Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar dje drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahu me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti për të bërë një zgjidhje që objekti i ri i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, që ka nisur vite më parë të përfundoj sa më shpejt. Përndryshe ky projekt bëhet me dije se ka qenë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e që është bartur në kompetencë të AME-së. Me këtë rast kryetari Haliti ka thënë se komuna e Vitisë është e vetëdijshëm se në çfarë kushte janë…

Read More

E ideuar dhe konceptuar adekuate për një numër të kufizuar shikuesish, shfaqja “Burrneshat”, tekst i autorit Jeton Neziraj, me regji të Erson Zymberit, e ka karakterizuar natën e katërt të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, duke u prezantuar në dy termine të mbrëmjes, në ora 18:00 dhe 20:00. Nga shumë veçori të shfaqjes si tërësi “Burrneshat”, ajo që e ka prekur skajshmërisht kërshërinë e shikuesve masiv gjilanas në numër, e të dëshmuar sa e sa herë për një raport të posaçëm e specifik me skenën – padyshim se ka qenë tema e trajtuar, e cila, ashtu siç edhe…

Read More

Kuvendarët e Gjilanit kanë mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku pozita dhe opozita kanë votuar unanimisht disa prej pikëve të rendit të ditës dhe kjo ka ndodhur pas një periudhe disamujore të krizës në vendimmarrjen komunale. Fillimisht kryesuesi Arianit Sadiku ka uruar që viti 2023 të jetë një vit më i mbarë sa i përket punës së Kuvendit, me shpresë se nuk do të përsëritet viti i kaluar, kur në mungesë të kuorumit, disa seanca kanë dështuar të mbahen. ‘Shpresoj se do të ketë një mirëkuptimin pozitë-opozitë në mënyrë që Kuvendi të mund të funksionojë normalisht…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me përfaqësues të projektit “ Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO) që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural. Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi kryetari Halit ka shpallur mundësitë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë në këtë projekti në veçanti në fushën e promovimit…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëfinancimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për projektin ideor “Kult Qendra”. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se vlera e këtij memorandumi është 733 mijë euro. “Gjilanit si qytet i kulturës, gjithmonë i ka munguar një qendër e madhe kulturore me dizajn modern e bashkëkohor. “Kult Qendra” do të jetë vendi i cili do të mbledh të gjithë artdashësit në një vend, për të promovuar artin e tyre në forma unike e duke reflektuar kështu një imazh të ndritshëm të qytetit për shumë vite të ardhshme. Për…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Në këtë takim fillimisht janë prezantuar Pasqyrat Financiare Janar-Dhjetor 2022, nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri. Sipas këtyre pasqyrave gjatë kësaj periudhe financiare janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.183.367 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 119,79 %. Ndërkaq shkalla e ekzekutimit Gjithmonë sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 98,52% në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Këtë gjë e vlerësoj lartë…

Read More

 Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, i cili mbahet në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” para artdashësve gjilanas është dhënë shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” me autore Shqipe Malushi dhe në regji të Zana Hoxhës. Si rëndon në këtë festival, publiku që ka mbushur sallën përplot e ku të pranishme ishin edhe ministret Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, që ishin mysafire të kryetarit të komunës Alban Hyseni, patën rastin të shohin një shfaqje të realizuar me mjeshtri, shfaqje që në fakt ishte një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e OJQ “Advancing Together”, Bashkim Ibishi, e cila parasheh bashkëfinancimin për renovimin e parkut ekzistues afër stadiumit ndihmës të futbollit, përkatësisht prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ky projekt përfshinë renovimin e stazave të ecjes, ndriçimit, hapësirat e gjelbra, këndin e lojërave për fëmijë e këndin e lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta, sikurse edhe një verandë e cila do të jetë hapësirë ideale për komunitetin. Vlera e investimit do të jetë në total 18 mijë euro,…

Read More

Deputetja nga Maqedonia e Veriut, Arta Bilalli Zendeli në Asamblenë e Këshillit të Evropës tha se askush nuk mund të zhbëjë pavarësinë e Kosovës duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se Këshilli i Evropës duhet ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë sa më shpejtë që është e mundur. Zendeli tha se Ballkanit Perëndimor u duhet paqe, stabilitet dhe integrim derisa theksoi që Serbia duhet t’i kthehet dialogut për njohjen reciproke në qendër. “Ballkanit Perëndimor i duhet paqja e qëndrueshme, stabiliteti, siguri, integrim, dhe autoritetet…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët “ Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të organizuar nga IOM-UN MIGRATION që po mbahet në Prishtinë. Në këtë takim do të diskutohet në veçanti për ambientin dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike që sipas organizatorëve përbëjnë një nxitës të migrimit gjithandej globit dhe ku edhe rajoni ynë nuk përbën përjashtim në këtë drejtim. Përveç tjerash është theksuar se ndotja e ambientit, thatësira, vërshimet dhe rreziqet tjera ambientale mund të rezultojnë me paqëndrueshmëri në furnizimet me ushqime dhe ujë, e për pasojë edhe të shkaktojnë lëvizje…

Read More