- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Policia e Kosovës njoftoi të hënën se ka gjobitur me 300 euro një shofer në Gjilan, pasi i njëjti ka vozitur dyfish më shumë se sa shpejtësia e lejuar. Sipas njoftimit, të njëjtit përveç gjobës i është shqiptuar edhe masa mbrojtëse në afat prej tre muaj. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tij, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h”.…
Shqiptari nga Kosova, Altin Zogaj të shtunën është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO. Boksieri nga Kosova triumfoi të shtunën mbrëma ndaj italianit, Riccardo Valentino, për të fituar titullin e më të mirit në Evropë në Federatën e IBO. Meçi u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë, teksa Zogaj fitoi me vendim unanim të gjytarëve. Kësisoj, Zogaj vazhdon me formën e jashtëzakonshme dhe pa humbje. Nga 12 meçe të zhvilluara deri më tani, Altin Zogaj ka po aq fitore.
Haxhiu: 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës, nuk falen e as nuk harrohen – Serbia të dorëzoj kriminelët
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se bota duhet të flas më shumë për dhunimet që u janë shkaktuar popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, Haxhiu tha se gjithashtu duhet zëshëm t’i kërkohet Serbisë që të dorëzojë kriminelët e luftës. “Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi”, ka shkruar…
Kryesuesi Liridon Kastrati pret në takim përfaqësues të MAPL-së, vlerësohet puna e Kuvendit Komunal
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, së bashku me Udhëheqësin e Burimeve Njerëzore, Burim Kryeziu, Zyrtarin e Lartë nga Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, Fadil Hoti, asambleisitin Hasan Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Driton Xhafa dhe Granit Curri, njëherësh monitorues. Ky takim kishte të bëjë me monitorimin Kuvendit komunal në përmbushjen e obligimeve ligjore, verifikimin e zbatimit të kërkesave nga MAPL-ja për rishqyrtimin e akteve që janë vlerësuar të kundërligjshme gjatë periudhës janar – mars 2023, përcaktimin e hapave vijues për përmirësim të gjendjes në kuptim të zbatimit të ligjit. Në…
Dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore në Komunën e Gjilanit ishin disa takime të hapura ku banorët e fshatrave dhe lagjeve të Gjilanit diskutuan dhe shprehën nevojat e tyre. Në këto takime, banorët sollën në vëmendje disa kërkesa kryesore për zhvillimin e komunës. Kanalizimi ishte një nga kërkesat kyçe që u përmendën në degjime. Banorët kërkonin zhvillimin e infrastrukturës së kanalizimeve për të parandaluar ndotjen e mjedisit dhe për të përmirësuar shëndetin publik. Ata dëshironin që ujërat e zeza të trajtoheshin dhe të largoheshin në mënyrë të sigurt dhe të pastër. Asfaltimi i rrugëve ishte një tjetër prioritet i diskutuar…
Edhe një tjetër person është arrestuar sot për sulm ndaj gazetarëve në veri. Telegrafi mëson se Policia e Kosovës ka arritur të arrestoi personin i cili sulmoi të premten në Leposaviq, kameramanin e RTK-së, Bardh Bekteshi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kishte njoftuar se kameramani kishte pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup. “Sulmohen mediat në Leposaviq, kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pëson lëndime të rënda në kokë dhe trup. Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar…
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar të dielën se 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Në njoftim u bë e ditur se ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres. “282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres”, thuhet në njoftimin e…
Kosova ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi ka luajtur baras me Rumaninë (0-0). Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte dominuese ndaj Rumanisë, derisa arriti edhe të shënin gol, por pas rishikimit të VAR-it goli i Edon Zhegrovës nuk u pranua. “Dardanët” e kanë regjistruar barazimin e tretë, derisa pas tri ditësh përballën me Bjellorusinë.
Në një karrierë që përfshin më shumë se 50 vjet. John Yamrus ka botuar 35 libra (29 vëllime me poezi, dy romane, tri vëllime me jofiksion, dhe një libër për fëmijë). Ai gjithashtu ka botuar rreth tre mijë poezi në revista dhe antologji në mbarë botën. Një libër me poezitë e tij të zgjedhura tash së voni është botuar në gjuhën shqipe në Kosovë. Njihet më së shumti me përkthimet e tij të Hemingwayt, Bukowskit, Ginsbergut, Poundit, Cherkovskit etj. Libri i tij më i fundit është Twenty Four Poems, botuar nga Meat for Tea Press. Intervistën e me Yamrusin e ka bërë…
Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka organizuar “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit për këtë vit. Ky event u mbajt në sallën e sporteve “Bashkim Selishta “ në Gjilan, në praninë e strukturave udhëheqëse të KBI-së dhe shumë familjarëve të haxhinjve të cilët kishin ardhur për t’u përshëndetur para nisjes për në vendet e shenjta (Mekke dhe Medine) në Arabinë Saudite. Kryetari i Këshillit të KBI-së, Naim Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e haxhit si një nga bazamentet kryesore të fesë islame. Pastaj, kryeimami i KBI-së, Ilaz Mustafa, lexoi duanë kryesore para nisjes…

