- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se 438,827.45 Euro është vlera e investimit në shtrimin e 27 rrugëve. Sipas tij ky projekt do të fillojë sot. “Mirëmëngjesi. 438,827.45€ është vlera e investimit në shtrimin e 27 rrugëve në Komunën e Kamenicës, projekt ky që do të fillojë sot. Vjollca, Mërgimja, Blerandi e Aridoni janë super inxhinierët e rinj, që do të kujdesen për proceset dhe mbarëvajtjen e projektit. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë ai. /GJILANI INFO/
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, drejtorët komunalë, asambleistët e familjet e dëshmorëve, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Abdulla Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani. Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!
Kryetari Haliti ka ngushëlluar familjen Korrani, me rastin e vdekjes së Avdullah Korranit babait të Heroit të Kombit, Mejdi Korrani
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ngushëllon familjen Korrani, me rastin e vdekjes së Avdullah Korranit babait të Heroit të Kombit, Mejdi Korrani. E nderuara familja Korrani Më pikëlloi pa masë, lajmi i sotëm, që kësaj bote i dha lamtumirën, babai i Heroit të Kombit, Mejdi Korrani, Avdulla Korrani. Avdullahu, si shumë baballarë në Kosovë, i dha lirisë, birin e tij. Dhembje për ne, për familjen, për familjarët e dëshmorëve e organizatat e luftës së UÇK-së, që humbën një njeri të urtë e fisnik siç ishte i ndjeri. E nderuara familja Korrani, në emrin tim personal dhe të…
Shkruan: Femi Halimi Muharrem Elezi, një zotëri i moçëm e i ri në botime, në tri vitet e fundit botoi rend tri vëllime me tregime, ku vëllimi i parë ceket më shumë si Përmbledhje, kurse dy të tjerët konsiderohen romane të mirëfilltë –edhe atë të tipit të romanit klasik. Kjo është një risi dhe një befasi për mirë, mu në këtë kohë të mugët ku edhe libri ka humbë mu si njeriu në peshë. Ishte Përmbledhja me Tregime botimi i parë më 2021, befasi përnjëherë, me depërtimin në fushën e letërsisë me shkrime të gjëra e serioze përnjëherë e…
Aktivitete javore në komunikacionin rrugor Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 12.05.2023-18.05.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë (1169) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të komunikacionit…
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve të Gjilanit ka organizuar ligjërata profesionale nga lëmia e bletarisë. Në këtë ligjërate morën pjesë rreth 130 bletarë nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Ferizai, Prishtina, Peja, Deqani etj. Gjithashtu ishin prezent: drejtori i Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari në Gjilan z. Bajram Isufi, drejtori i Laboratorit për analiza në Prishtinë Beqë Hulaj, zyrtarë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari etj. Ligjeruan: Dr. Selim Dedej profesor nga Shqipëria dhe Dr. Kef Delaplane nga Gjorgjia – SHBA. Ndër temat që u shtjelluan ishin: – Ndikimi i bletëve në polenizimin…
Në vazhdën e procesit të buxhetimit komunal me pjesëmarrje është mbajtur dëgjimi publik me gratë e Gjilanit
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, tha se me zonjat e qytetit bashkëbiseduan për projektet të cilat ato i shohin të nevojshme e të mirëseardhura, për një jetesë të barabartë e kushte të volitshme për të gjithë pa dallim. Ai ka falënderuar përzemërsisht të gjitha gratë dhe vajzat për pjesëmarrjen aktive. Rashit theksoi se së bashku prioritizuam projektet për të cilat përzgjedhja do të bëhet gjatë muajit qershor, e projekti fitues do të subvencionohet me 30 mijë euro. -Subvencionim për krijimin e hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve për gratë pensioniste -Rregullimi i hapësirës së jashtme te objekti i shoqatës…
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj gruas shtatzënë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, pastaj i dyshuari ka kërkuar që gruaja të shkojë te familja e vajzërisë. Rasti ka ndodhur në Gjilan, të mërkurën në ora 17:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pastaj i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë”, thuhet në raport. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim…
Nënkryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Gunther Fehlinger, ka ftuar tri shtetet të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën që të marrin model Kosovën për përdorimin e valutës Euro. “E ftoj Shqipërinë, Ukrainën, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nga Kosova dhe për të adoptuar euron si monedhë në mënyrë të njëanshme dhe tani”, ka shkruar ai në ‘Twitter’, raporton RTKlive. Kosova e miratoi euron si valutë ligjor de facto në vitin 2002, pavarësisht se shteti nuk ishte anëtar i Eurozonës apo Bashkimit Evropian. Kosova përdorimi si valutë markën gjermane nga viti 1999.
Me rastin e përzgjedhjes për në finalen e madhe të “Muza Competition”, që është një projekt i fashionit dhe dizajnit e që është duke u mbajtur në Tiranë, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim dizajnerin e modës Frontin Hasani, nga Smira, i cili është përzgjedhur në mesin e 10 finalistëve. Kryetari Haliti e ka përgëzuar për talentin, punën dhe përkushtimin në fushën e dizajnit, dhe promovimin e komunës së Vitisë. Ai poashtu duke i uruar suksese në edicionin e dytë të kësaj gare ku Frontini do të prezentojë një koleksion të inspiruar nga elementet…

