Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se nga tani gjinekologu do të jetë i pranishëm në Kamenicë.
I pari i komunës njoftoi se tri herë në javë do të ofrohen kontrolla, konsulta e diagnostifikime me ultrazë modern 4D.
“Shumë viteve rrugë të gjata, me shpenzime të larta e me mundime për vetëm një kontrollë, u erdhi fundi. Premtimet dhe fjalët e fushatës i mbajmë, prandaj nga tani gjinekologu është në shtëpinë tonë, Kamenicën Tri herë në javë, do të ofrohen kontrolla, konsulta e diagnostifikime me ultrazë modern“, ka thënë kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/