Author: admin

Milazim KRASNIQI Tashmë që jam jashtë stafit të rregullt universitar, e kam edhe më të qartë pamjen lidhur me tiraninë që imponohet lidhur me botimet e punimeve shkencore në revista të huaja, si kusht brutal për avancim në tituj universitarë. Në fakt, ka pasur dhe ka gjithnjë e më shumë një zhvillim shumë kundërthënës në këtë punë: sa më shumë që mësimdhënësit tanë botojnë punime shkencore në revista në platforma të njohura, (Scopus) aq më pak ka libra universitarë në gjuhën shqipe. (Ndërsa punimet botohen vetëm anglisht dhe publiku shqipfolës nuk ka mundësi t’i lexojë! Ato as nuk shkruhen…

Read More

Drejtuesit e PSG vijojnë të këmbëngulin për të rinovuar kontratën me Lionel Messi. Argjentinasi nga ana tjetër ka oferta edhe nga Barcelona apo Amerika, mirëpo francezët kërkojnë të shijojnë të paktën edhe për një sezon magjinë e “pleshtit”. Por, nuk mendon në këtë formë ish-futbollisti i PSG, Jerome Rothen i cili thekson se Messit nuk i intereson shumë skuadra dhe tifozët duke theksuar se sulmuesi nuk është i interesuar për projektin e kryeqytetasve. Ndër të tjera, Rothen shtoi se klubi do ta ketë të vështirë të përballojë tre rroga si ato të Messit, Neymar dhe Mbappe pasi përndryshe rrezikojnë…

Read More

NGA MR. SC. SHEFKI STUBLLA Lexuese dhe lexues të nderuar, një lajm i mirë poetik: këto ditë doli nga shtypi, tek ShB ”Nositi”, libri i bibliofilit të mirëfilltë, Sulejman Dërmakut – me titull Ç’JE TI JETË, libër ky që është shoku më i mirë për çdo lexues, sidomos për të moshuarit, të cilëve ua lehtëson vetminë. Pyetjes “Ç’je ti jetë” apo “Ç’është jeta” i janë dhënë përgjigje të shumta, shkencore, filozofike, teologjike dhe spirituale gjatë historisë, por asnjëra nga to, nuk mëton se është definicion absolutisht i saktë. Edhe Anshtajni, lidhur me këtë pyetje, dha një përgjigje: ”Kush nuk…

Read More

Policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile ku do të bëhej edhe kurorëzimi Pranga në vend të unazës së martesës! Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar krejt ndryshe ditën më të bukur të jetës së tij. Për t’iu shmangur depërtimit nga Austria, 24-vjeçari kishte vendosur të martohet me një hungareze në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austria e Epërme). Martesa e tij me hungarezen si shtetase e BE-së do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin dhe të banojë ligjërisht në Austri, raporton albinfo.at. Por, nusja dhe 30 të ftuarit kanë pritur kot në…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read More

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.   Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10, në Drenas. Tutje në raport bëhet e ditur se personi i cili ka marr lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull  kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull  kosovar…

Read More

Arben Kurteshi Aztekëk populli me kulturë të lart dikur në „Amerikën e Mesme“ u zhduk mbrenda pak dekadave!? Kjo ndodhi, pasi që në vitin 1519, kur Hernan Cortes arriti në bregun e Meksikës së sotme, menjëherë dha urdhër ti fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej Spanjës deri në Meksikë, që askush të mos mund të kthehet mbrapa nga trupat e tij; dhe të luftojnë deri në pushtimin e popullit të lasht Aztek, i cili brenda pak dekadave u zhduk! Ndoshta secilit prej nesh na duket e palogjikshme, pse nuk la guvernatori Cortes ndonjë anije pa…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve K. R. dhe S. L. I akuzuari K. R. me datë 01.11.2022, rreth orës 14:30 minuta, në Qendrën  Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar korrektues, pa autorizim shpërndanë apo dorëzon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, në atë mënyrë që derisa ishte në orarin e punës si zyrtarë korrektues, shkon në katin P-2, dhomën nr. 7 dhe komunikon me të paraburgosurin S. L., ku përmes vrimës se vrojtimit, e ka nxjerrë nga…

Read More

Kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare mes Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet këtyre vendeve. Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh përmes kësaj marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë të letërnjoftimeve, qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin duke përdorur vetëm njërin letërnjoftim të njërit…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në takimin e parë të mbajtur për këtë vit, të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Në këtë takim janë shqyrtuar raportet vjetore të vitit 2022 si dhe planet për vitin 2023. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, gjatë këtij takimi ka shqyrtuar Draft Raportet e Punës dhe atë Financiar për vitin 2022, si dhe Propozim Planin e Punës për vitin 2023 dhe Propozim Buxhetin për vitin 2023. Ndërsa pas vërejtjeve, sugjerimeve dhe komenteve shtesë, janë aprovuar dokumentet e trajtuara në këtë takim./ GJILANI INFO /

Read More