Author: admin

Avdush Canaj Kur dola nga ferri s’më lanë t’i marr vjershat të shkruara njëqind vjet npër copa gazetash. S`ke të drejt!- krrokati një korb. Unë qesha si liria. Te dera më priste pëllumbi, që e ndaja bukën me të përditë, nën flatra kishte fshehur vargjet, poezitë. ( Burgu i Foçës, verë 1987 )

Read More

Aktivitetet e fushës së enigmatikës në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit 2023”, kanë vazhduar edhe me një tryezë ku është debatuar për enigmatikën dhe të arriturat e saja si dhe është promovuar libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4”, me autor Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës. Kjo tryezë e cila u organizua nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”  nga Gjilani, u moderua nga Rexhep  Hasani i cili theksoi se hapat e parë të enigmatikës shqiptare i kanë formua autorë dhe redaktorë të njohur të Kosovës, disa përtej të cilëve janë pjesë e kësaj tryeze, e cila…

Read More

Manifestimit Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2023”, ka flakëruar tutje edhe me aktivitete në fushën e enigmatikës. Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani ka organizuar këtë të shtune, Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen dhe në Përpilimin e Enigmave, ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës, nga Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Gjakova dhe nga Tetova, patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë. Garuesit i kanë matur njohurit e tyre duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar në këto lloje të enigmave: fjalëkryq klasik, sudoku, rebus dhe angram, derisa në garën për përpilim ka…

Read More

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Nga ana tjeter, kryetar i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën. Sipas tij  eurodeputeti, Mandl  njihet për kontributin e tij për Kosovën, diplomacinë, paqen, politikën, shoqërinë, kulturën e arsimin. Kryetari Hyseni ka thënë: “Miqësia e Austrisë me vendin tonë është me vlerë të veçantë, këtë do ta çmojmë dhe kultivojmë, ngase rruga jonë, vlerat tona të përbashkëta si dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje”./GJILANI INFO/

Read More

Publicisti Zlatoje Martinov ka thënë se është e pabesueshme se si qeveria aktuale në Serbi të ketë manipuluar për më shumë se një dekadë me “çështjen e Kosovës”. Me këtë sipas tij, ka dashur të krijojë një përshtypje të përgjithshme se çështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur dhe se dialogu në Bruksel gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar gjoja rreth nevojës për një “zgjidhje kompromisi”. Madje, siç vlerëson ai, është edhe më interesant që të ashtuquajturit gazetarë të mediave të pavarura në konferenca të shumta gjatë gjithë këtyre viteve, nuk e ballafaquan Aleksandar Vuçiqin me faktin se…

Read More

Shfaqja “Babai dhe babai”, me tekst të Jeton Neziraj dhe regjisor Kushtrim Koliqi, realizuar nga Teatri “Integra”, u prezantua para publikut, jurisë, e auditorit të gjërë në skenën alternative të Teatrit të Qytetit në Gjilan. I pranishëm ishte edhe Kryeministri Kurti, i cili bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për të dytën herë brenda pak ditësh kanë përcjellur nga afër rrjedhën e manifestimit, por edhe vet festivalit të dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023”. Skena e Teatrit të Qytetit të Gjilanit ishte fare modeste për të mundësuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të gjithë aderuesve të interesuar për…

Read More

ISMAJL KURTESHI Nëse asociacioni konsiderohet garanci për të drejtat e komuniteteve pakicë, një garanci e tillë  nevojitet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës … Insistimi i ndërkombëtarëve që në Kosovë të themelohet një asociacion i veqanet për komunat me shumicë serbe, i cili nuk është i nevojshëm, sepse serbët në Kosovë  gëzojnë jo vetëm të drejta të barabarta me shqiptarët, por janë edhe të privilegjuar. Insistimi nuk është i drejt, për faktin se  ndërmjetësuesit nuk  po e angazhohen edhe për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës edhe pse shqiptarët e Luginës janë…

Read More

Manifestimi Mbarëkombëtar i kulturës “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar edhe këtë të premte, tani përmes pjesës letrare “Pena e Flakës”, që është një nga katër shtyllat kryesore e këtij manifestimi, e ku përmes një tryeze letrare, është nderuar poeti e atdhetari Rexhep Elmazi, në 45 vjetorin e vrasjes së tij tinëzare nga UDB-ja serbe. Të pranishëm në këtë ngjarje letrare ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Kushtrim Zeqiri, familjarë të poetit, shkrimtarë e dashamirë të fjalës së shkuar dhe mysafirë të tjerë. I pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni…

Read More

Mirishahe Limani Hiler E pasur me një bjeshkë dashni familjare e me një lum dashni miqsie Me një copë të atdheut në krahror Mbi supe me peshën e kohës së një rrugëtimi plot emër Si dje, sot dhe nesër, do t’i qëndroj besnike zêrit tim që më shpie atje ku dua unë!

Read More