Author: admin

Gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, shkollë e cila dallohet çdo herë me sukseset e arritura në gara të lëmive të ndryshme, edhe kësaj here arriti të rrëmbente katër vende nga top dhjetë finalistët e kësaj gare. Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri dhe Elsa Kqiku u shpërblyen edhe në mënyrë financiare për suksesin e arritur si finalistë të olimpiadës. Vlen të përmendet se Olimpiada e Ekonomiksit është garë e cila është zhvilluar për herë të parë në Kosovë, dhe përmban tri faza, atë shkollore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ku këtë vit Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit do të mbahet në Sllovaki…

Read More

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë e Financa, e pesta e rregullt, është karakterizuar me këto pika të rendit të ditës e të cilat janë proceduar për seancën e Kuvendit që do të mbahet javën e ardhshme. Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023. Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit të lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në fshatin Binçë me Nr.01-110/05-278 i…

Read More

Me qëllim të zhvillimit të fushës së administrimit të tokës, kadastrit dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, sot në Prishtinë është mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional, nga Agjensioni Kadastral i Kosovës. Në këtë takim, në emër të Asociacionit të komunave të Kosovës, ka folur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. “Ngritja e kapaciteteve humane e teknologjike për Zyrat Kadastrale Komunale, në realizimin e shërbimeve efikase për qytetarët janë në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta për reformë në kadastrit në Kosovë. Ky takim sot do të shërbejë, si mesazh për ngritjen e vetëdijes mbi llogaridhënien…

Read More

Arsenali u dorëzua në luftën për titullin e kampionit në Angli pas humbjes nga Notinghemi, gjë e cila bëri që titulli të shkonte në duart e Manchester Cityt. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit se nuk duhet të ndalen por duhet të vazhdojnë të ecin përpara dhe të sjellin përforcime në afatin kalimtar të verës. “Ne kemi luajtur një sezon të mrekullueshëm, por duhet të vazhdojmë. Ne duhet të bëjmë një hap tjetër përpara sepse sezonin e ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë. Ne e dimë këtë. Bordi dhe trajneri do të…

Read More

Nga: Shpendi Topollaj Ma do mendja se Uilliam Shekspiri (William Shakespeare), ka qenë, është dhe do të jetë përherë shkrimtari më i njohur në botë. Për të thuhet se do të mjaftonin vetëm sonatat që shkroi (thuhet se janë 154 të tilla), që ai të mbulohej me atë lavdinë që gëzon, por unë do të shtoja se edhe Anglisë do t`i mjaftonte kjo lavdi për t`u ndierë në çdo kohë krenare për birin e saj që lindi në 23 prill të vitit 1564 në Stratford afër Londrës. Koha kur ai jetoi dhe krijoi, ka qenë e ngërthyer, si zakonisht…

Read More

Suedi: Diamant Salihu nominohet për çmimin e madh Mësohet se Diamant Salihu, gazetari i mirënjohur suedez me origjinë nga Kosova, është nominuar për çmimin Wallenberg 2023, shkruan albinfo.ch. Theksohet se ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez, i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore. Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”. Ky çmim do të ndahet më…

Read More

Pasditen e së hënës një fëmijë 4-vjeçar i cili është raportuar i zhdukur nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë, ende nuk është gjetur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kërkimet për gjetjen e 4 vjeçarit pritet të rifillojnë sot. “Ende nuk ka ndonjë risi, kërkimet pritet të rifillojnë sot”, ka thënë Zahiti. Ndryshe, një fëmijë 4-vjeçar nga fshati Akrashticë të Vushtrrisë, ishte zhdukur pasditen e së hënës. Sipas Policisë, dyshimet e para të çojnë tek kanali i Ibër-Lepencit.

Read More

Dje janë bërë 24 vite më parë, forcat shtetërore serbe kryen Masakrën në Dubravë ndaj të burgosurve shqiptarë. Ngjarja alarmoi opinionin vendor e ndërkombëtar. Akti barbarë shpërfaqi edhe një herë mendësinë e regjimit të Millosheviqit. Mediumi prestigjioz amerikan, “The New York Times”, në nëntor të vitit 1999 kishte publikuar një artikull të gjatë për Masakrën e Dubravës. “Era e keqe e tmerrit vazhdon në një burg në Kosovë”, kështu titullohej artikulli i NYT, i cili tregon se si edhe disa muaj pas masakrës, në bodrumet e ndërtesave, gjaku qëndronte ende i ngjitur në dysheme. Artikulli i plotë i “The…

Read More

Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Kamenicë si dhe Agjensionin Zhvillimor Rajonal Lindje, kanë mbajtur sesionin informues për biznezet, lidhur me thirrjen “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ 2023. Rikujtojmë që për rajonin zhvillimor Lindje (Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Viti, Hani Elezit, Novobërdë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpce) aplikimi duhet të bëhet në emailin: [email protected]./GJILANI INFO/

Read More