- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e LDK-së. Dorëheqjen ai e ka bërë publike vet me anë të një postimi në Facebook. Miq, Dashnia e kontributi për vendin e interesin kombëtar kanë qenë dhe mbeten rruga ime e vetme e angazhimit politik. Rugovizmi si djathtizmi autentik kombëtar është fanari im. Kësaj rruge nën dritën e këtij fanari nuk do t’i ndahem. Më poshtë keni tekstin e plotë të dorëheqjes sime nga Kryesia e LDK-së: z. Lumir Abdixhiku, Kryetar Anëtarëve të Kryesisë së LDK-së 24 Maj 2023 I nderuar Kryetar, Të nderuar kolegë të Kryesisë, Po ju shkruaj për…
Ka filluar sot asfaltimi i rrugës së varrezave në fshatin Radivojc dhe gjithashtu është asfaltuar rruga “Ali Sahit Shabani”, në Budrikë dhe është duke u punuar intensivisht në rrugën “Hatixhe Mustafa”, e cila rrugë është afër xhamisë së Budrikës. Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se këto projekte që janë duke u kryer e duke u punuar në to, janë shumë të rëndësishme për banorët e këtyre lokaliteteve. Ai, poashtu tha se projekte te tilla janë duke u kryer edhe në disa fshatra dhe do të vazhdohet…
Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e 13-të në Indeksin vjetor të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, i publikuar nga Institucioni Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid. Duke e krahasuar me vitin 2021, ku Komuna e Kamenicës ishte radhitur në vendin e 20 me gjithësej 61.56 pikë lidhur me këtë matje, kësaj radhe Kamenica ka shënuar progres duke kaluar 7 vende më lartë në listë me gjithësej 81.25 pikë për këtë vit. Në këtë raport KDI ka vlerësuar komunat në 87 indikatorë për tetë shtylla: 1) transparenca…
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepin, me të cilin kanë biseduar rreth aktiviteteve të ndryshme, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me miqësinë dhe bashkëpunimin me popullin amerikan dhe shoqatat e organizatat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, në takim u shqyrtua mundësimi i krijimit të një këndi amerikan në ndonjërën nga shkollat e komunës së Vitisë, për të cilin propozim u dakorduan në parim. Një tjetër propozim ishte edhe hapja e një klubi të ri të miqve të Amerikës , në komunën e Vitisë.…
FKEE dhe komuna e Vitisë iniciojnë projektin emergjent për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat banesore
Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për inicimin e projektit emergjent për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale në pronësi të komunave. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është definimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve në zbatimin e Projektit Emergjent, përkatësisht zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale që janë në pronësi të komunës. Kryetari, Sokol Haliti, shprehet se komuna e Vitisë është duke bashkëpunuar ngushtë me MCC-në amerikane, rreth investimeve nëpër objekte banesore dhe shtëpi private për efiçiencë në…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim këshillin organizativ të turneut tradicional “Kenan Halimi”, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haliti për perkrahjen e vazhdueshme, investimet që janë bërë në rregullimin e fushës dhe krijimin e kushteve optimale para fillimit të këtij turneu memorial në futboll të vogël./GJILANI INFO/
Në kuadër të “Javës së Gruas” diskutohet për integrimin e grave dhe të rinjëve në vendimmarrje
Komuna e Kamenicës ishte sot nikoqire e takimit të katërt për të diskutuar për gjithpërfshirjen dhe integrimin e grave dhe të rinjëve në proceset vendimarrëse, takim ky i cili u mbajt në kuadër të “Javës së Gruas”. Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Ambasadorja Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, nënkryetarja e komunës për komunitete, Aleksandra Jovanovic, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” Visar Ymeri nga nga Instituti për Politika Sociale, Drejtore të Drejtorive Komunale, përfaqësuese të OJQ-ve, zyrtarë komunal dhe qytetarë. Ambasadorja e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI)…
Në Gjilan mbahet testi i nxënësve të tetë shkollave të ndryshme për matematikë dhe shkenca shoqërore
Në Gjilan është mbajtur të martën testi i nxënësve i tetë shkollave për matematikë dhe shkenca shoqërore. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, drejtoreshën e DKA-së, Albana Demiri dhe zëvendësministren e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna. Me këtë rast, fat dhe suksese u ka uruar nxënësve kryetari Hyseni dhe përfaqësuesit tjerë institucionalë, duke shfaqur shpresën se do të arrijnë një rezultat të mirë, në mënyrë që gjatë shkollimit tutje të kenë një të ardhme më të mirë./GJILANI INFO/
Në shkollën teknike “Mehmet Isai” bëhet inaugurimi i pajisjeve laboratorike për aftësim profesional, donacion nga Luksemburgu
Në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, është bërë të martën inaugurimi i pajisjeve laboratorike për aftësim profesional me donacion projektit LuxDev të Luksemburgut, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku, drejtorët komunalë, Albana Demiri e Mentor Mihovci dhe përfaqësuesit e LuxDev, Arta Hoxha dhe Daniel Cristian Passalacqua. Kryetari Hyseni ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e madhe të ofruar në realizimin e këtij projekti për aftësimin profesional të nxënësve të kësaj shkolle. “Shkolla e mesme teknike në Gjilan, por edhe profilet profesionale janë me rëndësi të…
Është gjetur pa shenja jete fëmiu katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit. Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK-ja dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij. Ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete. Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen. Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.

