Kosova ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi ka luajtur baras me Rumaninë (0-0).
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte dominuese ndaj Rumanisë, derisa arriti edhe të shënin gol, por pas rishikimit të VAR-it goli i Edon Zhegrovës nuk u pranua.
“Dardanët” e kanë regjistruar barazimin e tretë, derisa pas tri ditësh përballën me Bjellorusinë.