dekada vendi frymon me emrin e strategut, komandantit e luftëtarit, heroit Agim Ramadani
Në shënimin e manifestimit tradicional “Ditët e Agimit” nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku në emër të kryetarit Hyseni falënderoi të gjithë përfaqësuesit politik lokal e qendror, si dhe përshëndeti të gjithë familjet e dëshmorëve. Në fjalën e saj, Morina – Bunjaku tha se për më shumë se dy dekada vendi frymon me emrin e komandantit dhe luftëtarit, Agim Ramadani. “Për më shumë se dy dekada ky vend frymon me emrin e strategut, komandantit, luftëtarit – njeriut të kësaj Gryke të Karadakut – heroit Agim Ramadani. Emri Agim gjithmonë synon simbolikën e një lindjeje të re,…
Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit, Komuna e Gjilanit ka filluar pilot projektin për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje qytetare, në tre lokacione të ndryshme (Zhegër, Bresalc dhe Miresh) dhe me dy grupe të komunitetit (gratë dhe të rinjët). Qëllimi është që qytetarëve t’u ofrohet mundësia për t’u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë një rol të drejtëpërdrejtë në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale. Në këtë projekt pilot, banorët e lokacioneve të përzgjedhura do të kenë mundësinë të votojnë se cilat projekte dëshirojnë të zbatohen në zonën e tyre. Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët…
Parlamenti gjerman do të diskutojë të enjten, më 11 maj 2023 mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë. Pas debatit prej 40 minutash, mocioni do t’u kalohet komisioneve përkatëse. Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të rezolutës 1244 të OKB-së.Të mërkurën, më 3 maj 2023, kabineti qeveritar i kancelarit Olaf Scholz mori vendimin përkatës për zgjatjen e mandatit. Situata e sigurisë në Republikën e Kosovës mbetet kryesisht e qetë dhe stabile, por tensionet e…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Zija Shemsiu” te kampusi i shkollave të mesme në Gjilan. Lidhur me këtë policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
U sfaltua hapësira në kompleksin përkujtimor të dëshmorit, Florin Maliqi në Sadovinë të Çerkezëve
Në fshatin Sadovinë të Çerkezëve, sot është asfaltuar hapësira në kompleksin përkujtimor të dëshmorit, Florin Maliqi. Përndryshe këtë të shtune pritet të bëhet edhe zbulimi i bustit të dëshmorit në fjalë me fillim në ora 11:00./Gjilani Info/
Stërgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, është bërë e padurueshme për të gjithë ata që kalojnë nëpërmes kësaj rruge e cila është në gjendje të mjerueshme dhe që më vështirësi të mëdha mund të kalohet me mjete motorike. Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, shprehi shqetësimin tim publik me dinamikën e punimeve që po bëhen në këtë rrugë. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi që lidh mes veti disa komuna në veçanti komunat Viti-Kllokot dhe Gjilan. Si pasoj e gjendjes aktuale të kësaj rruge qytetarët e Vitisë, kanë vështirësi të mëdha në qarkullim, në…

