- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, disa qytetarë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit, shkruan Oranews. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën. Protestuesit i kërkojnë…
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi Kush prek gazetarët me dorë, qoftë edhe nëse ua krijon njollën prej zemre, veq pse prek ata, ka prekur integritetin, moralin dhe informatën e qelqtë. Të shoh gazetarët, njerëzit që bëjnë punën më të ndershme e më me djersë, duke u zvarritur nga huliganë e zdralana, e papranushme, e papërballueshme, aspak e drejt, jo humane, kapadaillak i kopjuar nga shkallët e zeza prej myku. Gazetarët e vendit tonë kanë bërë historinë, kush thotë ndryshe ai nuk di gjë për ta e as për punën e tyre prej margaritari. Ata janë sinonim i së drejtës, besimit,…
Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Kampionia olimpike e Kosovws u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique. Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, kategoria -57 kg. Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024. Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70 kg).
Marjeta Shatro Rrapaj Do të mbarojë edhe kjo verë, bashkë me një pjesë të jetës sime, ku frika pi dëshirat në jehonën e vdekjes e vetmia, si zog pa krahë zbulon botën nga fjalët në metamorfozën e kohës, në turbullimin e ajrit, në shqetësimin e dritës, ku fryn era mizore e zhgënjimit. Nata vjen e ngadaltë njeh brengat e mia, sheh dhe lotët e mi, fjalët që ia fal duke pëshpëritur në zbrazëtinë e shekullit, që gërvisht shpirtin me kujtimet e së shkuarës, rrjedhur, si lumë i turbullt gjakun tim. Dhe mendimet i ka mbuluar heshtja e mbi lëkurë…
Valbona, Valentina, Liridona, Vlora dhe Saranda Gashi, përveç përkushtimit në profesionet e tyre, kanë të përbashkët edhe pasionin për vallen shqiptare Pesë motra të lindura dhe të rritura në Zvicër. Të pestat janë të shkolluara dhe kanë përfunduar me përkushtim studimet e tyre. Dy prej tyre kanë kryer studimet master, ndërsa tri të tjerat, Bachelor. Aktualisht të pesë motrat punojnë me sukses në profesionet e tyre. Valbona, Valentina dhe Liridona janë mësuese, Vlora punon në një kompani si specialiste për çështje ligjore dhe biznesore, ndërkohë Saranda punon në njërën nga bankat me të njohura në Zvicër. Të pesë motrat…
Periudhës me reshje shiu dhe temperatura të ulëta në vendin tonë, pritet t’u vijë fundi nga e diela e kësaj jave, kur pritet të mbajë mot me diell dhe ngritje të temperaturave. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, njofton IHK, transmeton Telegrafi. “Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat…
Gjermania ka kërkuar që të lirohen pa kushte tre policët kosovarë, që forcat serbe i arrestuan ata në territorin e Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se lirimi i policëve duhet të bëhet pa kushte, transmeton Telegrafi. “Gjermania kërkon lirimin pa kushte të tre policëve Kosovës të ndaluar. U bën thirrje të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë të de-përshkallëzojnë menjëherë situatën”, thotë ai në reagimin e tij në Twitter. Tutje, ai ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë nënvizon se “nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të të dyja vendeve,…
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishte vetëm një pikë: 1. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Sh.01 nr.18632/06/2023. Pas debatit nga asambleistët u shqyrtua dhe miratua kjo pikë./GJILANI INFO/
Mbahet diskutimi për Draft-Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të veprimtarive afariste – bizneseve
Mbahet diskutimi për Draft-Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në Komunën e Kamenicës Komisioni për hartimin e Draft-Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me këtë dokument. Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarët e komisionit hartues të këtij dokumenti, Drejtorë të Drejtorive Komunale, përfaqësues të bizneseve, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Kryesuesi i komisionit hartues të Draft-Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në…
Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Përmes një deklarate, qeveria e Britani e Madhe ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. “Ne përsërisim thirrjet tona për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale”, thuhet, mes…

