Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

May 21, 2025

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”
  • U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan
  • Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë
  • Akreditohet programi studimor master në analiza ekonomike dhe politika zhvillimore
  • Në UP “Kadri Zeka” u mbajt sesioni reflektues me fokus integrimin e Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë
  • U mbajt diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit
  • Kryetari Haliti u takua me shefin e OSBE-së, McGurk e ambasadorë të vendeve nga Beneluksi dhe nordike
  • Diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale” dy motra nga Gjilani
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2023”, kushtuar krijimtarisë letrare e atdhetare të poetit Rexhep Elmazi
Kulturë

Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2023”, kushtuar krijimtarisë letrare e atdhetare të poetit Rexhep Elmazi

adminBy adminJanuary 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Manifestimi Mbarëkombëtar i kulturës “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar edhe këtë të premte, tani përmes pjesës letrare “Pena e Flakës”, që është një nga katër shtyllat kryesore e këtij manifestimi, e ku përmes një tryeze letrare, është nderuar poeti e atdhetari Rexhep Elmazi, në 45 vjetorin e vrasjes së tij tinëzare nga UDB-ja serbe.

Të pranishëm në këtë ngjarje letrare ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Kushtrim Zeqiri, familjarë të poetit, shkrimtarë e dashamirë të fjalës së shkuar dhe mysafirë të tjerë.

I pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se për të është nderë dhe kënaqësi e veçantë që sot jemi mbledhur për të vazhduar manifestimin mbarëkombëtar “Flaka je janarit”, përmes njërës nga shtyllat më të rëndësishme të manifestimit, ku kujtojmë poetin Rexhep Elmazi.

“Figurat tona të shquara përgjatë kohës së historisë kanë rëndësi të veçantë. Ajo çfarë bëjmë në “Flakën e Janarit” është që i kujtojmë dhe i nderojmë ata përmes artit, përmes veprave të tyre, ndërkohë që një prej elementeve të veçanta, është fakti që vihen në dukje, përditë e më shumë, vlerat shumëdimensionale të veprimtarëve të kohës “, ka thënë Kryetari Hyseni.

Ai shtoi se, përtej shkrimtar e poet, përtej njeri i dijes e i shkencës, në këtë rast për Rexhep Elmazin, po flasim edhe për veprimtarinë e tij kombëtare atdhetare, ku gërshetojmë vlerat e shumta në një person të vetëm.

Kryetari Hyseni shtoi se është i vetëdijshëm se përmes një tryeze, një takim a një fjalim, nuk mjafton për të nderuar figura të tilla, por përkujtimi është më i rëndësishëm, ndërkaq shembulli dhe modeli që mund të ndjekim ndoshta do të ishte idealja çfarë do të mund të bënim.

Në këtë ngjarje letrare të organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, aspekte të ndryshme të poezisë së Rexhep Elmazit, si një trashëgimi shpirtërore e letrare që na mbeti prej tij, u trajtuan nga emra të njohur të skenës letrare të Gjilanit e të Kosovës, si nga Anton Nikë Berisha, Tahir Arifi, Mehmetali Rexhepi, Arsim Halili e Kaltrinë Berisha.

Veçantit poetike të poetit Rexhep Elmazi si dhe ato atdhetare u shpërfaqën në diskutimet e folësve të kësaj tryeze, ku prof dr Anton Nikë Berisha në vështrimin e tij, duke folur për veprimtarinë e poetit, tha se Rexhep Elmazi në një kohë konkrete, diti që pikërisht asaj kohe t’i jap përmasë që e tejkalon vet kohën e tij dhe këtë përmasë të kohës së tij e dha përmes tekstit.

Për profesorin Berisha, poeti Rexhep Elmazi ishte ai që komunikojë me kohën e vet, e përjetësoi në art kohën e vet dhe la mundësi që ajo poezi të lexohet të komunikojë edhe në një të ardhme dhe beson se këtu është edhe qenësia e poezisë së tij.

Mr. Tahir Arifi, u prezantua me vështrimin letrar “Rexhep Elmazi midis poetit e atdhetarit”., duke thënë se ai më tepër u njoh për angazhimin atdhetar, por se edhe veprimtaria krijuese e tij ishte poashtu shumë e rëndësishme, ishte i rëndësishëm zëri i tij i veçantë shkrimor.

E, prof. Mehmetali Rexhepi, me vështrimin e tij studimor tha ndër tjerash se idetë poetike dalin nga sprovat jetësore të poetit Rexhep Elmazi. Ato përjetësojnë përballje të kalueshme ose të pakalueshme, lënë gjurmë të thella, ngecin por nuk përulen, vijojnë të ngrejnë vertikalen e ekzistencës…

Mr. Arsim Halili me kumtesën e tij u ndal te “Vetmia” në poezinë e Rexhep Elmazit. “Në strukturën poetike shihet qartë ndërtimit semantikë, ku poeti ruan dy gjendje kohore dhe shpirtërore.

Gjendjen fizike të perceptuar në kohë diku i rrethuar nga të tjerët, por jo edhe tani si dhe gjendjen shpirtërore, krijon një tablo të dyfishtë”, thotë Halili.

Kaltrinë Berisha, me punimin e saj elaboroi “Dhembjen” më poezinë e Rexhep Elmazit, duke thënë se poezitë e tij, gërshetohen në tema të tilla si liria e drejtësia, që në njëfarë mënyre edhe pse pikënisjen e kanë në nivelin universal, përmes ligjërimit poetik arrijnë të renditen nëpër shtresat të cilat prekin skajet e shpirtit njerëzor, botën e brendshme poetike të autorit, të zbërthyer në tema personale,…

Tryeza letrare në nderim të poetit Rexhep Elmazi u mbajt në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit, “Fan S.Noli”, e vlen të veçohet se krahas kumtesave të lexuara, u deklamuan edhe poezi nga krijimtaria poetike e këtij shkrimtari, nga Diana Toska.

Përndryshe, “Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së pestë, “Babai dhe Babai”, Teatri INTEGRA, Prishtinë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U shfaq dokumentari “Lettres Ouvertes” një rrëfim mbi jetën e punëtorëve sezonal shqiptarë në Zvicër në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit

May 16, 2025

Një tjetër gurthemeli në karrierën time akademike, profesionale dhe institucionale!

May 15, 2025

Do të shfaqet filmi që trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër ndër ta edhe nga Gjilani në UP “Kadri Zeka”

May 13, 2025
Mos humbni
Shendetesi

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

By adminMay 21, 2025

Në këtë tryezë ka marë pjesë Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan,…

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025

Akreditohet programi studimor master në analiza ekonomike dhe politika zhvillimore

May 21, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në Viti është mbajtur tryeza e përbashkët me temen “Stigma ndaj shëndetit mendor”

May 21, 2025

U pensionua infermierja Shake Rashiti nga Reparti i Infektivës në Gjilan

May 21, 2025

Dr. Cana: Morëm zotimin nga kryetari i Komunës se Spitali i Gjilanit do të përkrahet sa herë që ka nevojë

May 21, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.