Author: admin

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Shtërpcë. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Shtërpcë është raportuar nga familjarët se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve. Ndërkaq në Pejë, një mashkull ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë në FSK. Në Facebook, ai ka shkruar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet, ku edhe trajnimi specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë. Komenti i tij i plotë: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet. Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të…

Read More

Një femër ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në lagjen e Dëshmorëve, në Podujevë. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në…

Read More

Pas një pauze thuajse dy mujore, futbolli rikthehet në aksion. Sezoni pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku sot në program janë katër ndeshje për tu zhvilluar. Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luaj në udhëtim te Liria, në një ndeshje që gjykohet nga Gramos Shala. Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me skuadrën A&N në stadiumin e qytetit në Therandë. Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Drenas. Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme…

Read More

“Për kë bie këmbana” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bie këmbana” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi. “Zoti i fluturave” – Uilliam Golding Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të…

Read More

Në një intervistë për albinfo.at, polici shqiptar, Kaltrin Murati, tregon për punën dhe karrierën e tij si polic në Vjenë Profesioni i policit në Austri është një punë e vështirë dhe shpesh shoqërohet me raste të rrezikshme. Por, jo rrallë policët kthehen në heronj: Sepse ata shpëtojnë jetë, ofrojnë mbrojtje, ndihmë dhe e bëjnë Vjenën një nga qytet më të sigurta në botë. Një nga “heronjtë” shqiptarë, që shërben në policinë austriake është edhe Kaltrin Murati. Polici shqiptar është i lindur në Vjenë, por me prejardhje është nga Tetova. Babai i tij kishte migruar në Austri që në  moshë…

Read More

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti. Analisti serb, Janjiq u shpreh për Euronews Albania se në thelb presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve në procesin për anëtarësim në BE. Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme. “Vuçiq, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb,…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë. “Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me…

Read More

Dy persona pas një mosmarrëveshje të çastit rreth një qeni janë rrahur mes vete. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Mogillë, Kllokot. Tutje bëhet e ditur se dy të përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor. “Më 03.02.2023, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike.  Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet…

Read More

Drita ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në tokën turke ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra gjilanase është përballur me ekipin nga Letonia, Liepaja të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1. Ardit Tahiri, Ilir Blakçori dhe Iran Junior kanë qenë realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër. Kujtojmë që Liepaja është përballur në raundin e parë të Ligës së Konferencës me skuadrën tjetër gjilanase Gjilanin, të cilën e eliminoi pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3:2..

Read More