- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Author: admin
Të gjithë jemi të stresuar, pothuajse çdo ditë, dhe në shumicën e rasteve paraja është arsyeja. Pagat e vogla, huat, kreditë, të gjitha këto kanë pasoja të rënda për shëndetin e përgjithshëm të njerëzve. Përballja me problemet monetare çon në probleme në funksionimin kognitiv, por edhe në sëmundje serioze. Si reagon sistemi ynë? Trupi përdor mekanizmin e tij të mbrojtjes, duke lejuar që instinktet tona të reagojnë shpejt kur përballen me një kërcënim të menjëhershëm. Kur stresohet, hormonet siç janë adrenalina dhe kortizoli sekretohen për të ndihmuar në menaxhimin e këtij kërcënimi. “Sindroma akute e stresit është një tendosje…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij? Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjerë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh. Mëngjesi është vakti më…
Mbështeten fermerët e komunës së Vitisë me serra, makina spërkatëse dhe makina për mbjellje të patateve
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, bazuar në kërkesat e fermerëve të kësaj komune, ka bërë publike nga dje thirrjen për aplikim për bujqit e interesuar që duan të pajisen me makina spërkatëse, serra dhe makina për mbjellje të patates. Drejtori i i kësaj drejtorie Naim Pira, ka bërë të ditur se të interesuarit mund të aplikojnë duke përmbushur kriteret që parashihen në thirrjen për aplikim, e që është publikuar dje në Web faqen zyrtare të komunës. Makinat spërkatëse do të kenë kapacitet prej 400 litrash, ndërsa serrat janë 50 metra katror. Edhe kultivuesit e patates…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm sot në trajnimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku po trajnohen gratë ndërmarrëse të viseve rurale. Ai ka përshëndetur të pranishmet në këtë trajnim dhe tha se ky projekt për gratë vitiase është shumë i dobishëm. “Ky projekt i ri për Vitinë, e posaçërisht për vitiaset është shumë i dobishëm, ngase aftësimi profesional është tepër i nevojshëm. Komuna e Vitisë në vazhdimësi ka përkrahur gratë në biznes, qoftë ato fillestare apo të mesme dhe ja tani Vitia është edhe me një projekt për…
Në një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, kanë nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. Kryetari Hyseni tha se fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje është njëra nga objektivat tona për këtë mandat dhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot. Ai ka falënderuar USAID dhe shefen e programit, Sivia Susnjic, për fascilitimin e agjendës së Kontratës Sociale dhe që po mundësojnë pjesëmarrjen në këtë program,…
Arben Kurteshi Ne jemi autorët e librit Republika e Kosovës. Jemi krijuesit e këtij libri historik i përfunduar dhe publikuar si shtet i pavarur dhe sovran me 17. Shkurt 2008. Ne mbajmë përgjegjësinë dhe të drejtat e çdo shkronje, rreshti e kapitulli të këtij libri dhe vetëm me lejen tonë mund të ndryshohet, hiqet apo shtohet diçka në këtë libër. Është në duart, mendjet dhe në përgjegjësinë tonë se a duam të ndryshojmë, shtojmë apo largojmë ndonjë fjali, shkronjë, pikë apo presje nga ky libër. Ne mbajmë edhe përgjegjësinë që mos të preken kapitujt e atyre që i shktuajtën, dhe…
Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re. Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Napoli. Futbollisti ynë ka arritur marrëveshje me napolitanët për vazhdimin e kontratës. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Mattino”. Gjithnjë sipas këtij mediumi, për ta zyrtarizuar marrëveshjen duhet të pritet presidenti Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit nuk dëshiron ta shpërqendrojë momentin e shkëlqyeshëm të skuadrës dhe gjithçka do të zyrtarizohet kur të arrihet objektivi i ekipit. Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, të cilin po e pret qe më shumë se tri dekada.…
Ismajl Kurteshi / Paqja pa drejtësi është thjesht tirani – William A. Uajt / Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Luginën e Preshevës ishin pajtuar ta ndalnin luftën e armatosur në vitin 2001 që e kishin filluar për shkak të represionit sistematik dhe mohimit të të drejtave të tyre elementare. Lufta pati filluar pas përpjekjeve të pasuksesshme pothuajse shekullore të shqiptarëve për realizimin e të drejtave të tyre me anë të metodave paqësore. Lufta u ndal vetëm pas premtimit të ndërkombëtarëve se të drejtat kombëtare të shqiptarëve garantohen, se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të trajtohen…
Furrë buke dhe pastiçeri franceze në Vjenë mund të ketë shumë, por ju mbase nuk e dini që një pastiçeri krejtësisht e veçante është hapur nga një shqiptar. Croissante, baguette dhe tarte citrone franceze mund t’i shijoni vetëm në “L’Amour du Pain” Fation Kolici zotëron një qoshe tepër të preferuar në një rrugë lidhur me sheshin në Mariahilferstrase. Bëhet fjalë për L’Amour du Pain, vendin ku unë kam ngrënë croissant dhe baguette më të mira të jetës. Ky mendim nuk vjen vetëm prej meje, por e tregojnë komentet e shumta online, suksesi në media dhe klientët të cilët presin…
Ademi: Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër në vend, Gostivari ka humbur 37% të popullsisë
Analisti Visar Ademi, i ftuar në Click Plus, sulmoi partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët, se do të futet në Qeveri për të luftuar korrupsionin, ndërkohë që Komunën e Gostivarit e ka zhytur në borxh prej 15 milionë eurove. Ndërsa, tha se rajoni i Pollogut është rajoni i më i varfër në vendin tonë. “Si mund ta luftojë korrupsionin një parti politike, e cila modelin e zhvillimit ekonomik, e ka mbi zmadhimin e borxhit lokal e ka mbi 15 milionë euro. E ka marrë komunën me 2.5 milionë euro dhe e ka çuar në 15 milionë euro. Nuk ka bërë…

