Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët
  • Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik
  • Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
  • Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20
  • Komuna e Gjilanit, subvencionon punësimin e personave me aftësi të kufizuara
  • Kapet me marihuanë një person në Kamenicë, procedohet në gjendje të lirë
  • Bilanci i Policisë: Katër viktima në aksidente trafiku brenda 24 orëve
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Burrneshat”, shfaqja që “provokoi” debat të gjatë në natën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës”
Kulturë

“Burrneshat”, shfaqja që “provokoi” debat të gjatë në natën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës”

adminBy adminJanuary 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

E ideuar dhe konceptuar adekuate për një numër të kufizuar shikuesish, shfaqja “Burrneshat”, tekst i autorit Jeton Neziraj, me regji të Erson Zymberit, e ka karakterizuar natën e katërt të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, duke u prezantuar në dy termine të mbrëmjes, në ora 18:00 dhe 20:00.

Nga shumë veçori të shfaqjes si tërësi “Burrneshat”, ajo që e ka prekur skajshmërisht kërshërinë e shikuesve masiv gjilanas në numër, e të dëshmuar sa e sa herë për një raport të posaçëm e specifik me skenën – padyshim se ka qenë tema e trajtuar, e cila, ashtu siç edhe pritej që do të ndodhte, ka ngjallur debat të gjatë pas përfundimit.

Fabula e dramës paraqet fenomenin e kahershëm, ndonëse të rrallë ndër shtresat e caktuara të shoqërisë shqiptare, ku “Burrneshat” përshkruhen si gra që vendosin të jetojnë si burra, duke evituar deri edhe raportet fizike për një jetë të tillë të zgjedhur nga vet ato. Ato, për shkak të vendosmërisë insistuese për atë lloj jete, si ‘kundërshpërblim’ të atij vendimi të skajshëm natyral, e i cili nga një kënvështrim fare indiferent mund të përshkruhet edhe si vendim mazohist, në bazë të të cilit vendim ato përfitojnë ca nga privilegjet që u përkisnin vetëm burrave, si pjesë e traditës së mishëruar e skalitur ndër breza në vetëdijen kolektive.

Në fakt, sipas përshkrimit narrativ fillestar të temës vëhet në fokus fenomeni i burrneshave të përbetuara shqiptare, si tërësisht kontradiktor krahas botëkuptimeve, apo si një shikim i botës së “emancipuar dhe civilizuar” krahas asaj “të pacivilizuar”!

Ky fenomen jo rrallë është shfrytëzuar edhe nga medie ndërkombëtare, sikurse edhe nga hulumtuesit e fushave të antropologjisë, sociologjisë, etnografisë etj.

Një lloj intimiteti që këtyre “burrneshave” u ka garantuar akti i të kthyerit në “burrneshë”, krejt përnjëherë u është ekspozuar mediave dhe publikut, i cili nuk u ka sjellur ndonjë përfitim atyre, përkundrazi, në shumë raste janë portretizuar në dritën e primitivizmit dhe si ‘relikte’ të një shoqërie skajshmërisht patriarkale. Ndërsa në anën tjetër, për shumë nga ato gra, të vishesh si burrë dhe të bëhesh “burrneshë” ka qenë një akt emancipues. Ato e lidhnin sipas këtë akt me idenë e “lirisë”.

Më tej, fabula e dramës, e rrjedhimisht edhe shfaqjes së realizuar, përshkruan fokusin e antropologes angleze Edith, pas vizitës në veriun e Shqipërisë, ku takohet me Sose-n, njërën nga pak burrneshat e mbetura shqiptare. Të dyja, pastaj udhëtojnë në Londër, në një seri të prezantimeve publike në London University. Gjatë asaj vizite, Sose bëhet pjesë e një “Queer Performance” që është duke u përgatitur nga Julian, i cili është një drag-queen e njohur e Londrës. Për Sosen takimi me një kulturë kaq të huaj bëhet çështje ekzistenciale.

Shfaqja ka shkaktuar reagime e debate të ndryshme, një pjesë e të cilave janë fokusuar specifikisht në kontekstin e orvatjeve për të ndriçuar fenomenin si tërësi nga aspekti përmbajtësor, kurse një pjesë e panelistëve kanë insistuar për të ndriçuar aspekte tjera, qoftë duke u fokusuar në lojën e aktorëve, çasjen regjisoriale ndaj fenomenit, situatave të krijuara, mizanksenës etj, sikurse edhe në lidhje me një sërë çështjesh tjera, ku gati-gati secili nga ta, në një mënyrë apo tjetër përfundonte diskutimin duke u rikthyer tek tema e tekstit dramatik, apo herë-herë edhe tek shfaqja e inskenuar.

Pa dyshim se kontributi i secilit nga pjesëmarrësit në diskutim, e ka bërë shfaqjen më të qartë e më të afërt me publikun prezentë në pjesën e debateve, e cila është karakteristikë specifike e mbase edhe unike e skenës së “Talia-s…”.

Ndërsa një përshkrim mbase përgjithësues për shfaqjen dhe vet tekstin dramatik, por edhe për lojës e aktorëve, përfshirë strukturën e shfaqjes, muzikën e skenografinë, i ka dhënë kritiku, Josif Papagjoni.

Papagjoni ka bërë më shumë sesa një herë tratativë për të saktësuar idenë fundamentale universela teatrale se drama e personazhit apo personazheve, apo edhe sarkazmi e humori i hollë, si te tragjedia e drama si gjini letrare, ashtu edhe te komedia, nuk kanë ndryshuar asnjëherë që nga fillet, madje nga aktualiteti ynë përgjatë tërë rrjedhës së historisë së krijimtarisë deri tek drama antike.

Në fakt, sipas përshkrimit të mëpastajmë nga autori Jeton Neziraj, u mësua se drama fillimisht është shkruajtur dhe inskenuar për një audiencë krejtësisht tjetër, në Bern të Zvicrës, në maj të vitit 2018, ndërsa për rrjedhën e realizimit skenik të saj foli regjisori Erson Zymberaj, i cili mbanë “vulën” e autorsisë së skenës.

Shfaqja “Burrneshat” është produksioni i parë në gjuhën shqipe i kësaj drame. Më parë ajo është vënë në skenë në gjermanisht, në Zvicër, si një bashkëprodhim i “Forever Production’s”, “Schlachthaus Theater” Bern, Theater ëinkelëiese Zürich”, “Kleintheater” Luzern dhe “Kellertheater ëinterthur”.

Në mbrëmjen e pestë, në festivalin “Talia e Flakës” prezantohet shfaqja “Babai dhe babai”, nga Teatri “Integra” me regji të Kushtrim Koliqi, ndërsa “Talia e Flakës” përmbyllet më 28 janar me shfaqjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

By adminMay 19, 2026

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, ka prit në takim kryesuesen…

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026

Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20

May 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.